Tifozët e Eintracht Frankfurtit u mblodhën në “London Stadium” për ndeshjen gjysmëfinale të skuadrës së tyre në Ligën e Evropës kundër West Ham Unitedit.

Skuadra gjermane fitoi me rezultat 2-1 falë një goli pas 50 sekondash nga Ansgar Knauff dhe një tjetër nga Daichi Kamada në minutën e 54-të, pasi vendasit barazuan me Michail Antonio në minutën e 21-të.


Atmosfera në këtë ndeshje ishte shumë e zjarrtë, shkaku që të dy ekipet njihen për tifozëri të zjarrta.

Megjithatë, West Hami nuk lejoi që t’i ndodh e njëjta gjë që i kishte ndodhur Barcelonën në Camp Nou.

Masat e marra nga West Hami

Ajo që nuk ka munguar ishte atmosfera në tribunë me një prani të madhe të tifozëve udhëtues.

Megjithatë, West Hami, i cili tashmë ishte paralajmëruar për atë që kishte ndodhur në raundin e kaluar në Camp Nou kur 30,000 tifozë të Eintracht pushtuan stadiumin e Barcelonës, mori masat e nevojshme.

Klubi anglez kërcënoi se do të anulonte biletën e sezonit dhe do të ndalonte këdo që i shiste vendin e tij një tifozi mysafir nga stadiumi për pjesën e mbetur të sezonit.

Ky veprim pati efekt, pasi sipas disa vlerësimeve të mediave, edhe pse rreth 10 mijë tifozë të Eintracht udhëtuan, vetëm 3000 ishin në tribuna. /Telegrafi/

telegrafi sport app