Lëvizja Vetëvendosje ka kritikuar qeverinë Hoti për keqmenaxhimin me pandeminë në vend si dhe për masat të cilat i ka marr së fundi dhe të cilat nuk po ndikojnë në rënien e numrit të të infektuarve në vend. Deputetja e kësaj partie Fitore Pacolli tha se kjo Qeveri nuk ka qenë e përgatitur për këtë situatë.
“Ne tani ne një situatë tejet të rendë, dhe po e shohim çdo ditë rritjen enorme të të infektuarve dhe po e shohim që kapacitet tona spitalore dhe ato humane pra janë duke u reduktuar jashtë mase dhe veç në Prishtinë janë në mungesë 78 mjekë të cilët nuk janë zëvendësuar akoma”.
“Problemi është se kjo Qeveri nuk ka qenë e përgatitur për këtë situatë të tillë, dhe ministri nuk ka njohur bazike rreth situatës aktuale dhe krejt çka bënë është se merr vendime ku bënë mbyllje dhe hapje të pa bërë analizë të mirëfilltë, se si do ta ulë numrin e të infektuarve, dhe të gjitha masat që janë ndërmarr deri tani nuk kanë ndikuar në ulje të numrit të infeksionit, por kanë ndikuar në përhapje të infeksionit”, tha Pacolli për Ekonomia Online.
Deputetja, Pacolli ka kritikuar Qeverinë edhe për Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, ku është shprehur se partnerët e kolacionit nuk janë të interesuar që t’i sigurojë vota për votimin e këtij ligji.
“Ne i kemi dhënë arsyet tona për Ligjin për rimëkëmbje ekonomike, dhe kjo Qeveri ka mijëra mundësi për me i ndihmuar edhe bizneseve edhe qytetarëve që kanë nevojë për ndihmën e Qeverisë mirëpo nuk është e interesime, përveç ligji për rimëkëmbje ekonomike nuk ka asgjë aty përveç idenë që qytetarët t’i marrin kursimet e tyre pensionale, që t’i shfrytëzojnë ato, por ne jemi që Qeveria t’i ndihmojë qytetarët e jo ata me pare të veta të tentojnë të dalin nga kriza. Qeveria nuk është e interesuar për ta tejkaluar këtë ligj, por të ishte e interesuar ajo do ti bënte numrat e deputetëve”.
Pacolli ka folur edhe rreth mocionit të mosbesimit të cilin kjo parti e kishte iniciuar muaj më parë për rrëzimin e Qeverisë.
Mes tjerash ajo ka thënë se nuk e kanë përkrahjen e PDK-së, pasi që sipas saj, ata janë duke diskutuar për hyrje në Qeveri.
“Ne tani kemi ftuar partitë, të cilat kundërshtojnë këtë qeveri që të nënshkruajnë, kemi hezitimin e PDK-së, dhe siç duket ata janë në diskutim që të hyjnë në qeveri dhe nuk ka interesim prej tyre që të nënshkruhet mocioni për rrëzimin e Qeverisë.
“…ne si VV e mbajmë të hapur dhe i ftojmë që ta nënshkruajnë mocionin që ta rrëzojmë qeverinë dhe të shkojmë në zgjedhje të reja, sepse tani jemi në një situatë ku na duhet një qeveri tjetër me legjitimitet qytetar dhe që është e gatshme ta nxjerrë vendin nga kjo krizë e thellë në vend”, tha ajo.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKishte investuar më shumë se 1 miliard dollarë në Kosovë, çfarë po ndodh me USAID-in?
Shtrenjtohet qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Java e maraklive në Bau Market
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
John Pfeffer: Bitcoin është më i mirë se ari
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze