Bashkëshortja dhe agjentja e Mauro Icardit, Wanda Nara, ka folur në lidhje me të ardhmen e sulmuesin në vazhdën e spekulimeve për transferimet potenciale.

Argjentinasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit të Paris Saint-Germainit, Christophe Galtier dhe është i lirë që të largohet nga Parc des Princes.


29-vjeçari ka tërhequr interesimin e Manchester Unitedit me Anthony Martialin e lënduar dhe Cristiano Ronaldon që kërkon të largohen.

wanda1 2 (Foto: Instagram/wanda_nara)

Në një deklaratë të transmetuar nga Mundo Deportivo, Wanda ka thënë se si agjente dhe partnere e futbollistit, mund ta këshillojë se çfarë duhet të bëjë, porse vendimet i merr vet ai.

“Unë mund ta këshilloj ose t’ia jap ndonjë mëndim, por është ai që vendos nëse do të largohet nga PSG”, është shprehur modelja.

wanda1 1

Icardi ka edhe dy vite në kontratën e tij me kampionin e Ligue 1, por parisienët duan ta largojnë. Në mesin e klubeve të interesuara është edhe gjiganti turk, Galatasaray.

Është raportuar se gruaja e tij ka zhvilluar takime me klubin nga Stambolli që mund të paguajë vetëm ¼ e pagës së tij – tre milionë euro nga totali prej 12 milionë eurosh, ndërsa pjesën më të madhe prej ¾ (nëntë milionë euro) duhet ta paguajë PSG.

Sulmuesi argjentinas nuk ka zhvilluar asnjë minutë lojë këtë sezon për kamponin francez. /Telegrafi/

telegrafi sport app