‘Xhbanja’ vazhdon pushimet (Foto)

Arjola Demiri është duke pushuar në Greqi, nga ku ka postuar një fotografi për ndjekësit e saj në rrjetet sociale.
Tash kur ka përfunduar sezoni i serialit “O Sa Mirë”, ku aktorja portretizonte ‘Xhbanen’, ajo ka zgjedhur plazhet greke për të pushuar.
Fotografisë së publikuar, Arjola ia ka bashkëngjitur edhe një mesazh për fansat e saj.

“Vëre zemrën, mendjen dhe shpirtin edhe në veprimet më të vogla. Ky është sekreti i suksesit”, ka shkruar aktorja në përshkrimin e fotografisë.
Në javët e fundit, aktorja ka publikuar edhe imazhe të tjera nga pushimet në vende të ndryshme, në të cilat vjen mjaft atraktive. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
17/07/2017
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























































