LAJMI I FUNDIT:

Xhemaili apelon qytetarët që t’i përmbahen masave anti COVID-19, për t’i ikur masave shtrënguese

Xhemaili apelon qytetarët që t’i përmbahen masave anti COVID-19, për t’i ikur masave shtrënguese

Komiteti i Gjilanit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, në mbledhjen e udhëhequr nga drejtori i Shëndetësisë, Selami Xhemaili, kanë vlerësuar situatën e përballjes me pandeminë, pasi janë konfirmuar edhe 18 raste të reja dhe një pacient ka ndërruar jetë.

“Në ditën e 13-të, bashkë me ekipin komunal, konstatuam gjendjen pas 18 rasteve të reja dhe një person fatkeqesisht që ka ndërruar jetë, ku i shprehim ngushëllimet me te sinqerta familjes. Pra, 512 raste i kemi gjithsej të rezultuar me covid pozitiv, 334 të shëruar, raste aktive janë161 dhe 17 të vdekur”, ka thënë Xhemaili, në konferencën për gazetarë.

Ai ka konfirmuar se në Spitalin e Përgjithshëm janë duke u hospitalizuar 41 pacientë, ndërkaq që 40 mostra janë në pritje të rezultateve, përderisa të negativizuar janë dhjetë raste.


Ai njoftoi se nga e hëna do të hapen cerdhet private, por të cilat duhet të operojnë sipas masave anti-covid, ndërkaq cerdhet publike janë në proces të regjistrimit të fëmijëve dhe do të fillojnë punën në fund të gushtit.

“Apelojmë tek të prekurit, tek të gjithë qytetarët, bizneset dhe gastronominë, që t’i respektojnë masat e Shtabit komunal, IKSHP’së e MSH’së, në mënyrë që t’i ikim masave shtrënguese”, ka thënë Xhemaili, njofton Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikë
Nis tërheqja e pakove të para me fletëvotime nga kutitë postare në Shtutgart, Vjenë dhe Podgoricë

Nis tërheqja e pakove të para me fletëvotime nga kutitë postare në Shtutgart, Vjenë dhe Podgoricë

Lajme
Vrasja e Agonis Tetajt: Kryeprokurori aprovon mbrojtjen e ligjshmërisë për Shaban Gogajn

Vrasja e Agonis Tetajt: Kryeprokurori aprovon mbrojtjen e ligjshmërisë për Shaban Gogajn

Drejtësi
Kalo në kategori