LAJMI I FUNDIT:

Xhemaili: Objekti i QKMF-së në Gjilan, zgjidhje për 50 vitet e ardhshme

Xhemaili: Objekti i QKMF-së në Gjilan, zgjidhje për 50 vitet e ardhshme

Drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Gjilan, Selami Xhemaili, në konferencën për media, ka thënë se ndërtimi i objektit të QKMF-së ka marrë mbështetjen shtesë nga Ministria dhe Komuna që brenda këtij viti të përfundoj ky projekt, duke shënuar gjithashtu edhe një kujdes të vazhdueshëm në shëndetësinë primare.

“Nënshkrimi i aneks marrëveshjes në mes të kryetarit të Komunës dhe ministrit të Shëndetësisë, ka bërë të mundur vazhdimin e punimeve deri në përfundim të këtij projekti, i cili llogaritet se është zgjidhje për 50 vitet ardhshme për shëndetësinë primare. Gjithashtu, në sektorin e shëndetësisë këtë vit kemi bërë hapjen e shërbimeve të laboratorit në lagjen Arbëria. Në këtë periudhë falë angazhimit të kryetarit Haziri sektori primar i shëndetësisë dhe ai regjional, kanë pranuar donacion mbi 50 mijë euro në sanitari dhe kujdes për pacientët”, ka thënë drejtori Xhemaili.

Ai, njëkohësisht, ka thënë se do të vazhdohet me projekte në infrastrukturë, ku sipas tij së shpejti fillon ndërtimi i objektit në fshatin Llashticë, renovimi i objekteve shëndetësore në lagjen Dardania, fshatin Uglar dhe disa objekte të tjera shëndetësore.


Në sektorin e mirëqenies sociale aktivitetet kryesore drejtori Xhemajli i ka paraqitur, ndërtimin e fshatit social, renovimet e shtëpive dhe projekte të tjera që janë në këtë kategori të përgjegjësisë./Telegrafi/

 

Në trend Lajme

Më shumë
Nga Vulin deri te Brnabiq: Fyerjet ndaj shqiptarëve nga zyrtarë serbë ndër vite

Nga Vulin deri te Brnabiq: Fyerjet ndaj shqiptarëve nga zyrtarë serbë ndër vite

Lajme
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Lajme
Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Siguri
A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

Kalo në kategori