E përditshmja britanike “Financial Times”, në një artikull të gjerë analizon pozitën e Serbisë dhe presidentit të saj, në kuadër të zgjidhjes së çështjes së Kosovës dhe anëtarësimin në BE, shkruan, duke cituar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se pa zgjidhjen e çështjes së Kosovës gjithçka që është arritur nuk do të jetë i qëndrueshme, dhe se “kriza e parë do të na vras”.
“Unë jam i fiksuar me Kosovën. Pa zgjidhjen e këtij problemi, gjithçka që kam arritur deri tani nuk do të jetë e qëndrueshme. Kriza e parë do të na vrasë”, tha Vuçiq për “Financial Times” në një tekst të botuar në faqen e kësaj gazete prestigjioze britanike, përcjell Telegrafi.
Siç thuhet Vuçiq në rrugën drejt BE-së së pari duhet të zgjidhë çështjen e Kosovës, dhe që zyrtarët e BE-së duan Vuçiq të paraqesë propozimin e tij për zgjidhjen e këtij problemi në muajt e ardhshëm, në mënyrë që të fillojnë bisedimet me udhëheqësit e Kosovës.
Gazeta shkruan se shumica e serbëve dhe Kosova ende e konsideron Kosovën djepi i serbizmit dhe se BE-ja me 28 shtetet anëtare nuk imponon zgjidhjen e vet, për shkak se Spanja dhe katër vende të tjera refuzojnë të njohin pavarësinë e Kosovës, kryesisht nga frika e precedentëve separatiste.
“Financial Times” gjithashtu kujton se ministrat serbë të punëve jashtme dhe mbrojtjes haptazi mbështetën idenë e ndarjes, por vlerëson se te fuqitë perëndimore kjo nuk do të kalojë, nga frika se kjo do të hapte kutinë e Pandorës të mosmarrëveshjeve kufitare në rajon, dhe se janë të vogla gjasat që fuqitë perëndimore të ndryshojnë qëndrimin e tyre rreth pavarësisë së Kosovës, “siç e paramendojnë disa në Serbi “.
Një zgjidhje e mundshme, siç thuhet, mund të jetë ajo që do të nënkuptonte një autonomi dhe një marrëveshje për ndarjen e pushteteve të ngjashme me Irlandën e Veriut, por në këtë rast ajo do të zbatohej në zonat ku serbët përbëjnë shumicën, krejt kjo në këmbim të njohjes së shtetit të Kosovës.
“Por edhe këtë shumë serbë do ta konsiderojnë një favor tepër të madh, por një zgjidhje e tillë do të ballafaqohej me një pengesë në rast të një referendumi, ku Vuçiq mund të pres rezistencë të ashpër nga shumë anë, duke përfshirë Kishën Ortodokse Serbe”, shkruan gazeta britanike.
Gazeta citon fjalët e Patriarkut Irinej se Serbia dëshiron anëtarësimin në BE, “por jo me çmimin e Kosovës”.
“Nuk do ta japim Kosovën për asnjë çmim”, tha Irinej. “Ne jemi evropianë, jemi për anëtarësim në BE, por jo në qoftë se Kosova është çmimi për këtë”, tha Patriarku Irinej.
Gazeta citon edhe mendimin e një eksperti të paemëruar për Kosovën, i cili beson se Vuçiq ende mund të mbizotërojë në referendum, për shkak të ndikimit politik dhe kontrollit ndaj mediave.
“Financial Times” shkruan se Vuçiq sot angazhohet për anëtarësim në BE si një “katalizator” për ndryshim dhe ikje nga “vitet e makthit” të sundimit të Millosheviqit, të cilin e shënuan luftërat, hiperinflacioni, bombardimet, nacionalizmit ekstrem … dhe citon thotë se fjalët e tij se “një luftë e re do të shkatërronte përgjithmonë vendin dhe të ardhmen e popullit serb”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët