Xiaomi Redmi Note 8 Pro me kamerë të 64 pikselëve dhe do të kushtojë rreth 150 euro
Telefonët me kamera që kanë nga 64 piksel, ishin paralajmëruar kohë më parë, ndërsa tani mund të dalin edhe në shitje.
Kështu paralajmëron edhe Xiaomi, që do të lansojë së shpejti telefonat e zgjuar, Redmi Notë 8 dhe Redmi Note 8 Pro, transmeton Telegrafi.
Në Redmi Note 8 Pro do të jetë ekrani HD me 6.55 inç, procesori G90T, 68 GB të Ram dhe bateri 4,500mAh.
Kryesorja e këtij telefoni, është kamera me 64 piksel, që është shumë e sofistikuar dhe ofron fotografi të thellë dhe të pastër. Derisa, në pjesën e përparme ka një kamerë për selfie, me 20 megapiksel.
Blerja e një Xiaomi Redmi Note 8 Pro, nuk kushton aq shtrenjtë pasi që çmimi fillestar do të fillojë nga 150 euro, ndërsa ka kualitet të lartë dhe të mirë. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























