Aktorja e re, e cila në film luan rolin e vajzës së Rourke, thotë se ndjehet e mosrespektuar nga spekulimet e shtypit se dy aktorët janë në lidhje romantike, madje një pjesë të fajit ia vë edhe Rourke.

Shtypi kishte njoftuar se Wood dhe Rourke ishin puthur të dielën në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Screen Actors Guild Awards, duke nxitur spekulime për një lihdje të mundshme, mirëpo Wood refuzon gjithçka.

“Jam e nevrikosur sepse ndjehem e mosrespektuar nga shtypi dhe zotëri Rourke. Nëse nuk kam të dashur nuk do të thotë vetëm ta shfrytëzoni rastin... Ai është shumë i vjetër për mua. Asgjë nuk ka ndodhur dhe asgjë nuk do të ndodhë”, ka thënë Wood.