LAJMI I FUNDIT:

WSJ: Macron dhe Scholz e këshilluan Zelenskyn që të fillojë negociatat e paqes me Rusinë

WSJ: Macron dhe Scholz e këshilluan Zelenskyn që të fillojë negociatat e paqes me Rusinë

Gjatë vizitës së Volodymyr Zelenskyt në Paris, presidenti ukrainas foli me homologun francez, Emmanuel Macronin dhe kancelarin gjerman, Olaf Scholz për mbështetjen e vazhdueshme të forcave ukrainase dhe për negociatat me Rusinë.

Sipas gazetës amerikane Wall Street Journal, gjatë këtij takimi, lideri ukrainas është këshilluar që të nisë negociatat e paqes me Rusinë.

Biden kundër planit të paqes të Kinës: Pekini nuk mund të negociojë rezultatin e luftës në Ukrainë
Lexo po ashtu Biden kundër planit të paqes të Kinës: Pekini nuk mund të negociojë rezultatin e luftës në Ukrainë

“Gjatë darkës, Macron e quajti Zelenskyn një lider të madh ushtarak, por tha se do të duhej të merrte disa vendime të vështira politike”, thuhet në tekst.


Bashkëbiseduesit, emrat e të cilëve nuk janë bërë të ditur nga gazeta amerikane, theksuan se Zelenskyt i është thënë se Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania do të lidhin marrëveshje mbrojtëse ndërmjet Ukrainës dhe NATO-s, të cilat në një farë mënyre do të krijonin siguri për këtë vend.

“Megjithatë, këto marrëveshje nuk do të përfshijnë detyrimin për të vendosur trupa të NATO-s në Ukrainë. Neni 5 nuk do të zbatohet gjithashtu për Kievin. Pakti midis NATO-s dhe Ukrainës duhet të lehtësojë fillimin e negociatave të paqes”, shpjegojnë ata në tekst.

Plani 12 pikësh kinez për paqen në Ukrainë - nuk tregon kush është agresori dhe kush viktima, thotë Brukseli
Lexo po ashtu Plani 12 pikësh kinez për paqen në Ukrainë - nuk tregon kush është agresori dhe kush viktima, thotë Brukseli

Gjithashtu, disa nga zyrtarët e këtyre vendeve shprehën dyshimin se Ukraina mund t’i kthejë të gjitha territoret nën kontrollin e saj.

“Ne vazhdojmë të përsërisim se Rusia nuk duhet të fitojë, por çfarë do të thotë kjo? Nëse lufta zgjat me këtë intensitet, humbjet e Ukrainës do të bëhen të pallogarritshme. Askush nuk beson se ata do të jenë në gjendje të rimarrin Krimenë”, tha zyrtari francez.

Ndryshe, SHBA, Britania e Madhe dhe vendet e Bashmimit Evropian kanë hedhur poshtë planin 12 pikësh të paqes të propozuar nga Kina. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zbulohen detaje të letrës që Biden i la Trump

Zbulohen detaje të letrës që Biden i la Trump

Amerika
Stargate: Çfarë është projekti i ri i Inteligjencës Artificiale prej 500 miliardë dollarësh i Donald Trump?

Stargate: Çfarë është projekti i ri i Inteligjencës Artificiale prej 500 miliardë dollarësh i Donald Trump?

Botë
Anija spiune ruse hynë në ujërat britanike, Londra zyrtare mesazh Putinit: Ne ju shohim, dimë se çfarë po bëni

Anija spiune ruse hynë në ujërat britanike, Londra zyrtare mesazh Putinit: Ne ju shohim, dimë se çfarë po bëni

Evropa
Trump kërcënon Putinin me 'taksa, tarifa dhe sanksione' nëse ai nuk ndalon luftën në Ukrainë

Trump kërcënon Putinin me 'taksa, tarifa dhe sanksione' nëse ai nuk ndalon luftën në Ukrainë

Botë
Alternativa e ekstremit të djathtë për Gjermaninë merr donacionin më të madh financiar

Alternativa e ekstremit të djathtë për Gjermaninë merr donacionin më të madh financiar

Evropa
Turistja gjeti vdekjen pasi “ra nga parashuta” në mes të fluturimit – momenti i aksidentit në një zonë të Kolumbisë

Turistja gjeti vdekjen pasi “ra nga parashuta” në mes të fluturimit – momenti i aksidentit në një zonë të Kolumbisë

Botë
Kalo në kategori