Po i vije fundi stinorit vjeshtor në Albi Mall Superligën e Kosovës, me tre ndeshje që janë në program për tu zhvilluar ditën e sotme (e shtune).

Dueli kryesor i ditës së sotme do të zhvillohet në Gjilan, ku Drita është nikoqir i Malishevës.


Pritet një përballje e zjarrtë me Dritën që është futur në seri të fitoreve me trajnerin e ri dhe kërkon tre pikët e radhës për tu afruar edhe më shumë në tabelë me Ballkanin.

Drita Malisheva 1

Edhe Malisheva ka dy fitore radhazi dhe synon që të shkaktojë befasi në Gjilan.

Sfidë shumë interesante pritet të zhvillohet edhe në Klinë, me Dukagjinin që është nikoqir i Gjilanit.

Të dy skuadrat në këtë duel vijnë pas humbjeve javën e kaluar dhe kërkojnë këndelljen për tu ngjitur në tabelë.

Ndeshja e fundit e ditës së sotme zhvillohet në stadiumin 'Sami Kelmendi' në Lipjan, ku Fushë Kosova përballet me Feronikelin '74.

Të tre sfidat e ditës së sotme në elitën e futbollit kosovar zhvillohen me fillim nga ora 13:00. /Telegrafi/

telegrafi sport app