LAJMI I FUNDIT:

Wanda Nara tregon se a do largohet Icardi nga Interi

Wanda Nara tregon se a do largohet Icardi nga Interi

Mauro Icardi ka shumë pak gjasa për të lëvizur nga Inter thotë agjenti i tij, pavarësisht interesimit të fortë nga Atletico Madrid.

Gruaja e sulmuesit argjentinas, Wanda Nara është një personalitet medial, por edhe agjent personal i futbollistit, ku gjatë një shfaqje televizive në Argjentinë ka folur mbi të ardhmen e sulmuesit argjentinas.

“Unë kam qenë duke folur me drejtuesit e Atletico Madrid. Por, jo me Simeonen. Nëse ai dëshiron atë, ai mund të flasë drejtpërdrejt me Mauro., sepse ai ka numrin e tij”, deklaroi Wanda Nara.


“Unë nuk e di nëse ka pasur ndonjë kontakt tjetër në mes të dy prej tyre. Mauro është kthyer në stërvitje tani. Normalisht një trajner thërret vetëm kur çdo gjë në lidhje me një transferim është përcaktuar”

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet

“Është shumë e vështirë që Mauro të largohet nga Interi. Ai është kapiten, të gjithë këtu e donë atë dhe ne ishim në gjendje për të ripërtërirë kontratën sipas kushteve të kërkuara”

“Mauro ka marrë shumë oferta dhe unë jam duke folur me drejtorët. Mauro dhe Simeone me siguri duhet të kenë folur në një fazë, pasi ata udhëtuan së bashku. Kjo ndodhi në një avion, por ata nuk folën për futbollin”, përfundoi gruaja dhe agjentja e sulmuesit të Interit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Serie A
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Bellingham emëron lojtarin më të talentuar që ka Real Madridi

Bellingham emëron lojtarin më të talentuar që ka Real Madridi

La Liga
Real Madridi interesohet për transferimin e sensacionit anglez të Bundesligës

Real Madridi interesohet për transferimin e sensacionit anglez të Bundesligës

La Liga
Arne Slot ka një mesazh të fuqishëm për lojtarët e Liverpoolit pas shortit ndaj PSG-së

Arne Slot ka një mesazh të fuqishëm për lojtarët e Liverpoolit pas shortit ndaj PSG-së

Liga e Kampionëve
Eliminimi nga Liga e Kampionëve detyron Milanin ta shesë yllin e skuadrës

Eliminimi nga Liga e Kampionëve detyron Milanin ta shesë yllin e skuadrës

Serie A
Kalo në kategori