VV-ja në Mitrovicë e shpalli në kërkim Hamzën, nënkryetari: Veprim dhe aksion shumë i palogjikshëm

Sot, aktivistët e Vetëvendosjes e kanë shpallur në kërkim kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, përmes një pankarte të vendosur para objektit të Komunës së Mitrovicës.
Kjo pankartë u vendos gjatë konferencës së sotme të Lëvizjes së Vetëvendosjes – Dega në Mitrovicë, shkruan Telegrafi.
Në pankartë shkruhej “Mitrovica pa kryetar, ku është Bedri Hamza?”.

Për këtë çështje, nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri për Telegrafin ka thënë se këtë e vlerëson si “akt të palogjikshëm”.
“Përderisa disa asamblistë të Vetëvendosjes të cilët kanë qenë brenda sallës së Kuvendit Komunal, realisht ata janë shmangur dhe kanë ikur nga përgjegjësia sepse kryetari në ato momente ka qenë bashkë me asamblistë tjerë në seancë duke kryer punën me përkushtim dhe përgjegjësi”, ka thënë Tahiri.
Ai ka thënë se kjo ishte një “tendencë për të propaganduar opinionin”, transmeton Telegrafi.
“Veprim dhe aksion shumë i palogjikshëm me tendencë të propagandojnë opinionin me mjetet të cilat i dijmë që i përdorin”, ka thënë ai.
Më tej, Tahiri është shprehur se këtë e sheh edhe si “rezultet i panikut që i shihin sondazhet dhe frymën e mirë të të gjithë qytetarëve të Mitrovicës”.
“E shoh si rezultat i panikut që i shohin sondazhet dhe frymën, përcepsionin e vullnetin e mirë të të gjithë qytetarëve të Mitrovicës, por edhe të gjithë Kosovës”, ka shtuar Tahiri.
Sipas nënkryetarit, kryetari Hamza nuk mungon në asnjë seancë dhe se është në punë çdo ditë.
“Në atë moment kur është mbajtur aksioni ose konferenca, kryetari ka qenë brenda, e asamblistët e Vetëvendosjes që do të duhej të ishin në seancë, e kanë bojkutuar seancën, kanë dalë jashtë dhe kanë pyetur se ku është Bedri Hamza. Shih sa e palogjikshme”, ka përfunduar nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri.
Telegrafi ka provuar të kontaktoj edhe me kryetarin Bedri Hamza, por i njëjti nuk ka qenë i qasshëm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Ola - banorja e vetme që po agjëron në Big Brother, por në një moment harron dhe bën një veprim të papritur

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Gjesti shpreson të fitoj Big Brotherin: Kam luftuar për këtë vend, sa ‘dajakun’ e hëngra prej G Banit e sa fjalët e këqija më janë thënë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës