Xhensila Myrtezaj është prej këngëtareve më të dashura dhe më të pëlqyera shqiptare.

Këngëtarja e mirënjohur krahas një karrierë të suksesshme, është mjaft e përkushtuar edhe ndaj familjes së saj e sidomos vajzës, Ajka.


28-vjecarja është nënë e një vajze nga martesa me aktorin, Bes Kallaku, e të cilës ia kushton gjithë kohën e lirë, ashtu siç ka vepruar sot (e diele).

xhensilamyrtezaj 258881177 1151422548723557 2560674897099243823 n Foto: Xhensila Myrtezaj/InstaStory

Xhensila postoi disa imazhe të bukura në llogarinë e saj në InstaStory, teksa mban në përqafim të bijën.

Në veshje sportive dhe pa grim, këngëtarja dukej mahnitës dhe plot shkëlqim në pozat e realizuara në natyrë.

xhensilamyrtezaj 258809658 189382786717426 1387392900293243761 n Foto: Xhensila Myrtezaj/InstaStory

Ndërkohë, kujtojmë që dje (20 nëntor) festoi ditëlindjen bashkëshorti i saj, Besi, të cilit ia kushtoi disa dedikime dashurie përmes rrjeteve sociale.

“Më i shtrenjti edhe 100 vite të tjera bashkë. Edhe vitet e mija t’i dhuroj vetëm ti të jetosh, e të bësh sa më shumë njerëz të lumtur. I miri ynë, zemër arti ynë. Drita syve teë mi, pa ty jam e verbër”, ka shkruar Xhensila në urimin e saj për Besin. /Telegrafi/

xhensilamyrtezaj 258905926 4511355868947688 7648566879824299907 n Foto: Xhensila Myrtezaj/InstaStory