Xhensila flet për një periudhë të trishtë të jetës: Nëna ime u plagos me shtatë thika nga babai im dhe humbi njërën nga duart

Derisa po fliste për divorcin me Bes Kallakun, Xhensila Myrtezaj ka rrëfyer një tjetër histori trishtuese të së kaluarës.
Në emisionin e ri të Arbana Osmanit, ajo ka treguar për divorcin e prindërve të saj, i cili po ashtu ka qenë shumë i rëndë.
Ajo thotë se ishte vetëm gjashte-vjeçe dhe se i ati e kishte lënduar të ëmën e saj me thikë, ndonëse e kishte bërë pavetëdije në ndikim të alkoolit.

Këngëtarja e njohur thekson se ka qenë shumë e rëndë për të, ndonëse më pas nëna e saj edhe e kishte falur.
“E di pse e dua shumë mamin tim dhe e vlerësoj dhe në të njëjtën kohë e gjykoj që nuk pati mundësinë që t’i jepte asaj martese përpara se të ndodhte ajo që sytë e mi panë asaj kohe”, u shpreh ajo.

Tutje artistja shtoi: “Im atë nuk pranoi divorcin nga nëna ime dhe nëse njerëzit kanë rastin të hulumtojnë, mami im ka qenë rasti i asaj gruas që u plagos me shtatë thika dhe humbi njërën nga duart. E gjithë kjo ka qenë para syve të mi, unë pashë nënën time që therej për këtë vendim gjithmonë e kam ruajtur shumë këtë sekret sepse nuk dua të lëndoj as babanë tim, jam e sigurt që ai është penduar shumë për atë veprim por nuk ka qenë në dijeni se ç’po bënte se ka qenë në ndikim të alkoolit”.
Xhensila ndër të tjerash tha: “Nëna ime e ka falur. Ai është babai im dhe nuk e ndryshon këtë gjë asgjë në botë. Mbaj mend periudhën që im atë ka qenë në burg, ishte bërë divorci. Prindërit e mamit ishin kundër që të kisha kontakt me babanë tim”. /Telegrafi/































































