LAJMI I FUNDIT:

Xhaferi ulet në pozitën e kryeministrit në Kuvend: Nuk mund në të njëjtën kohë të kryej dy funksione

Xhaferi ulet në pozitën e kryeministrit në Kuvend: Nuk mund në të njëjtën kohë të kryej dy funksione

Kryeministri teknik në largim, Talat Xhaferi tha se do të vazhdojë të ushtrojë funksionin e kreut të ekzekutivit, deri në formimin e qeverisë së re.

Xhaferi tha se nuk do të marrë pjesë në punët e Kuvendit si deputet, për deri sa ushtron funksionin e kryeministrit teknik.

“Njoftoj opinionin të njoftojë institucionet përkatëse zyrtarisht që si Kryeministër dhe si përbërje qeveritare, në bazë të konkluzës së kësaj përbërjeje qeveritare, do të vazhdoj të kryej detyrat dhe obligimet që burojne nga funksioni Kryeministër i vendit deri në zgjedhjen e qeverisë së radhës nga kjo përbërje qeveritare, dhe nuk do të marr pjesë në punimet e Kuvendit dhe me këtë, në bazë të Ligjit për ndërprerje ose për parandalim të korrupsionit për shkak të parandalimit të korrupsionit dhe konfliktit të interesit, se nuk mundet në të njëjtën kohë të barti dy detyra, dy funksione”.


“Për këtë arsye, deri në zgjedhjen e Qeverisë së radhës, nuk do të marr pjesë ne punimet e Kuvendit dhe në vendimmarrjen e Kuvendit, për të plotësuar përcaktimet e Ligjit për parandalim të korrupsionit dhe konfliktit te interesit. Kjo është për ti informuar të gjithë, për ti tejkaluar të gjitha dilemat për çështjen e funksionimit të mëtutjeshëm të institucioneve”, tha Xhaferi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori