Presidentja Vjosa Osmani ka qëndruar në Komunën e Dragashit, ku është pritur nga kryetari Bexhet Xheladini. Me këtë rast, Osmani iu është drejtuar edhe këshilltarëve lokalë në Asamblenë Komunale me një fjalim duke kërkuar angazhim mbi partiak për të zhvilluar Dragashin.
Në fjalën e tij, Xheladini tha se i kërkoi Osmanit që të shfrytëzonte autoritetin e saj për të çuar përpara disa projekte, të cilat janë jetike për qytetarët e kësaj komune.
“Kërkesa e parë ka qenë granti i katërt i financimit të komunave, nuk është vetëm kërkesë e komunës sonë, por edhe kërkesë edhe e të gjitha komunave të tjera, ky grant do t’i barazojë komunat e Kosovës sa i përket financimit. Gjithashtu ju e dini se ne kemi një projekt shumë madhor, projektin e ujësjellësit, të cilin projekt ne kemi filluar dhe i cili do të kushtojë mbi 4 milionë euro dhe me buxhetin tonë këtë projekt nuk do ta mund të përfundojmë dhe kërkojmë nga Qeveria e Kosovës dhe kërkojmë që presidentja jonë të ndikojë që edhe Qeveria të subvencionojë këtë projekt”, tha Xheladini.
“Gjithashtu, e përmenda parkun nacional i cili është bërë pengesë për zhvillimin ekonomik të komunës, problemi me AKP që 15 vite që jemi në gjykatë dhe që lënda është në gjykatë dhe pret epilogun e saj. Presidentes ai përmenda edhe rrugën e Brodit e cila që 3 vite e ka bllokuar qarkullimin e njerëzve, të mallrave, pasurisë dhe zhvillimin e turizmit në atë pjesë”, ka shtuar ai.
Xheladini ka përmendur problemet me energjinë elektrike, subvencionimin e fermerëve, si dhe integrimin e komuniteteve pakicë.
Po ashtu, kryetari i Dragashit kërkoi nga presidentja Osmani që ndikojë te homologu i saj maqedonas dhe Qeveria e Maqedonisë së Veriut për të përfunduar rrugën që lidh Dragashin me Mavrovën. Sipas tij, ata e kanë asfaltuar pjesën e tyre të rrugës së gjatë 22 kilometra ndërsa ka mbetur pa përfunduar pjesa nga ana maqedonase.
“Siç e dini komuna e ka bo asfaltimin e rrugës që lidh komunën tonë me atë të Mavrovës në Republikën e Maqedonisë së Veriut është një rrugë gjatësi 22 kilometra na kemi bo asfaltimin e saj dhe presim që presidentja së bashku me presidentin e Maqedonisë së Veriut dhe Qeverinë e Maqedonisë së Veriut të bëjnë përpjekje që edhe Republika e Maqedonisë së Veriut të bëjë asfaltimin e pjesës së mbetur të rrugës në komunën e Mavrovës”, ka përfunduar Xheladini.
Ndërsa, presidentja Vjosa Osmani tha se Dragashi është një dëshmi e fuqisë që e ka bashkëjetesën në diversitet. Sipas saj, pikërisht ky diversitet ka potencial që të jetë forca më e madhe në rrugën drejt zhvillimit të gjithëmbarshëm të komunës.
Ajo u shpreh se Dragashi është një ndër komunat me potencialin më të madh të zhvillimit, porse sipas Osmanit, zhvillimi duhet të prek të gjithë sektorët dhe për secilin qytetar.
“Ky zhvillim duhet ti përfshijë të gjithë pa dallim, në çdo çep të komunës suaj, kjo përfshin edhe investimin në arsim në mënyrë që mos të shkojë duke u zvogëluar numri i fëmijëve të cilët e përcjellin arsimin por duke u rritur, përfshinë dhe kujdesin shëndetësor në mënyrë që edhe përtej hapave shumë pozitivë që tashmë janë bërë nëpërmjet mjekëve specialistë që janë prezentë në sistemin shëndetësor të rritet kujdesi shëndetësor për të gjithë qytetarët e Dragashi, e po ashtu investime në infrastrukturë të cilat përtej pengesave të tjera edhe i pengojnë njerëzit që të kenë komunikimin e rregullt por edhe të shijojnë bukuritë magjepse që i ofron kjo komunë e mbi të gjitha siç e thash të krijojnë mundësi ekonomike dhe zhvillim ekonomik i cili prek çdo cep të komunës dhe përmirëson jetën e secilit qytetar”, tha Osmani.
Presidentja e vendit tha se të gjitha kërkesat që i mori në Dragash do t’ia përcjellë edhe Qeverisë së Kosovës, por kërkoi nga këshilltarët komunalë që të punojnë së bashku si ekip.
“Për të arritur këto objektiva fisnike, siç jemi ngritur mbi dallimet etnike, duhet të ngrihemi edhe mbi dallimet partiake e të punojmë si një ekip. Puna juaj është e ndërthurur me sfidat me të cilat përballeni dhe të cilat mund të kapërcehen vetëm me një unitet dhe angazhim të përbashkët për përmirësimin e jetës në komunën tuaj. Si anëtar të kuvendit komunal, roli juaj është thelbësor pavarësisht cilës parti apo cilit komunitet i takoni, juve ju është besuar përgjegjësia për t’i miratuar politikat të cilat e promovojnë zhvillimin e kësaj komune sepse potenciali i komunës është i pakufishëm dhe duke e ditur konfiguracionin gjeografik të Dragashit”, deklaroi presidentja e vendit.
Osmani tha se Dragashi ka mundësi të jashtëzakonshme për turizëm prandaj duhet të përfundojnë të gjitha projektet e lëna në mes.
Sipas saj, si zonë kufitare, Dragashi duhet të orientohet edhe në projektet ndërkufitare që do të nxisnin edhe më shumë bashkëpunimin rajonal.
Në fund, kryetari i Dragashit, i dhuroi disa dhurata presidentes Osmani, përfshirë edhe mjaltin bio. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Përgatituni për një përvojë estetike unike në hapësirën e ridizajnuar të Asa Medical Aesthetics

ZRrE: Vendimi për çmimin e rrymës pritet të merret më 11 prill

Kampi Pranveror në BONEVET Prishtina – një eksperiencë unike për fëmijët që duan të krijojnë dhe eksplorojnë në fushat STEAM

KESCO njofton për aplikimin e tarifës verore që nga nesër

Shkarkoni Aplikacionin Mobil të IP Petrol dhe Përfitoni Ofertat Ekskluzive!

Eksploroni qytetin e dritave me ofertat speciale nga Prishtina Ticket!

Një moment krenarie për Jaffa Plus dhe Kosovën!

ZRrE: Vendimi për çmimin e rrymës pritet të merret më 11 prill

Kampi Pranveror në BONEVET Prishtina – një eksperiencë unike për fëmijët që duan të krijojnë dhe eksplorojnë në fushat STEAM

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Abdixhiku reagon ndaj akuzave për vjedhje votash

Ferma VIP: Zbulohen disa fermerë të këtij edicioni

Publikohen mesazhet e anëtarëve të kryesisë qendrore të LDK-së: Akuzat për vjedhje votash në diasporë

Real Madridi me mision për transferimin e yllit të Man Utd – ai kushton 90 milionë euro

Trump thotë se është i zemëruar me Putinin - vjen reagimi i parë nga Rusia

Përplasja me Danjën, Gjesti i thotë Eglit se e ka paralajmëruar: Besoji tani