Është e qartë se ka dallime të thella në qëndrimet e vendeve të QUINT-it dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiqit për heqjen e dinarit në Kosovë. QUINT-i mbron idenë e një periudhe transitore, ndërsa Beogradi do të donte që të mos preket asgjë për sa i përket pagesave dhe statusit të dinarit në Kosovë. Për këtë bën me dije edhe deklarata e shefit të Zyrës së Qeverisë për Kosovën. Sërish kemi dramë dhe sërish na “befasuan” gjërat në Kosovë dhe lëvizjet e Prishtinës”.
Kështu tha për mediat serbe diplomati serb në pension, Sreçko Gjukiq, duke komentuar arsyet e mundshme pse pas takimit të QUINT-it dhe Aleksandar Vuçiqit nuk ka pasur komunikatë zyrtare nga presidenti i Serbisë.
Disa analistë e politikanë konsiderojnë se mungesa e një deklarate është një veprim taktik diplomatik.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka takuar mbrëmjen e së mërkurës ambasadorët e vendeve të QUINT-it – Britanisë së Madhe, Francës, Italisë dhe Gjermanisë, shefin e delegacionit të Bashkimit Evropian dhe përfaqësuesin e Ambasadës Amerikane në Beograd në Beograd. Lidhur me këtë takim, Zyra e Presidentit të Serbisë njoftoi se nuk do të ketë komunikatë nga takimi.
“Çdo fjalë formale do të ishte e tepërt”, thuhej në njoftim.
Gjukiq thotë se është e pabesueshme se deri në çfarë mase Beogradi nuk mund të parashikojë asnjë lëvizje të Prishtinës.
“Apo ai [Vuçiq] po e bën me qëllim? Problem është edhe Brukseli, i cili sillet si zjarrfikës dhe nuk drejton një proces të parashikueshëm negocimi dhe lejon që gjërat të dalin jashtë kontrollit. Politika e ultimatumeve e Prishtinës sjell rezultate, ose me fjalë të tjera, Prishtina po udhëheq negociatat dhe pastaj Beogradi në fund pajtohet. Kaq gjatë kanë vazhduar negociatat mes dy palëve dhe ndërmjetësimi i Brukselit dhe vetëm Prishtina ka nxjerrë mësim? Dihet saktësisht se cilat çështje janë në tavolinë. Pse nuk e identifikojnë veten dhe nuk i shpëtojnë serbët në Kosovë nga situata stresuese, edhe pse për ne jashtë Kosovës nuk është krejt e parëndësishme”, thotë Gjukiq, transmeton Telegrafi.
Dushko Lopandiq, kryetar i Forumit për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Lëvizjes Evropiane në Serbi, lidhur me mungesën e deklaratës së Vuçiqit pas takimit me ambasadorët e QUINT-it, thotë se “Kësaj radhe situata sa i përket dinarit në Kosovë ndoshta është komplekse dhe e paqartë dhe as diplomatët perëndimorë nuk mund të parashikojnë lëvizjet e Kurtit. Kështu që edhe Vuçiq vendosi të heshtë”.
Ndërsa, analisti politik Dragomir Angjelkoviq beson se Vuçiq para publikut serb paraqitet si “luan” dhe sillet si “miu” kur është në kontakt me ndërkombëtarët e fuqishëm.
Angjelkoviq vëren se ata [ndërkombëtarët] – duke kuptuar se kjo është e dobishme për ta në rrethanat kur ai [Vuçiq] ndërton një imazh të rremë të një luftëtari për interesat kombëtare derisa në fakt vepron si kuisling – ndonjëherë e lejojnë
“Por ndonjëherë ata nuk duan ta tolerojnë bubullimën e tij mediale e drejtuar nga të gjithë ose disa fuqi të mëdha. Natyrisht që tani ishte kështu, ndaj për shkak të përulësisë para lojtarëve perëndimorë më të fuqishëm se ai, Vuçiqit nuk guxoi të mbulojë dhe fsheh me heroizëm retorik”, thotë Angjelkoviq.
Qëndrim të ngjashëm ka edhe Zoran Lutovac, kryetar i Partisë Demokratike (DS) për mungesën e një deklarate nga Presidenca pas takimit me ambasadorët e QUINT-it.
Ai thotë se është në natyrën e Vuçiqit që të mos japë lajme të këqija për qytetarët. Vuçiq, siç thotë Lutovac, kumton vetëm atë që e forcon rejtingun e tij. “Lajmet e këqija komunikohen nga të tjerët dhe më pas ai i relativizon ato”.
“Vuçiq mbeti pa tekst. Qytetarët kanë mbetur pa institucione. Dhe i gjithë sistemi është pa asnjë përgjegjësi. Kur shteti drejtohet nga një person, atëherë ai është një shtet privat dhe rregullat zbatohen si në kompanitë private – pronari mund ta shesë pronën e tij kurdo dhe kujt të dojë dhe nuk ka pse të informojë askënd për atë që po bën“, vlerëson Miodrag Gavriloviq, një tjetër demokrat serb. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Grenell thotë se Smith e ngriti aktakuzën ndaj Thaçit, pasi kishte marrë informata të ndjeshme nga një zyrtar amerikan

Fotografi e rrallë e komandantit legjendar, historiani Abdullahu: Adem Jashari, në rëndomtësinë e autenticitetit të tij

Tërmkolli: LDK është shpërfytyruar në një firmë private të Lulmir tuxharit, rugovianë, ku jeni?

Rexhep Selimi mbushi 54 vjet, bashkëshortja e tij e viziton bashkë me Dejona Mihalin

“Kemi arritur marrëveshje” -zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Mexhiti: Ish-ushtarët e UÇK-së s’do të ndalohen më në kufi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës