Arsenali fitoi me rezultat 2-1 ndaj Burnleyt dhe në këtë takim Granit Xhaka u ndëshkua me kartonë të kuq.

24-vjeçari u përjashtua pasi ndërhyri rëndë në Steven Defour.


Pas atij ndaj Swanseas ky ishte kartoni i dytë i kuq në Ligën Premier në sezonin 2016/17 për mesfushorin shqiptar dhe kështu ai do të mungojë në katër takimet e ardhshme.

skysports granit xhaka arsenal burnley red card 3875884

Ky dënim vlen për takimin ndaj Southaptonit në FA Cup, pastaj Watfordit, Chelseat dhe Hull Cityt në Ligën Premier.

Ylli i Përfaqësueses së Zvicrës do të jetë një mungesë e madhe për Topçinjtë për takimin ndaj Bluve, që mund të jetë vendimtar në luftën për titull. /Telegrafi/

telegrafi sport app