Wayne Rooney lidhet me një rikthim sensacional në Ligën Premier tek klubi i njohur

Wayne Rooney pritet që të bëjë rikthimin në stol pak javë pasi u lirua nga detyrat si trajner i Plymouth Argyle.
39-vjeçari ndau rrugët me Plymouth më 31 dhjetor pasi kishte udhëhequr klubin drejt katër fitoreve, gjashtë barazimeve dhe 13 humbjeve në 23 ndeshje në Championship.
Rooney më parë ka drejtuar ekipe si DC United, Derby County dhe Birmingham City, por nuk ka arritur që të sjellë suksese tek ndonjëra nga këto klube të përmendura.
Sipas një raportimi nga talkSPORT, ish-reprezentuesi anglez është lidhur me një rikthim sensacional tek klubi i tij i fëmijërisë Everton.
Sean Dyche u shkarkua nga pozita e tij si trajner i Evertonit vetëm pak orë para fitores me rezultat 2-0 ndaj Peterborough të enjten, duke bërë që dyshja Leighton Baines dhe Seamus Coleman ta udhëheqin skuadrën në atë takim.
Është ende e paqartë nëse Rooney është i gatshëm të rikthehet në stol kaq shpejtë pas largimit nga Plymouth.
Momentalisht, kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Evertonit është David Moyes i cili thuhet se ka mbajtur madje edhe një takim me drejtuesit e klubit.
Rooney në të kaluarën ishte shprehur se ai do të bëhet një ditë trajner në Ligën Premier gjatë një konference për shtyp.
“Everton kontaktoi agjentin tim dhe i kërkoi një intervistë, të cilën unë e refuzova. Unë besoj se do të bëhem trajner në Ligën Premier dhe jam 100 për qind i gatshëm dhe nëse do të jetë Evertoni një ditë në të ardhmen, do të ishte fantastike”, kishte thënë Rooney./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Real Madridi me mision për transferimin e yllit të Man Utd – ai kushton 90 milionë euro

Barcelona e gatshme t’i rezistojë ofertave prej 100 milionë eurosh për yllin e mesfushës

Ish-ylli i Man United rrezikon të dënohet me dy vjet burgim

Kombëtaret me më së shumti gola në Ligën e Kombeve – Kosova para gjigantëve si Franca dhe Italia

Liverpooli e gjen në La Liga zëvendësuesin ideal të Alexander-Arnold

Xabi Alonso ka një kusht për ta marrë drejtimin e Real Madridit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Abdixhiku reagon ndaj akuzave për vjedhje votash

Ferma VIP: Zbulohen disa fermerë të këtij edicioni

Publikohen mesazhet e anëtarëve të kryesisë qendrore të LDK-së: Akuzat për vjedhje votash në diasporë

Real Madridi me mision për transferimin e yllit të Man Utd – ai kushton 90 milionë euro

Trump thotë se është i zemëruar me Putinin - vjen reagimi i parë nga Rusia

Përplasja me Danjën, Gjesti i thotë Eglit se e ka paralajmëruar: Besoji tani