Will Smith pas përfundimit të ceremonisë zyrtare të “Oscars” u përpoq të fshinte skandalin më të madh në historinë 94-vjeçare të “Academy Awards”, duke bërë një festë të madhe në ndejën e “Vanity Fair”, vetëm disa orë pasi ai goditi prezantuesin dhe komedianin Chris Rock dhe më pas mori çmimin për “Aktorin më të mirë”

Aktori, 55 vjeç, pozoi për ‘selfie’, vallëzoi me miqtë dhe këndoi hitet e tij më të mëdha, përfshirë “Summertime” dhe “Gettin' Jiggy Wit It” në qendrën “Wallis Annenberg” për Artet Performuese në Beverly Hills në orët e para të mëngjesit të sotëm (e hënë).


Ai u mbështet nga gruaja e tij Jada Pinkett-Smith dhe fëmijët e tyre në festë vetëm disa orë pasi sulmoi papritur komedianin për shkak të një shakaje për flokët e gruas së tij vetëm pak momente përpara kurorëzimi të karrierës së tij, kur ai fitoi çmimin që ishte "Oscar" i tij i parë - 20 vjet pas nominimit të tij të parë, shkruan DailyMail.

55895015 10659201 image a 37 1648456952969

Jada u pa gjithashtu duke kërcyer dhe duke qeshur anash, ndërsa bashkëshorti i saj performoi para të ftuarve në event, ku përfshiheshin Serena dhe Venus Williams, Kendall Jenner, Kim Kardashian, Dakota Johnson, Kevin Costner, Chris Pine, Olivia Colman dhe Natalie Portman.

55895059 10659201 image a 9 1648455616785

Disponimi i Will Smith në eventin e “Vanity Fair” ishte në kontrast të plotë me sjelljen e tij, ndërsa ai me zemërim goditi Rock-un përpara se të kthehej në vendin e tij për të bërtitur me fyerje ndaj tij.

55895067 10659201 image a 8 1648455254639

Incidenti ishte aq i papritur sa audienca dhe miliona shikues fillimisht menduan se ishte një shaka.

55895709 10659201 image a 16 1648456190855

Duke pranuar çmimin e tij, Will shpërthej në lot ndërsa ai i kërkoi falje akademisë dhe publikut - por jo Chris Rockut.

55896047 10659201 Popular Will was pictured in the middle of the crowd dancing and a 73 1648460304271

Dyshja kanë një grindje që daton gjashtë vjet pasi ai bëri një shaka në ‘kurriz’ të Jada në ceremoninë e ndarjes së çmimeve 2016.

Smith u pa gjithashtu duke u ngushëlluar dhe qetësuar nga miqtë Bradley Cooper dhe Denzil Washington gjatë një pauze reklamash pasi ai prishi momentin më të madh të karrierës së tij.

55896239 10659201 Man of the moment The actor was greeted by a crowd of cheering s a 75 1648460310057

Ndërkohë sot gjithashtu ka patur thirrje që atij t’i merret çmimi “Oscar” për shkak të sulmit, i cili shkel kodin e ri të sjelljes së Akademisë, i hartuar në vazhdën e lëvizjes #MeToo.

55897553 10659201 Winner The focus was on Will s big win as the night drew on and  a 64 1648460237678

Në anën tjetër, Chris Rock i ka thënë për autoritet se nuk dëshiron të ngrejë akuza kundër Smith. /Telegrafi/

55895019 10659201 image a 10 1648455760504