Kryetari i Partisë Progresive Serbe, Aleksandar Vuçiq, propozoi Millosh Vuçeviqin për kryetar të ri të kësaj partie.
Vuçiq tha në Kuvendin e SNS-së, që po mbahet në Kragujevc, se do ta propozojë zyrtarisht Vuçeviqin për kryetar të partisë sipas një pike tjetër të rendit të ditës.
“Jo triumvirat, jo dhjetë anëtarë, pesëdhjetë anëtarë apo nuk e di çfarë presidence, sugjeroj që të zgjedhim Millosh Vuçeviqin për kryetar të SNS-së dhe ai, natyrisht, do të konsultohet me të gjithë ne rreth vendimit për udhëheqjen e ardhshme dhe presidencën”, tha Vuçiq duke iu drejtuar delegatëve të pranishëm, raporton N1.
Vuçiq po ashtu tha se e do shumë SNS-in dhe se nuk do të largohet kurrë nga partia, sa të jetë gjallë.
“Çfarëdo që të ndodh, çfarëdo që të bëjë, gjithmonë do të jem me ju dhe pranë jush. Thjesht mendoj se nevojitet një qasje pak më ndryshe për të bashkuar një numër më të madh të forcave të atyre që duan të luftojnë për fitoren e Serbisë patriotike, të suksesshme, e cila do të kujdeset për qytetarët e saj”, tha ai.
Lideri serb gjithashtu theksoi se është krenar që ka “udhëhequr partinë më të mirë në vend gjithë këto vite”.
“Nuk do ta harroj kurrë mbrëmë (mitingun “Serbia e Shpresës” në Beograd) dhe sot”, tha Vuçiq.
Ndryshe, Vuçiq tashmë ka paralajmëruar për themelimin e një lëvizje më të gjerë politike, ku do të përfshihet SNS, shoqëria civile, bota akademike, sportive e kulturore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

Ndërron jetë Frank Wisner, diplomati amerikan që negocioi statusin e Kosovës si shtet sovran

Zelensky: Shpresojmë t’i japim fund luftës këtë vit

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Zelensky paralajmëron në përvjetorin e tretë të luftës: Rusia synon Evropën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri