LAJMI I FUNDIT:

Windows 11 do të ketë “ekranin e zi të vdekjes”

Windows 11 do të ketë “ekranin e zi të vdekjes”

I njohur si ekrani i kaltër i vdekjes (BSOD 0 Blue Screen of Death) do të pësojë ndryshime në “ekranin e zi të vdekjes” në versionin e ri të sistemit operativ të Microsoft – Windows 11.

Azhurnimi ende nuk ka hyrë në fuqi, por do të përdoret në versionin plotësisht funksional të sistemit operativ Windows 11, transmeton Telegrafi.

Ky ndryshim po konsiderohet si më radikali i BSOD, që nga përdorimi i një emoji më fytyrë të mërzitur në sistemin operativ Windows 8 të vitit 2012 dhe kodet QR të vitit 2016.


Për herë të parë ishte përdorur në sistemin operativ Windows 3.0, me qëllim që të ndihmon profesionistët e fushës së IT-së dhe ekipeve për përkrahje për diagnostifikimin e gabimeve në harduer dhe memorie.

BSOD zakonisht shfaqet gjatë një gabimi kritik, përfshirë OS Kernel dhe përmban të dhëna që ndihmojnë administratorët të mësojnë se çfarë problemi ka shkaktuar pengesa.

Edhe pse kompania amerikane Microsoft në Windows 11 do të përdor ekranin e zi të vdekjes, pjesë tjera do të duhet të mbesnin sikurse në sistemin Windows 10, përfshirë emojin me fytyrë të mërzitur. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Një grup i udhëhequr nga Elon Musk bën ofertë prej 97.4 miliardë dollarësh për

Një grup i udhëhequr nga Elon Musk bën ofertë prej 97.4 miliardë dollarësh për "të gjitha asetet" e OpenAI - vjen përgjigja e Sam Altman

Teknologji
Një mashtrim po përhapet shtet më shtet - FBI paralajmëron të gjithë përdoruesit e iOS dhe Android që t'i fshijnë menjëherë këto mesazhe

Një mashtrim po përhapet shtet më shtet - FBI paralajmëron të gjithë përdoruesit e iOS dhe Android që t'i fshijnë menjëherë këto mesazhe

Teknologji
Osmani takon CEO-n e Google, ia adreson kërkesat e Kosovës – me vëmendje të veçantë Ads dhe Adsense

Osmani takon CEO-n e Google, ia adreson kërkesat e Kosovës – me vëmendje të veçantë Ads dhe Adsense

Teknologji
Apple drejt prodhimit të një iPhone me ekran të trefishtë?

Apple drejt prodhimit të një iPhone me ekran të trefishtë?

Teknologji
Hulumtimi i BBC: Chatbotët e inteligjencës artificiale nuk janë në gjendje të përmbledhin saktë lajmet

Hulumtimi i BBC: Chatbotët e inteligjencës artificiale nuk janë në gjendje të përmbledhin saktë lajmet

Teknologji
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Kalo në kategori