LAJMI I FUNDIT:

Xavi i përgjigjet spekulimeve për detyrën e trajnerit te Barcelona

Xavi i përgjigjet spekulimeve për detyrën e trajnerit te Barcelona

Legjenda e Barcelonës, Xavi ka folur së fundmi për lidhjet që i janë bërë me punën e trajnerit të klubi katalunas.

Kohëve të fundit Xavi është lidhur shumë me punën e trajnerit të Barcelonës.

Xavi aktualisht është në krye të skuadrës Al Sadd, por shumë e kanë parë si të pashmangshme që ai të kthehet përfundimisht në klubin ku bëri emër si lojtar.


Ronald Koeman, trajner aktual te klubi nga Camp Nou është nën presion serioz dhe Xavi shihet si favorit për të pasuar.

Sidoqoftë, Xavi është distancuar nga spekulimet dhe ka përsëritur se e gjithë energjia e tij po përqendrohet në detyrat e tij në krye të Al Sadd.

Thashethemet thonë se ai është në dialog me presidentin e Barcelonës, Joan Laporta dhe do të merrte punën nëse i ofrohej.

“Çdo ofertë do të vlerësohet dhe më pas do të vendoset. Nuk e di se ku do të më çojë e ardhmja ime, por jam i hapur për çdo mundësi”, ka thënë Xavi për Mundo Deportivo.

Barcelona po jeton një moment të vështirë. Ata janë të nëntit në La Liga momentalisht, pesë pikë larg Real Madridit në krye të tabelës.

Ata janë gjithashtu në fund të grupit të tyre në Ligën e Kampionëve, pasi kanë humbur dy ndeshje radhazi 3-0 nga Bayern Munich dhe Benfica.

Xavi është dikush që shumë besojnë se mund të rikthejë identitetin e klubit, tani më të nëpërkëmbur. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Red Bull do ta blejë një klub tjetër pak orë pasi konfirmuan Jurgen Kloppin

Red Bull do ta blejë një klub tjetër pak orë pasi konfirmuan Jurgen Kloppin

Ndërkombëtare
Rudiger emëron lojtarin më të nënvlerësuar në histori të futbollit

Rudiger emëron lojtarin më të nënvlerësuar në histori të futbollit

Premier League
Arsenal do t'i ndryshojë protokollet para dhe pas ndeshjes shkaku i Conor McGregor

Arsenal do t'i ndryshojë protokollet para dhe pas ndeshjes shkaku i Conor McGregor

Premier League
Eksperti neurokirurg komenton gjendjen e Michael Schumacher mes pretendimeve për 'daljen e parë publike në 11 vjet'

Eksperti neurokirurg komenton gjendjen e Michael Schumacher mes pretendimeve për 'daljen e parë publike në 11 vjet'

Formula 1
Me datën dhe vendin e caktuar, fillojnë paralajmërimet për rimeçin, Fury-Usyk

Me datën dhe vendin e caktuar, fillojnë paralajmërimet për rimeçin, Fury-Usyk

Boks
Szczesny bie në kundërshtim me vetën kur pyetet nëse tymosë ende cigare

Szczesny bie në kundërshtim me vetën kur pyetet nëse tymosë ende cigare

La Liga
Kalo në kategori