Xheladin Xheladini drejtor i Burgut të Tetovës, Qeveria emëron 11 drejtorë të rinj

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dje në seancën e gjashtë ka marrë disa vendime lidhur me shkarkimin e të mëparshmeve dhe caktimin e zgjidhjeve të reja kadrovike.
- Fejsal Beadini është emëruar u.d drejtor i Byrosë së vlerësimit, organ në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë.
- Sedad Rushani është emëruar u.d drejtori i Byrosë së Metrologjisë, organ në kuadër të Ministrisë së Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale.
- Shaban Alajbegu është emëruar u.d drejtor i Inspektoriatit Shtetëror Arsimor.
- Haqim Ramadani është emëruar u.d drejtor i Inspektoratit Shtetëror për Vetëqeverisjen Lokale.
- Zuhair Rexhepi është emëruar u.d drejtor i Inspektoratit Shtetëror të Ndërtimit dhe Urbanizmit.
- Mesud Jakupi është emëruar u.d drejtor i Agjencisë për rezerva mallrash.
- Xheladin Xheladini është emëruar u.d drejtor i Institucionit korrektues - Burgu i Tetovës.
- Selatin Beluli është emëruar u.d drejtor i Agjencisë për Punësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut Shkup.
- Vesna Peshova është emëruar u.d zëvendësdrejtor i Agjencisë për Punësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut Shkup.
- Eljesa Nezir është emëruar u.d drejtor i Entit Shtetëror për Pronësi Industriale.
- Granit Osmani është emëruar u.d drejtor i Agjencisë për zbatimin e gjuhës që e flasin së paku 20% e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.



















































