Nuk do të ketë sheqer, por mos u frikoni se këtë e siguron Presidenti!
Nuk do të ketë naftë, por këtë ua siguron Presidenti!
Nuk do të ketë vaj, por këtë ua siguron Presidenti!
As lëndë për ngrohje nuk do të ketë, por jeni me fat se ato ua siguron Presidenti!
Radikali serb, sa herë që dikush flet për finalizimin e marrëveshjes së Serbisë me Kosovën, deklaron bindshëm se kjo nuk do të ndodhë kurrë.
Pastaj, njeriu normal shtron pyetjen: pse vazhdon ky cirk në Bruksel?
Në Ballkanin Perëndimor, Serbia vepron kundër të gjithë fqinjëve – pa përjashtim.
E trazon Malin e Zi, pa nda. E destabilizon Bosnjën, pa nda? E trazon Kosovën, pa nda.
Pak ditë më parë vet, Vozhdi serb deshi të shkonte në Jasenovc të Kroacisë, privatisht, por nuk i shkrepi kjo.
Pakkush ka lodhur kokën të analizojë se çka synonte Vuciqi “privatisht”, duke qenë aktualisht president zyrtar i Serbisë?
Të gjitha këto i shohin e i vuajnë njerëzit e zakonshëm, ndërsa liderët që paguhen për takimet që mbajnë, shëtisin e japin deklarata të mëdha – pa ndrequr asgjë, asnjë herë.
Në Serbi, Vuçiqi ua ka futur serbëve frikën në palcë, duke përdorur krejt krizën aktuale në botë për ta shuar çdo zë të opozitës – e cila edhe në këtë legjislaturë zor se mund të ngre kokën nga “përparimtarët” radikalë.
Deri sot as që ka guxuar dikush ta hapë temën e dy pozitave politike që mban Vuçiqi (si president shtet dhe si shef partie).
Frikësimi i qytetarëve nga lideri i tyre i pazëvendësueshëm, ka qellim të rëndësishëm – thonë ata pak analistë të pavarurë serb që kanë mbetur krejt në periferi, pasi Vozhdi i ka në dorë thuaja të gjitha mediat.
Shpëtimtari vet shkakton kriza nga të cilat popullin nuk mund ta nxjerrë askush tjetër – pos vetë Presidentit.
Shpik kriza apokaliptike, me qellim që të paraqitet vet si shpëtimtari i cili as nuk mund të jetë dikush tjetër, pos ai që ka pamjen e Vuçiqit.
Sa më e rëndë të paraqitet kriza, roli i shpëtimtarit bëhet më i rëndësishëm, kështu që rreziqet fryhen deri ne masën që shpëtimtari të duket tepër i mençëm dhe i guximshëm.
Dragan Popadiq, profesor i Sociologjisë në Fakultetin Filozofik të Beogradit, duke komentuar paralajmërimet e kryetarit serb për kataklizmin që e pret Serbinë në vjeshtë, thekson se formula e presidentit serb po funksionon.
Poltronët e tij përgatisin terrenin me lavde e lajka të panjohura deri sot. Kështu ndërtohet shpëtimtari.
Këshilltarët e pushtetit situatën e paraqesin shumë serioze.
Presidenti brengoset për fatin e popullit të vet”
Ai është i vetmi që mund ta shpëtojë!
Detajet e shpëtimit ua lë servilëve që trillojnë situata pa shtegdalje. Atëherë ata dalin në skenë dhe luajnë rolin e tyre duke aktruar sipas regjisë.
Sa herë ka kriza të mëdha botërore, Vuçiqit i shkon dita duke biseduar me burra shtetesh të botës, thonë poltronët e tij.
Deklaratat e tij shpeshherë janë tragjikomike, siç ishte ajo kritika ndaj papërgjegjësisë së qytetarëve të Obrenovcit – gjatë vërshimeve. Ai, duke qenë në krye të detyrës me përcjellësit e vet, ua hapin dyert e shtëpive të qytetarëve dhe i nxjerrin njerëzit e i vendosin në barka të shpëtimit.
Madje, një ditë ai tha se mendon që për çdo ditë të shkojë edhe në kishë që t’i lutet Zotit – për popullin (këtë e bënë krejt me qellim për ndonjë titull bombastik të portaleve të panumërta që i financon).
“Vuçiqi e Makroni bisedojnë 18 orë në ditë”, shkruan një nga ato portalet e tij.
Nga kjo varet edhe fati i planetit Tokë, shkruan tjetri portal. Por, këta shembuj nuk flasin vetëm për Vuçiqin dhe njerëzit e pushtetit në serbi.
Hap pas hapi iu kemi përshtatur situatës që shkakton të qeshura dhe irritim, thonë analistët e pavarur serbë. Diçka të tillë nuk ka arritur të bëjë asnjë diktator apo despot i njohur diku tjetër.
Funksionarët shtetërorë shfrytëzojnë të njëjtat metoda. Për çdo ditë kurdisin bomba nëpër ndërtesat e institucioneve publike. Ministri i Policisë deklaron se kjo është luftë speciale hibride kundër Serbisë.
Frikësimi i qytetarëve, për shumë vjet, zë vend të lartë në agjendën politike të presidentit serb dhe kjo metodë shfrytëzohet në çdo rast të përshtatshëm. Ka shembuj të panumërt për këtë.
Në fillim të pandemisë së koronavirusit, Vuçiq pat deklaruar se nuk do të ketë vend as për varreza sa shumë njerëz do të vdesin. Ai nuk ngurron të thotë se vendi i tij do të përballet me kataklizmin, çfarë nuk është parë qe nga Lufta e Dytë Botërore dhe se çdo ditë që kalon do të jetë më e rëndë se tjetra. Frikësimi i qytetarëve si metodë është përdorë nga diktatorë të ndryshëm gjatë gjithë historisë dhe Vuçiqi po e përdor këtë me mjeshtri.
Derisa në Bruksel thonë se Kosova e Serbia duhet të merren vesh mes veti, kjo në gjuhën e kuptueshme të njerëzve domethënë të mos mashtrohet askush se nga këto takime do të dalë diçka, pos mëditjeve.
Zhvillimet aktuale në Evropë pak a shumë po i shohin të gjithë dhe ato nuk përputhen fare me deklaratat publike të zyrtarëve të lartë të BE-së. Problemet tridhjetëvjeçare janë aty sikur një ditë pas mbarimit të ndonjë lufte në Ballkan.
Pas fillimit të agresionit rus në Ukrainë, hapat e BE-së më shumë ishin si panik. Me kalimin e ditëve ndokush ka shpresuar se më në fund do ketë lëvizje serioze nga Brukseli, por përditë e më shumë vërehet blerje e zakonshme e kohës dhe asgjë më tepër.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

BE-ja u krijua fshehurazi nga ShBA-ja, por u “lazdrua”: BE të zgjohet, brenda katër muajve mund ta gjunjëzojë Rusinë

BE-ja më në fund po paguan çmimin e hipokrizisë së vet

Gjermania ka mundësi të ringjall shpejtë Evropën – nëse do ta shfrytëzojë këtë moment

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk