LAJMI I FUNDIT:

Xavi thotë se Barcelona synon ta fitojë Ligën e Evropës

Xavi thotë se Barcelona synon ta fitojë Ligën e Evropës

Barcelona do të luajë me Napolin në Ligën e Evropës, pasi u eliminua në Ligën e Kampionëve.

Blaugranasit do të kenë një duel tejet të vështirë dhe Xavi Hernandez e di se me çfarë skuadre ka të bëjë.

“Napoli është rival i vështirë. Kemi pasur një short të pafavorshëm. Është një nga rivalët më të vështirë, është në nivelin e Ligës së Kampionëve”, deklaroi strategu i Blaugranasve.


Kompletohet shorti për fazën 'play-off' në Ligën e Evropës - vëmendja te dueli mes Barcelonës dhe Napolit
Lexo po ashtu Kompletohet shorti për fazën 'play-off' në Ligën e Evropës - vëmendja te dueli mes Barcelonës dhe Napolit

“Është pothuajse një tjetër nderim për Maradonën, i cili luajti si në Barcelonë ashtu edhe në Napoli. Synimi ynë është që ta fitojmë Ligën e Evropës”.

Barcelona i dha lamtumirën Ligës së Kampionëve, pasi u rendit e treta në grup, për këtë arsye ra në Ligën e Evropës, ku do të luhet kalimi në raundin e dytë të kompeticionit të dytë kontinental kundër Napolit.

Xavi e kupton se situata e stafit të tij duhet të përmirësohet.

Datat zyrtare të ndeshjeve të ‘play-offit’ në Ligën e Evropës
Lexo po ashtu Datat zyrtare të ndeshjeve të ‘play-offit’ në Ligën e Evropës

“Ne po punojmë shumë për ta rikthyer Barcelonën në pozicionin më të mirë në futbollin evropian, që është të garojë në Ligën e Kampionëve. Ne jemi Barça, duhet të kthehemi sa më shpejt”, shtoi më tej Xavi.

situata për Barcelonën nuk qëndron më mirë as në La Liga, pasi gjenden në vendin e tetë me 24 pikë, 18 më pak se lideri, Real Madridi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

Ndërkombëtare
Notat e lojtarëve, Man City 0-2 Liverpool: Salah ‘mbreti’ i derbit

Notat e lojtarëve, Man City 0-2 Liverpool: Salah ‘mbreti’ i derbit

Premier League
Vëllaznimi vjen me reagim për ngjarjet në Prizren – i quan kriminel tifozët vendas, ndërsa klubin e Lirisë si të pabesë

Vëllaznimi vjen me reagim për ngjarjet në Prizren – i quan kriminel tifozët vendas, ndërsa klubin e Lirisë si të pabesë

Liga e Parë
“Ne duhet të fitojmë kampionatin, unë dhe djemtë e mëdhenj në këtë ekip” - Salah flet për fitoren e madhe ndaj Man Cityt

“Ne duhet të fitojmë kampionatin, unë dhe djemtë e mëdhenj në këtë ekip” - Salah flet për fitoren e madhe ndaj Man Cityt

Premier League
Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Serie A
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Kalo në kategori