LAJMI I FUNDIT:

Xhaka dhe Kaçe nuk ftohen nga Panucci, dy risi në grumbullimin e ri

Xhaka dhe Kaçe nuk ftohen nga Panucci, dy risi në grumbullimin e ri

Pak ditë nga zyrtarizimi i listës së Christian Panuccit për dy ndeshjet e tij të para në drejtimin e skuadrës kuqezi, atë me Lihtenshtajnin më 2 shtator dhe atë me Maqedoninë më 5 shtator, vjen një lajm i mirë për trajnerin italian.

Ivan Balliu, mbrojtësi i djathtë i Metzit në Francë merr pasaportën shqiptare dhe konfirmohet zyrtarisht si lojtari më i ri i përfaqësueses sonë. Ai është lindur në Spanjë nga prindër shqiptarë, është aktivizuar me skuadrat e moshave të Barcelonës, e gjithashtu edhe me kombëtaret spanjolle U16 dhe U19.

Një tjetër emër i ri i listës së Panuccit mund të jetë mbrojtësi i majtë i Hajdukut të Splitit, Hysen Memolla. Për të janë mediet kroate që e konfirmojnë grumbullimin e parë si kuqezi, duke u shndërruar në një tjetër mbrojtës të ri të grumbulluar.


Surpriza e listës së Panuccit nuk do të jetë vetëm ky lojtar i afruar, por mesa duket edhe largimi zyrtar i Taulant Xhakës. Incidenti i ndodhur pak kohë më parë, kur trajneri shkoi ta vëzhgonte dhe ta takonte në Zvicër, por futbollisti as i ktheu përgjigje e jo më ta takonte, ka sjellë vendimin përfundimtar edhe të trajnerit Panucci për të mos e grumbulluar Taulant Xhakën në kombëtare, por ndryshe nga De Biasi, mosmarrëveshjet mes mesfushorit të Bazelit dhe Panuccit fillojnë që në fillim.

Gjithashtu nuk do të jetë në këtë grumbullim të parë të Panuccit as mesfushori tjetër, Ergys Kaçe. I aktivizuar në javën e kaluar kur filloi kampionati grek për rreth 57 minuta, Kaçe mesa duket nuk do të jetë të paktën për momentin i preferuari i trajnerit të ri italian.

Panucci, veç atyre që nuk i ka zgjedhur me dëshirë, do të ketë edhe mungesa të rëndësishme që nuk lidhen me preferencat. Një e tillë është mungesa e lojtarit që shënoi golin e fitores ndaj Maqedonisë në Shkodër, Bekim Balaj.

Për sulmuesin shkodran, që aktivizohet në kampionatin rus, ka një dëmtim në gju dhe kjo është arsyeja që është lënë jashtë skuadrës në ndeshjen e fundit të kampionatit me Akhmat Groznin. Ky dëmtim e ka detyruar Panuccin të kërkojë alternativa të tjera për këto dy ndeshje me Lihtenshtajnin dhe Maqedoninë në repartin e sulmit, ku gjithsesi nuk do të mungojnë Sokol Cikalleshi dhe Armando Sadiku.

Në trend Sport

Më shumë
Një rivalitet i ri i madh po lind në Evropë dhe ja sa larg do të jenë stadiumet e tyre

Një rivalitet i ri i madh po lind në Evropë dhe ja sa larg do të jenë stadiumet e tyre

Ligue 1
Shitja e Viniciusit për shifrën rekorde? Reali përgatit transferimet më të mëdha në historinë e futbollit

Shitja e Viniciusit për shifrën rekorde? Reali përgatit transferimet më të mëdha në historinë e futbollit

La Liga
Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime

Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime

Boks
Man City fiton betejën e madhe ligjore ndaj Ligës Premier – kjo e çon kampionatin në kaos

Man City fiton betejën e madhe ligjore ndaj Ligës Premier – kjo e çon kampionatin në kaos

Premier League
Ish-legjenda angleze godet Man United: Ata nuk janë më një ekip gjigant i futbollit

Ish-legjenda angleze godet Man United: Ata nuk janë më një ekip gjigant i futbollit

Premier League
Dështoi keq tek Man Utd, Amorim shpjegon pse Antony po shkëlqen tek Real Betisi

Dështoi keq tek Man Utd, Amorim shpjegon pse Antony po shkëlqen tek Real Betisi

Ndërkombëtare
Kalo në kategori