Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur një konferencë për media ku iniciativat e fundit nga kryeparlamentari Kadri Veseli dhe ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, në lidhje me ndëshkimin e krimeve serbe në Kosovë i ka quajtur si mashtrim të radhës.
Veseli paralajmëroi se do t’ju shkruajë letër parlamenteve të vendeve mike, për të kërkuar nga ta hartimin e rezolutave që në mënyrë zyrtare të njohin Serbinë si shkaktar të krimeve në Kosovë. Ndërsa, zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj dhe ministri Tahiri njoftuan nismën ligjore që penalizon mohimin e krimeve që kanë ndodhur në Kosovë.
Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi dhe Saranda Bogujevci, të cilët u paraqiten në këtë konferencë, i quajtën këto iniciativa të eksponentëve të PDK-së si hipokrizi dhe për qëllime elektorale.
Kurteshi tha se ende pa nisur punën komisioni “ad-hoc” që u ngrit nga Kuvendi i Kosovës për të harmonizuar tekstin e një rezolute për gjenocidin serb, PDK doli me dy iniciativa që sipas tij kanë synim mashtrimin e popullit.
“Ky angazhim i befasishëm i eksponentëve pikërisht të PDK-së në këtë kohë për një njeri të painformuar mund të duket vërtetë si një angazhim i sinqertë, krejtësisht i pafajshëm, i personave të painvolvuar fare, sinqerisht të shqetësuar me këto sjellje të eksponentëve të politikës serbe në Kosovë, Serbi dhe gjetkë. Për informim të drejtë të publikut mund të konstatojmë se kjo është një përpjekje e radhës për të mashtruar publikun, përpjekje për të hutuar publikun me gjoja angazhimin e PDK-së dhe të qeverisë në lidhje me mohimin e krimeve të luftës apo krimeve kundër njerëzimit nga forcat serbe në Kosovë. Kjo është thjesht një gënjeshtër e radhës e PDK-së për qëllime krejtësisht elektorale, partiake për hutimin e publikut dhe për shkak të fillimit të punës të Gjykatës Speciale dhe hetimit që është duke i zhvilluar ajo”, deklaroi Kurteshi.
Deputeti i Lëvizjes tha se këta janë të njëjtit njerëz që votuan Gjykatën Speciale duke i mohuar luftën e drejtë të UÇK-së, këta që nuk po i përfshijnë krimet serbe dhe dënimin e tyre në bisedime, ata që nuk e kanë aktualizuar çështjen e të pagjeturve dhe që nuk kanë kërkuar identifikimin e varrezave masive.
Ai deklaroi se këta që po marrin iniciativa të tilla janë të njëjtit që po refuzojnë të krijojnë një gjykatë për krimet e luftës në Kosovë.
Ndërsa, deputetja Saranda Bogujevci tha se që 20 vite pushtetarët i kanë mohuar krimet e Serbisë nga mosveprimi i tyre në këtë drejtim. Ajo shtoi se të përdoresh të kaluarën vetëm për interesa personale është e padinjitetshme.
Ajo pyeti se përse është dashur të kalojnë 20 vite në mënyrë që të bëhet një projektligj që penalizon mohimin e krimeve serbe kur në institucionet kosovare gjithnjë ka pasur serbë që kanë mohuar krimet e luftës, e madje edhe të drejtat themelore të njeriut për shqiptarët me dekada më herët.
“Mos dokumentimi i krimeve të luftës në Kosovë është vetëmohim, jo vetëm dokumentimi i humbjes në njerëz, por edhe dëmet materiale. Mos ndërtimi i mekanizmave shtetërorë për përkrahje të dëshmitarëve është vetëmohim. Mos ndërtimi dhe mungesa e insistimit ndaj komunitetit ndërkombëtar për mekanizma shtetërorë për gjykatë për krime të lufte është vetëmohim. Mos përmendja e krimeve të luftës në negociata me Serbinë është vetëmohim i krimeve të luftës që Serbia i ka bërë në Kosovë. Shuarja e institutit për mbledhje të të dhënave për krime të luftës është vetëmohim. Kot janë deklaratat se gjoja po kërkojmë llogari nga Serbia kur këta si bartës të institucioneve nuk kanë bërë asgjë në nivel të shtetit për të adresuar krimet e luftës”, tha ajo.
Bogujevci kundërshtoi edhe idenë që të kërkohet nga ndërkombëtaret të krijohet një gjykatë për krimet e Serbisë ndaj shqiptarëve, duke thënë se ajo është detyrë e shtetit të Kosovës. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker