Werderi i Milot Rashicës nuk këndellet as pas rikthimit të Bundesligës nga coronavirusi, mposhtet në shtëpi nga Leverkuseni

Werder Bremeni i Milot Rashicës nuk është këndellur as pas rikthimit të Bundesligës nga coronavirusit, duke u mposhtur në shtëpi nga Bayer Leverkuseni me rezultat 4-1 në kuadër të javës së 26-të.
Ishte minuta e 28-të kur Kai Havertz i kaloi 'Farmaceutikët' në epërsi me një asistim të Moussa Diabyt.
Por, dy minuta më vonë, Werderi arriti t'i barazonte shifrat 1-1 me golin e realizuar nga Gebre Selassie.
Havertz (33') nuk i la vendasit të këndelleshin nga goli i barazimit, pasi e riktheu epërsinë për Leverkusenit, e duke shkuar kështu në pushimin e pjesës së parë me avantazh prej një gole.
Pjesa e dytë ishte edhe më e hidhur për skuadrën e Milot Rashicës, pasi pësoi edhe golin e tretë të realizuar nga Mitchell Weiser.
Kerem Demirbay (78') i dha goditjen e fundit Werder Bremenit, duke i shënuar edhe golin e katërt, derisa Kevin Bellarabi ishte në rolin e asistuesit.
Rashica luajti për plotë 85 minuta, gjersa u zëvendësua nga Fin Bartels, e që kishte një paraqitje mjaftë të mirë, duke shërbyer disa herë bashkëlojtarët me topa, por që nuk arritën t'i konrektizonin rastet.
Bayer Leverkusen gjendet në pozitën e pestë me 50 pikë, derisa Werderi vazhdon të jetë në zonën që çon nga rënia prej ligës (17) me 18 pikë të grumbulluar pas javës së 26-të. /Telegrafi/











































