LAJMI I FUNDIT:

Xhihadi Islamik publikon video të pengjeve izraelite – thotë se do t’i lirojë të moshuarën dhe një djalë

Xhihadi Islamik publikon video të pengjeve izraelite – thotë se do t’i lirojë të moshuarën dhe një djalë

Krahu i armatosur i grupit palestinez të Xhihadit Islamik, Brigada al Quds, deklaroi sot se do të lironte dy pengje izraelite – një grua dhe një djalë – për arsye humanitare dhe mjekësore.

Tani ka publikuar një video që tregon një grua të moshuar në një karrige me rrota, Hanna Katzir dhe një djalë të ri, Yagil Yaakov.

Në video, gruaja e moshuar tha se i mungonin fëmijët dhe fajësoi kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu për “konfliktin”.


Si ajo ashtu edhe djali thonë se po trajtohen mirë prej pengmarrësve, raporton skynews, por nuk ishte e qartë nëse ata po flisnin nën presion.

“Shpresoj se do të arrij t’ju shoh javën e ardhshme. Jemi të lumtur dhe të shëndetshëm. Urojmë që të gjithë të jenë të lumtur”, tha ajo.

Në muzeun e Los Angeles shfaqet filmi për krimet e Hamasit në Izrael, mbështetësit propalestinezë dhe ata proizraelitë përleshen në rrugë
Lexo po ashtu Në muzeun e Los Angeles shfaqet filmi për krimet e Hamasit në Izrael, mbështetësit propalestinezë dhe ata proizraelitë përleshen në rrugë

Videoja është filmimi i tretë i pengjeve që lëshohet nga militantët e Gazës, të cilët deri më tani kanë liruar katër robër.

Shumica e 242 njerëzve që Izraeli tha se u morën peng më 7 tetor besohet se mbahen nga Hamasi, por Xhihadi Islamik ka thënë më parë se mbante të paktën 30 pengje. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Evropa
Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Evropa
Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Evropa
Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Evropa
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

Evropa
Kalo në kategori