Asher Valentin e ka xhiruar me kamerën e telefonit përleshjen ndërmjet partnerëve në një stacion autobusësh, në Preston të Anglisë.

Por, në momentin kur gruaja e kupton se ai është duke filmuar, i bërtet dhe e qëllon në kokë me patericën që e shfrytëzon për ecje, transmeton Telegrafi.


Megjithëse merr goditje mjaft të fuqishme, Valentin nuk e kthen kokën për asnjë moment, por vazhdon duke qeshur.

Nuk bëhet të ditura motivet e zënkës së tyre, ku u përfshinë britma dhe shumë fjalë ofenduese. /Telegrafi/