LAJMI I FUNDIT:

Xhaferi: Për policin profesionist nuk ka asnjë detyrë pak a shumë të rëndësishme

Xhaferi: Për policin profesionist nuk ka asnjë detyrë pak a shumë të rëndësishme

Sot në Qendrën e Trajnimeve në Idrizovë u mbajt promovimi ceremonial i policëve të rinj – gjenerata 2023-2024.

Trajnimin njëvjeçar kanë përfunduar 508 policë të rinj, nga të cilët 416 meshkuj dhe 92 femra.

Kryeministri teknik Talat Xhaferi, duke i uruar pjesëtarët e rinj të policisë, tregoi se të qenit në vijën e parë të sigurisë është detyrë fisnike dhe në të njëjtën kohë shumë e përgjegjshme.


“Njohuritë dhe aftësitë që i keni fituar gjatë vitit të kaluar përmes trajnimeve intensive, besoj se si policë të ardhshëm do t’i zbatoni në vazhdimësi në njësitë organizative ku do të dislokoheni”, tha Xhaferi.

Ai inkurajoi punonjësit e policisë që të jenë të ndershëm dhe të përkushtuar në kryerjen e detyrave ndaj qytetarëve dhe krenarë për punën e tyre dhe të merren me profesionalizëm me sfidat e reja të punës dhe të jenë të gatshëm për përgjigjet e pritura. Ai theksoi se ky departament punon ekskluzivisht në shërbim të qytetarëve dhe në asnjë mënyrë tjetër dhe për punonjësin e policisë çdo qytetar është po aq i rëndësishëm, pavarësisht përcaktimeve personale, bindjeve apo dallimeve tjera.

“Për policin profesionist nuk ka asnjë detyrë pak a shumë të rëndësishme. Të gjithë qytetarët janë të barabartë para ligjit dhe kanë të njëjtën të drejtë për siguri. Si policë të ardhshëm pres që me sjelljen dhe përpjekjen tuaj të tregoni se policia si institucion është profesionale dhe i kryen me sukses përgjegjësitë dhe detyrat e saj ligjore”, tha Xhaferi.

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Kalo në kategori