LAJMI I FUNDIT:

Xavi vazhdon të arsyetohet për dështimet: Kjo Barcelonë është në ndërtim e sipër

Xavi vazhdon të arsyetohet për dështimet: Kjo Barcelonë është në ndërtim e sipër

Barcelona ka pësuar një humbje shokuese në shtëpi nga Girona me rezultat 2-4, duke mbetur në pozitën e katërt në tabelë.

Ka qenë një ndeshje spektakolare mes dy rivalëve katalunas, por që në fund ishin mysafirët që u larguan nga stadiumi me tre pikët e fituara.

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez mendon se ndeshja me Gironën ishte e barabartë, por që u vendos nga detajet dhe se skuadrës së tij i mungoi efikasiteti.


“Unë mendoj se ndeshja me Gironën ishte e barabartë, u vendos nga detajet”, ka thënë Xavi për DAZN.

Barcelona nuk i bën dot ballë Gironas: Humbje e rëndë në shtëpi
Lexo po ashtu Barcelona nuk i bën dot ballë Gironas: Humbje e rëndë në shtëpi

“Na mungonte efektiviteti. Ne luajtëm mirë në lojë”, deklaroi tutje trajneri katalunas, duke thënë se kjo Barcelonë është në ndërtim e sipër.

“Kjo Barca është në ndërtim e sipër. Ne duhet ta vazhdojmë atë,” ishte një nga gjërat që tha Xavi pas humbjes 4-2 kundër Girona .

Pas 16 xhirove në kampionat, Barcelona e sheh vetën në pozitën e katërt në tabelë me 34 pikë, shtatë më pak se lideri Girona. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I kërkuar me ngulm nga Real Madridi, Dean Huijsen i kthen përgjigje zyrtare gjigantit spanjoll

I kërkuar me ngulm nga Real Madridi, Dean Huijsen i kthen përgjigje zyrtare gjigantit spanjoll

La Liga
Courtois është rikthyer te Belgjika, por situata ka dalë jashtë kontrollit: Portieri thotë se nuk e di çfarë flet Casteels

Courtois është rikthyer te Belgjika, por situata ka dalë jashtë kontrollit: Portieri thotë se nuk e di çfarë flet Casteels

Përfaqësueset
Real Madridi do ta shes Vinciusin, me një kusht – ka dy emra në listë për ta zëvendësuar brazilianin

Real Madridi do ta shes Vinciusin, me një kusht – ka dy emra në listë për ta zëvendësuar brazilianin

La Liga
Para ndeshjes me Shqipërinë, Thomas Tuchel e quan një lojtar të Anglisë 'joprofesionist'

Para ndeshjes me Shqipërinë, Thomas Tuchel e quan një lojtar të Anglisë 'joprofesionist'

Kombëtarja e Shqipërisë
Situatë e shëmtuar te Belgjika dhe Thibaut Courtois është në qendër të saj

Situatë e shëmtuar te Belgjika dhe Thibaut Courtois është në qendër të saj

Përfaqësueset
Leo Messi shkel fanellën e Barcelonës – nuk e merr mundimin ta largojë nga toka

Leo Messi shkel fanellën e Barcelonës – nuk e merr mundimin ta largojë nga toka

Ligat tjera
Kalo në kategori