Granit Xhaka ka debutuar në ndeshjen e parë të kampionatit anglez me skuadrën e re, Arsenalin.

Mesfushori nga Kosova, pas transferimit me shumë bujë në kampionatin anglez, tani edhe ka bërë debutimin e tij të parë.


Edhe pse nuk filloi ndeshjen si titullar, Xhaka hyri në minutën e 67-të në vend të Elnenyt.

Xhaka debutoi në derbin ndaj Liverpoolit. /Telegrafi/

telegrafi sport app