LAJMI I FUNDIT:

Walker flet për takimet që kishte në LVV dhe LDK: I pyeta pse nuk po bëhen institucionet pas një muaj negociatash

Walker flet për takimet që kishte në LVV dhe LDK: I pyeta pse nuk po bëhen institucionet pas një muaj negociatash

Ish-ambasadori i OSBE-së gjatë luftës së Kosovës, William Walker ka dhënë përshtypjet e tij për takimet me zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së.

Walker në një intervistë për “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë se takimet që ka pasur me zyrtarët e LDK-së dhe ata të Vetëvendosjes nuk kanë pasur ndonjë qëllim ta caktuar pos “marrjes së informacionit me atë çka po ndodh në Kosovë”.

Ai tha se ka kërkuar shpjegimet nga këto dy parti pse nuk po mund të krijohen institucionet pas një muaj negociatash, përcjell Telegrafi.


“Të dy takimet ishin shumë të mira dhe frytdhënëse. Zonja Osmani nga LDK më impresionoi. Është shumë e mençur dhe më shumë përvojë në politikë. E njëjta mund të thuhet edhe për Albin Kurtin”, ka thënë Walker.

Ish-ambasadori i OSBE-së gjatë luftës së Kosovës, thotë se Kosova tashmë ka kuadro të reja dhe që nuk janë veteranë të luftës apo veteranë të politikës të cilët mund ta dëshmojnë veten në zhvillimin e vendit.

Ai ka thënë se Albin Kurtin e njeh nga koha e luftës si përkthyes i Adem Demaçit dhe se ka pritje të mëdha për të.

“Jo vetëm unë dhe ju në Kosovë, por ka pritje të mëdha edhe nga diaspora sepse shqiptarët në të gjithë botën shpresojnë që ajo që u është premtuar do të realizohet, sepse njerëzit e Reçakut janë flijuar për këtë kauzë”, u shpreh Walker.

Walker ka thënë se pas takimeve që ka pasur me Albinin, Vjosën dhe të tjerët mendon se “është çasti kur gjërat fillojnë të ndodhin”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohet momenti i gjuajtjes me breshëri plumbash ndaj terroristëve serbë në Banjskë

Publikohet momenti i gjuajtjes me breshëri plumbash ndaj terroristëve serbë në Banjskë

Lajme
Nëse e shihni këtë person lajmëroni menjëherë policinë

Nëse e shihni këtë person lajmëroni menjëherë policinë

Kronika e Zezë

"I mbyllet përfundimisht restoranti "Grej" në veri: Kujt ia transferoi bizneset milionëshe kryekrimineli Milan Radoiçiq?

Lajme
Peci: Kosovës i duhet një qeveri me koalicion me shumicë shqiptare

Peci: Kosovës i duhet një qeveri me koalicion me shumicë shqiptare

Politikë
Avokatja e Diamant Gashit: Babai i tij ishte i tronditur nga përfshirja e të birit në rastin e vrasjes së rreshterit Muhamed Lika

Avokatja e Diamant Gashit: Babai i tij ishte i tronditur nga përfshirja e të birit në rastin e vrasjes së rreshterit Muhamed Lika

Lajme
Rama e akuzoi se ia “bllokoi” projektet me urdhër të Çekut, i reagon drejtoresha e IKMM-së

Rama e akuzoi se ia “bllokoi” projektet me urdhër të Çekut, i reagon drejtoresha e IKMM-së

Lajme
Kalo në kategori