Policia e Kosovës është sulmuar me arsenal armësh, përfshirë këtu edhe me granata dore dhe zollë, ku si pasojë e gjuajtjeve një polic është vrarë dhe një tjetër është plagosur.

Sulmet ndaj policisë kanë ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të së dielës (24 shtator), rreth orës 03:00 në fshatin Bajnskë, transmeton Telegrafi.


"Gjatë realizimit të detyrave policore, sot rreth orës 02:34 në Mitrovicë Veri, njësia për ndërhyrje të shpejtë e policisë kufitare ka vërejtur se në hyrje të fshatit Bajnskë, në urë janë vendosur dy mjetet të rënda kamion (pa targa) dhe hyrja në këtë fshat përmes urës nuk mund të bëhet, pasi e njëjta është bllokuar.

Njësitë e rendit të Stacionit Policor Zveqan, pas pranimit të informacionit i janë përgjigjur rastit dhe janë nisur me tri njësi në drejtim të lokacionit dhe posa kanë mbërri në afërsi të vendit ku është raportuar bllokada, njësitë policore kanë hasur në rezistencë ku nga disa pozicione të ndryshme janë gjuajtur me arsenal armësh të zjarrit, përfshirë këtu edhe me granata dore dhe zollë, ku si pasojë e gjuajtjeve janë qëlluar me armë zjarri dy zyrtarë policorë", njoftoi Policia.

Të vdekur kanë mbetur edhe tre nga sulmuesit e serb, janë arrestuar dy sulmues dhe katër persona të dyshuar të cilët ishin hasur nën posedim ilegal të radiolidhjeve, e të cilët dyshohet se ndërlidhen me grup terroristë.

Telegrafi do t'iu mbajë të informuar gjatë ditës për të gjitha zhvillimet rreth kësaj ngjarje tragjike. /Telegrafi/

24/09/2023 22:15-Hovenier u bashkohet përfaqësuesve institucional të Kosovës, nderon policin e vrarë në veri

382750884 686756870150036 1460052134028408607 n

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier, u është bashkuar përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës në ndezjen e qirinjve për nder të policit të rënë heroikisht në detyrë pas një sulmi terrorist në veri.

“Bashkë me përfaqësuesit e institucioneve kosovare dhe komunitetit ndërkombëtar në ceremoninë e ndezjes së qirinjve për nder të rreshterit të Policisë së Kosovës Afrim Bunjaku, i vrarë sot në krye të detyrës”, ka shkruar Hovenier.

Ambasadori amerikan u ka shprehur ngushëllime familjes, miqve dhe kolegëve të policit.

24/09/2023 22:15-Ambasadori Minxhozi ndez qirinj në kujtim të policit të vrarë në veri

383314042 273917988929296 5895808018554432757 n

Liderë institucional e ambasadorë kanë nderuar sonte figurën e policit Afrim Bunjaku, i cili u vra në detyrë pas një sulmi terrorist ndaj Policisë së Kosovës që ndodhi në veri.

Në mesin e atyre që ndezën qirinj për nderë të policit Bunjaku, ishte edhe Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Së bashku me të ishte edhe ambasadori amerikan Jeff Hovenier.

Homazhet u bënë para Stacionit Policor Qendër në Prishtinë.

24/09/2023 21:58-Policia: Aksioni në Banjskë vazhdon, arrestohet një tjetër sulmues me uniformë ushtarake

“Si rezultat i përkushtimit dhe angazhimit të njësiteve relevante policore, në kuadër të perimetrit të caktuar të sigurisë është arrestuar edhe sulmuesi i dytë, i cili gjithashtu ka qenë në uniformë ushtarake dhe i armatosur me armë të gjata dhe municion”, njofton Policia e Kosovës në njoftimin e radhës.

Policia njofton se deri më tani sipas informacioneve nga terreni tre sulmues janë vrarë, janë arrestuar dy sulmues dhe katër persona të dyshuar të cilët ishin hasur nën posedim ilegal të radiolidhjeve, e të cilët dyshohet se ndërlidhen me grup terroristë.

“Në orët e vona intensiteti i sulmeve ndaj zyrtarëve policorë ka rënë, por situata e sigurisë ende vazhdon të jetë e tensionuar, përderisa njësitet policore gjatë kontrollit në disa lokacione, objekte banimi dhe në disa automjete që janë përdorur nga grupi terrorist për bllokim të rrugëve, përfshirë automjetet që kanë qenë përreth manastirit në Banjskë, janë gjetur të mbushura përplot me arsenal armësh”, vijon njoftimi i Policisë së Kosovës.

Sipas informacioneve fillestare policia shton se bëhet fjalë për gjetjen e dhjetëra, qindra armëve të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, uniforma dhe pajisje logjistike, përfshirë armë ushtarake të kalibrit të rëndë si granata, zolla, mitralozë, kallashnikov etj. etj.

Policia e Kosovës nën udhëheqjen e prokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, në bashkë koordinim edhe me EULEX-in dhe KFOR-in, kanë hyrë në objektet përcjellëse të manastirit të Banjskës, për realizim të detyrave zyrtare.

Policia tregon çka gjeti brenda manastirit të Banjskës dhe përreth tij fotot këtu

24/09/2023 20:43-Vuçiq deklarohet rreth zhvillimeve të fundit në veri – vazhdon avazin e vjetër të propagandës serbe ndaj Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është deklaruar rreth zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës.

Edhe kësaj radhe, ai ka përdorur aftësitë e tij të propagandës serbe duke u munduar të arsyetojë sulmuesit.

Megjithatë, ai në një moment është treguar “i ndjeshëm”, duke u thënë se i vjen keq për policin e vrarë shqiptar.

“Kjo është një nga ditët më të vështira për vendin tonë, ju kërkoj falje qytetarëve që nuk fola më herët, siç e dini që nga viti 1999 nuk kemi pasur kontroll të drejtpërdrejtë dhe është dashur të hetojmë se çfarë ka ndodhur që të mund t’i tregojmë njerëzve të vërtetën dhe përgatisim terrenin për vendimmarrje”, ka thënë fillimisht presidenti serb, përcjell Telegrafi.

Lajmi i plotë këtu

24/09/2023 19:55-Kurti bën nderime për policin e vrarë: Në betejën për rend dhe ligj, do të ngadhënjejë Republika e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se në betejën e Kosovës për rend dhe ligj, do të ngadhënjejë Republika e pavarur e Kosovës.

Në nderim të policit të rënë sot në krye të detyrës, Afrim Bunjakut, kryeministri i Kosovës, kryetari i Kuvendit, ministra të kabinetit qeveritar, ambasadori amerikan në Kosovë, kanë ndezur qirinj.

Te stacioni policor Qendra gjithashtu janë mbledhur edhe shumë qytetarët, të cilët po ndezin qirinj në shenjë respekti për policin e vrarë.

Kurti më parë i shoqëruar nga drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha dhe zëvendësministri i MPB-së, Blerim Gashani, dhe kolegë të të ndjerit, Afrim Bunjaku kanë vizituar familjen e tij për t’i shprehur ngushëllime.

“Pikëllimi është i thellë, dhembja është e madhe, por edhe krenaria është e jashtëzakonshme për guximin dhe sakrificën e Afrimit. Në betejën e Kosovës për rend, ligj dhe kushtetutshmëri, për siguri dhe për paqe, për të drejta dhe liri për të gjithë pa dallim kundër kriminelëve dhe terroristë të mbështetur politikisht, financiarisht, logjistikisht nga Serbia, do te ngadhënjejë Republika e pavarur e Kosovës. Lavdi Afrim Bunjakut dhe të gjithë ne zotohemi që rrugën të cilën ai e ndriti me punën dhe angazhimin, por edhe sakrificën e flijimin, ne do ta vazhdojmë pa kompromis”, deklaroi Kurti./Telegrafi/

24/09/2023 19:53-Sveçla: Aksioni në Banjskë të Zveçanit po vazhdon ende, është gjetur sasi e madhe e armatimit të rëndë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se aksioni në Banjskë të Zveçanit po vazhdon ende teksa ka thënë se armët që janë gjetur lidhen me aksionin e Zveçanit që është zhvilluar më herët nga Policia e Kosovës.

Sveçla ka thënë se Policia e Kosovës ka zbuluar një sasi të jashtëzakonshme të armatimit të rëndë.

“Armët janë të llojllojshme, pas hetimeve do ta keni listën e saktë. Ka disa armë që mund të lidhen me aksionin e Zveçanit, me disa armë jemi ndeshur për herë të parë”, ka thënë Sveçla.

Sipas tij, lirisht mund të thuhet se kishte pajisje për qindra sulmues të tjerë.

“Përgatitjet ishin që në mënyrë masive të sulmojnë Policinë e Kosovës dhe institucionet e Kosovës”, ka shtuar Sveçla.

24/09/2023 18:51-Memli Krasniqi viziton policin i cili mbeti i plagosur në fshatin Banjskë të Zveçanit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka bërë të ditur se ka vizituar policin i cili u plagos në sulmin terrorist në mëngjesin e sotëm nga ana e një grupi kriminal serb në fshatin Banjskë të Zveçanit.

“Vizitova policin Alban Rashiti, i cili u plagos në sulmin terrorist të mëngjesit të sotëm, dhe u gëzova që ishte mirë dhe jashtë rrezikut”, ka shkruar Krasniqi.

Tutje ai ka theksuar se “vullneti dhe vendosmëria e tij dhe e kolegëve të tij, për t’i shërbyer vendit dhe uniformës në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial të shtetit tonë, na e konfirmon besimin se Kosova ka ndërtuar institucione të shkëlqyeshme të sigurisë”.

“Mirënjohje e falënderim për Albanin dhe të gjithë pjestarët e policisë tonë, të cilët gjithmonë janë në shërbim të Republikës së Kosovës”, ka përfunduar Krasniqi.

24/09/2023 18:46-Sulmuesi i arrestuar nxirret nga spitali i Mitrovicës, dërgohet në QKUK

Njëri nga sulmuesit është dërguar në spitalin e përgjithshëm të Mitrovicës nën përcjelljen e Policisë së Kosovës.

Por i njëjti më pas u nxor nga aty për t’u nisur drejt Qendrës Klinike universitare të Kosovës.

24/09/2023 18:30-Abdixhiku vizitoi policin e plagosur

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka vizituar Albanin, policin e plagosur sot nga sulmi terrorist në veri.

“Mes dhimbjes së madhe për humbjen e Afrimit, tek ai gjeta dhe forcën e krenarinë për punën profesionale të shokëve të tij, Policisë së Kosovës, në përballje me terroristë. Do të kapërcejmë secilën sfidë. Bashkë për Republikën”, ka shkruar ai në ‘Facebook’.

24/09/2023 18:08-Një i plagosur në veri transportohet me autoambulancë për në spital

Një i plagosur transportohet me autoambulancë për në Spital, ende nuk dihet nëse është zyrtar policor apo sulmues.

ambulanca

24/09/2023 18:02-Kroacia dënon sulmin ndaj Policisë së Kosovës

Ministria e Jashtme e Kroacisë ka reaguar për sulmin në veri.

“Ne dënojmë fuqishëm sulmin e dhunshëm ndaj Policisë së Kosovës këtë mëngjes. Ngushëllimet e sinqerta për familjen e policit të vrarë në detyrë dhe shërim të shpejtë policit të lënduar. Fajtorët duhet të sillen urgjentisht para drejtësisë”, ka thënë MPJ e Kroacisë.

24/09/2023 18:00-Turqia dënon sulmin në veri, bën thirrje për përmbajtje

Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë, ka dënuar sulmin e të dielës në veri të Kosovës, ku si pasojë ka vdekur rreshteri policor Afrim Bunjaku, ndërsa janë lënduar tre policë tjerë.

Po ashtu janë vrarë edhe tre sulmues, ndërsa është arrestuar njëri.

“Për të reduktuar tensionet në rajon dhe për të parandaluar përshkallëzimin, është imperativ që gjitha palët të veprojnë me përmbajtje dhe të frenohen nga dhuna. Dialogu është mënyra e vetme për të arritur paqe të qëndrueshme dhe stabilitet në Kosovë dhe rajon. Si Turqi, ne do të vazhdojmë të përkrahim procesin e dialogut”, thuhet nga MPJ e Turqisë.

24/09/2023 17:47-Deputeti gjerman: Jam kurioz të shoh se çfarë justifikimi do të nxjerrë këtë herë Vuçiqi

"Jam kurioz të shoh se çfarë justifikimi mund të nxjerrë presidenti Vuçiç këtë herë”, ka shkruar deputeti gjerman, Michael Roth.

Kryesuesi i Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit të Gjermanisë (Bundestag), Michael Roth, teksa ka komentuar sulmin ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit, ka shprehur kureshtjen e tij se çfarë justifikimi ka për të nxjerrë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Nëpërmjet një postimi në platformën “X”, Roth ka thënë se dhuna brutale nuk mbaron kurrë.

“Dhuna brutale thjesht nuk mbaron kurrë. Tani ka vdekur një polic kosovar. Bandat serbe me mbështetje të drejtpërdrejtë nga Beogradi ndoshta janë përsëri përgjegjëse për këtë. Jam kurioz të shoh se çfarë justifikimi mund të nxjerrë presidenti Vuçiq këtë herë”, ka shkruar deputeti gjerman.

24/09/2023 17:29-Haradinaj viziton policin e plagosur: Dita e sotme na dëshmon sa me rëndësi është të jemi bashkë të gjithë, si me aleatët ashtu edhe me tanët

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vizituar në QKUK policin e plagosur nga aksioni në parandalimin e sulmit terrorist në fshatin Banjskë të Zveçanit.

Pas vizitës, ai ka deklaruar se është e qartë se ky është një sulm i pastër terrorist.

”Po shihet që është një sulm i pastër terrorist. Dita e sotme në dëshmon sa me rëndësi është të jemi bashkë të gjithë si me aleatët ashtu edhe me tonët.

Nuk mbështesim njeri, por vendin tonë”, u shpreh Haradinaj.

24/09/2023 17:28-Osmani: Terroristët s’na zmbrapsin, por vetëm e forcojnë vendosmërinë tonë

Presidentja Vjosa Osmani ka shprehur solidaritetin e saj me Policinë e Kosovës derisa situata në veri vazhdon të jetë e tensionuar.

“Në misionin fisnik, në mbrojtje të integritetit e sovranitetit të Republikës së Kosovës, jemi të gjithë në krah të Policisë së Kosovës”, ka shkruar Osmani në Facebook.

“Të gjithë bashkë me një mesazh:  Terroristët s’na zmbrapsin, por vetëm e forcojnë vendosmërinë tonë! Faleminderit heronjve tanë në uniformë! Kosova është e përjetshme!”, ka shkruar tutje Osmani.

24/09/2023 16:46-MPJ-ja e Austrisë për zhvillimet në veri: Autorët të sillen para drejtësisë

Ministria e Jashtme e Austrisë ka dënuar sulmin në veri të Kosovës ku u vra një polic dhe u plagosen dy të tjerë.

Përmes një postimi në platformën X ka deklaruar se dhuna duhet të ndalet menjëherë dhe autorët e sulmit duhet të sillen para drejtësisë.

“Fuqishëm e dënojmë sulmin ndaj zyrtarëve policorë në veri të Kosovës. Dhuna duhet të ndalet menjëherë dhe autorët e sulmit duhet të sillen para drejtësisë”, thuhet në njoftim.

24/09/2023 16:35-Rashiq: Sulmuesit janë të armatosur mirë dhe të organizuar – policia i thërret me megafon, por nga ana tjetër nuk ka përgjigje

Ministri në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, ka thënë për mediat serbe se situata rreth manastirit të Banjskës është ende dramatike dhe se nuk ka shenja se do të qetësohet shpejt.

Sipas informacioneve të tij, shkruan Nova.rs, përcjell Telegrafi, një pjesë e sulmuesve kanë hyrë në manastir, ndërsa policia i ka bërë thirrje me megafon që të dorëzohen.

Siç thuhet më tej, bazuar në burime nga policia, sulmuesit janë të organizuar mirë dhe dyshohet se janë të armatosur me armë të rënda, armë dhe mortaja.

Sipas informacioneve të tij, ende nuk dihet kush janë sulmuesit.

“Situata është dramatike. Jam dëgjuar disa herë me (Xhelal) Sveçlën, ministrin e Policisë. Së fundmi ka dalë lajmi se në atë përleshje kanë mbetur të vrarë disa persona. Mëngjesin e sotëm policia u ka dërguar kërkesë për dorëzim, por nuk ka asnjë komunikim apo kontakt mes dy palëve. Policia thërret me megafon sulmuesit, por nga ana tjetër nuk ka përgjigje. Situata rreth manastirit në fshatin Banjskë është ende dramatike, nuk ka shenja se do të qetësohet së shpejti. Tani për tani është qetësi”, citohet të ketë thënë Rashiq.

Lajmi i plotë këtu

24/09/2023 16:30-OSBE: Autorët e krimeve të neveritshme të sillen para drejtësisë

Kreu i misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Michael Davenport, ka dënuar në termat më të ashpër të mundshëm sulmin brutal të mëngjesit të sotëm mbi Policinë e Kosovës, në të cilin një polic mbeti i vrarë dhe një tjetër u plagos gjatë detyrës në afërsi të Banjskës.

Ai ka kërkuar që autorët e këtyre krimeve të neveritshme duhet të sillen menjëherë para drejtësisë.

“Dënoj në termat më të ashpër të mundshëm sulmin brutal të mëngjesit të sotëm në Policinë e Kosovës, në të cilin një polic mbeti i vrarë dhe një tjetër u plagos gjatë detyrës në afërsi të Banjskës. Ngushëllime të përzemërta familjes dhe kolegëve të oficerit. Autorët e këtyre krimeve të neveritshme duhet të sillen menjëherë para drejtësisë. Paqja duhet të rivendoset dhe dialogu në interes të të gjitha komuniteteve duhet të vazhdojë”, ka shkruar Michael Davenport./Telegrafi/

24/09/2023 16:22-Gjermania dënon ashpër sulmin ndaj Policisë së Kosovës: Grupet e paligjshme të ndalojnë rrezikimin e jetëve

Ministria e Jashtme e Gjermanisë ka dënuar ashpër sulmin ndaj policisë së Kosovës në veri.

“Ne dënojmë sulmin e tmerrshëm ndaj Policisë së Kosovës në termat më të ashpër të mundshëm. Mendimet tona janë me familjen e oficerit të vrarë dhe të plagosurit rëndë”, ka shkruar në platformën X, ministria e Jashtme e Gjermanisë.

“Grupet e armatosura të paligjshme duhet të ndalojnë rrezikimin e jetëve. Autorët duhet të mbajnë përgjegjësi”, ka njoftuar tutje ministria e Jashtme e Gjermanisë.

Në njoftim poashtu thuhet se i dërguari special Manuel Sarrazin do të udhëtojë sot në Kosovë./Telegrafi/

24/09/2023 15:45-“Të vdesësh për atdhe është sikur të rilindësh përsëri”, në Prishtinë vendoset një baner për policin e vrarë në veri

382757925 10228052234664680 8283818934626385306 n

Një polic i Policisë së Kosovës është vrarë mëngjesin e sotëm në veri.

Polici Afrim Bunjaku u vra derisa ishte në krye të detyrës së tij, ai u vra nga grupe kriminale në orët e hershme të mëngjesit.

Pas vrasjes së tij, disa qytetarë kanë vendosur disa banerë në Prishtinë ku shkruhet “Të vdesësh për atdhe është sikur të rilindësh përsëri”.

24/09/2023 15:42-Raportohet se është plagosur edhe një pjesëtar tjetër i policisë në veri

Në veri situata vazhdon të jetë e tensionuar.

Pas vrasjes së një pjesëtari të policisë në orët e hershme të mëngjesit të sotëm dhe plagosjes së një tjetri, policia pasdite ka konfirmuar se është vrarë edhe njëri nga sulmuesit.

Ndërkaq Telegrafi nga burime mëson se pak minuta më parë është plagosur edhe një tjetër pjesëtar i policisë.

Gjendja e tij thuhet të jetë jashtë rrezikut për jetë.

24/09/2023 15:30-Shefi i EULEX-it dënon sulmin në veri

Screenshot 1 81

Shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, ka thënë se është i tmerruar nga sulmi i të dielës në veri të Kosovës, ku mbeti i vdekur një polic dhe u lënduan dy të tjerë.

Në sulmin në afërsi të fshatit Banjskë në Zveçan, u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku.

“Ngushëllimet më të thella për familjen e zyrtarit policor që vdiq në detyrë. I uroj shërim të shpejtë dy policëve tjerë të lënduar. EULEX-i, si reaguesi i dytë i sigurisë në Kosovë, është i angazhuar plotësisht dhe po e monitoron nga afër situatën në vendin e ngjarjes e është i gatshëm për të përkrahur institucionet e Kosovës në masën maksimale të mundshme, në ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë për të gjitha komunitetet, në koordinim të ngushtë me KFOR-in”, ka shkruar Barbano në platformën "X".

24/09/2023 15:08-Gërvalla i reagon Borrellit: E turpshme, asnjë fjalë kundër terroristëve që vrasin policët

Gervalla Borrell scaled 1

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla i ka reaguar Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell për deklaratën e tij lidhur me sulmin e armatosur ndaj policisë në veri të vendit, ku një pjesëtar u vra dhe një tjetër u plagos.

Gërvalla ka thënë se asnjë fjalë Borrelli nuk e ka tha në mbështetje të Policisë së Kosovës e as kundër terroristëve.

“Zoti Borrell, vërtet? Terroristët vrasin policët - dhe ju thërrisni "të gjithë aktorët"? Asnjë fjalë mbështetje për policinë? As kundër terroristëve? A i referuat edhe sulmeve terroriste në Spanjë si "armiqësore"?, ka shkruar Gërvalla në platformën “X”.

Ajo e ka quajtur këtë reagim të turpshëm duke pyetur se si “mund ta tolerojnë më këtë cinizëm anëtarët e BE-së?”. /Telegrafi/

24/09/2023 14:56-Ministri Maqedonci: Dorasit sigurisht se nuk mund të jenë tjetër përveçse kriminel të dirigjuar nga Beogradi

Mbledhja e Qeverise Ejup Maqedonci foto Ridvan Slivova 17

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka reaguar pas zhvillimeve në veri, ku grupe të armatosura kriminale kanë sulmuar Policinë e Kosovës, ku një polic është vrarë, një është plagosur dhe një është lënduar.

Ministri ka dënuar sulmin terrorist ndaj pjesëtarëve të Policisë së Republikës së Kosovës, transmeton Telegrafi.

“Dorasit sigurisht se nuk mund të jenë tjetër përveçse kriminel të dirigjuar nga Beogradi, me qëllim destabilizimin e vendit. Veprime të tilla për eskalim të situatës nuk do zmbrapsin organet e sigurisë për të kryer detyrën e tyre, dhe as nuk do të na bëjnë të ndryshojmë qëndrim në raport me Serbinë kur bëhet fjalë për interesat tona shtetërore”, thotë ai.

24/09/2023 14:49-Britania e Madhe bënë thirrje për qetësi: Institucionet e Kosovës të lejohen të hetojnë dhe të identifikojnë autorët e këtij sulmi

Ambasada Britanike e pershendet suksesin e Kosoves lidhur me ceshtjen

Sulmi i armatosur sot në veri të vendit ndaj Policisë së Kosovës, rezultoi fatal për njërin nga pjesëtarët e PK-së ndërkaq një tjetër mbeti i plagosur.

Për këtë rast ka reaguar edhe ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë.

“Britania e Madhe dënon sulmin e dhunshëm ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë në orët e hershme të mëngjesit të sotëm. Ngushëllimet tona më të thella shkojnë për familjen dhe kolegët e policit të Kosovës Afrim Bunjaku, i vrarë në krye të detyrës. I urojmë shërim të shpejtë oficerëve të plagosur në sulm”, thuhet në reagimin e ambasadës.

Më tej në ambasadë thuhet se “ne bëjmë thirrje për qetësi dhe për zgjidhje paqësore të situatës së vazhdueshme në Banjskë”.

“Institucionet e Kosovës duhet të lejohen të hetojnë dhe të identifikojnë autorët e këtij sulmi të tmerrshëm, në mënyrë që ata të sillen para drejtësisë në përputhje me sundimin e ligjit. E mirëpresim bashkërendimin e ngushtë të Policisë së Kosovës, si reagues i parë, me EULEX-in dhe KFOR-in”, thuhet në reagim. /Telegrafi/

24/09/2023 14:39-Policia konfirmon: Vritet njëri nga sulmuesit në veri

16 1

Policia e Kosovës ka konfirmuar se është vrarë njëri nga sulmuesit në veri.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se grupet kriminale po vazhdojnë me sulme ndaj Policisë, ku është dashtë t’i kundërpërgjigjen atyre, ku sipas informacioneve tashmë është vrarë një sulmues, transmeton Telegrafi.

“Njësitet policore konform situatës dhe rrezikut të shfaqur nga sulmet sporadike të grupeve kriminale, në vetëmbrojtje të tyre dhe të qytetarëve të asaj zone, janë detyruar t’iu kundërpërgjigjen grupeve kriminale, ku referuar informacioneve të deritanishme, një nga sulmuesit është vrarë”, njofton Policia.

Lajmin e plotë mund ta gjeni KËTU.

24/09/2023 14:27-Reagon KFOR-i: Po monitorojmë nga afër situatën, PK-ja ka përgjegjësinë parësore për menaxhimin e incidentit në terren

oznaka kfor 12072012 e1670847038755

KFOR-i ka reaguar pas vrasjes së një pjesëtari të Policisë së Kosovës sot në veri, dhe plagosjes së një tjetri.

Në reagimin e tyre thuhet se KFOR-i vazhdon të monitorojë nga afër situatën në Banjska dhe trupat e KFOR-it janë të pranishme në zonë, të gatshme për t’iu përgjigjur nëse kërkohet.

“Policia e Kosovës, si reaguese e parë, ka përgjegjësinë parësore për menaxhimin e incidentit në terren.

Komandanti i KFOR-it është në kontakt të ngushtë dhe të vazhdueshëm me të gjitha palët e interesuara ndërkombëtare, përfshirë BE-në, Shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Serbisë dhe me institucionet në Kosovë, dhe po punon intensivisht për të gjetur një zgjidhje”, thuhet në reagimin e KFOR-it.

Tutje thuhet se misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO dënon fuqishëm sulmin kundër Policisë së Kosovës dhe dërgon ngushëllimet më të thella për familjen dhe të dashurit e të ndjerit. /Telegrafi/

24/09/2023 14:20-Lajçak: Dënoj fuqishëm sulmin e tmerrshëm kundër Policisë së Kosovës

Miroslav Lajcak foto Ridvan Slivova 7

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirsolav Lajçak, ka reaguar pas sulmeve ndaj Policisë së Kosovës në veri, ku një polic u vra, një u plagos dhe një u lëndua.

Lajçak thotë se dënon fuqishëm sulmet ndaj policisë, dhe se dhuna është e papranueshme, transmeton Telegrafi.

“Dënoj fuqishëm sulmin e tmerrshëm kundër policisë së Kosovës mbrëmë. Dhuna e çdo forme është absolutisht e papranueshme. Zemra ime është me viktimat, familjet dhe kolegët e tyre. Autorët duhet të dalin para drejtësisë. Të gjithë duhet t’i kthehen dialogut menjëherë”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

24/09/2023 13:54-Ishin në detyrë së bashku, rrëfimi i policit Shala për kolegun që ra në krye të detyrës në veri

76

Fahri Shala, pjesëtar i Policisë së Kosovës ka treguar se si kanë ndodhur sulmet sot në veri, ku ishte bashkë me policin që u vra, Afrim Bunjaku.

Shala përmes një postimi në Facebook ka shkruar se ata janë sulmuar në mënyrë tinzare nga kriminelët, transmeton Telegrafi.

“Sot në orët e para të mëngjesit derisa ishim duke i kryer detyrat zyrtare dhe ligjore së bashku me Rreshterin tim Afrim Bunjaku, nga kriminelet në mënyrë tinzare u sulmuam dhe në këtë rast u vra Rreshteri Afrim Bunjaku. Me trishtim të madh dhe zemër të thyer dëshirojmë të përshkruajmë ndjenjat e mia të thella të dhimbjes dhe humbjes për kolegun tonë të nderuar Rreshter Afrim Bunjaku. Ai la pas një ndikim të thellë jo vetëm në jetën tonë profesionale, por edhe në jetën tonë personale”, thotë ai.

Tutje, Shala ka thënë se polici i vrarë ka qenë njeri i jashtëzakonshëm dhe me karakter të fortë.

“Kolegu ynë Rreshter Afrim Bunjaku ishte një njeri i jashtëzakonshëm, me një karakter të fortë dhe një përkushtim të paepur ndaj detyrës së tij. Ai punoi me përkushtim në detyrën zyrtare dhe solli një ndryshim të vërtetë në komunitetin tonë dhe në jetën e të tjerëve. Kujtimet me të janë të pafund, nga momentet e gëzueshme të bashkëpunimit profesional deri te kujtimet personale të ndarë me të gjatë rrugës sonë të përbashkët. Ai ishte një mik i vërtetë dhe një koleg i shkëlqyeshëm”, shton mes tjerash ai.

Lajmin e plotë mund ta gjeni duke klikuar KËTU.

24/09/2023 13:50-Deputetja britanike për vrasjen e policit: Tjetër sulm i orkestruar ndaj forcave të rendit në Kosovë

alicia kearns ustrajno uz bih alicia kearns 61d7e93e3520e

Deputetja britanike, Alicia Kearns ka reaguar pas vrasjes së zyrtarit policor në veri të Kosovës, dhe plagosjes së një polici tjetër.

Kearns në platformën “X” ka shkruar se është thellësisht e shqetësuar për një tjetër sulm të orkestruar ndaj forcave të rendit në Kosovë.

“Zemra ime është me familjen e rreshterit të vrarë dhe të policëve të lënduarve që u shërbejnë komuniteteve të Kosovës. Policia e Kosovës duhet të jetë në gjendje të mbrojë sundimin e ligjit pa kërcënim të dhunës”, ka shkruar Kearns.

Deputetja ka shkruar se situata ende vazhdon të jetë e tensionuar pasi që po vazhdojnë të shtënat me armë zjarri në Manastirin e Banjskës.

“Imazhet fillestare tregojë se personat e armatosur janë milici të financuara mirë dhe të pajisura, duke përfshirë edhe automjete të blinduara. Përgjegjësit duhet të përballen me drejtësinë. Le të shpresojmë që askush tjetër të mos lëndohet”, ka shkruar Kearns.

24/09/2023 13:38-Vjen reagimi edhe nga BE: Autorët përgjegjës duhet të përballen me drejtësinë

josep borrell ue 1 e1679847556581

Bashkimi Evropian ka reaguar pas situatës së sotme në veri të vendit.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell në një deklaratë për media ka thënë se dënon ashpër sulmin e sotëm ndaj policëve të Kosovës.

“Dënoj në termat më të ashpër të mundshëm sulmin e shëmtuar nga një bandë e armatosur kundër policëve të Kosovës në Banjskë në veri të Kosovës, i cili la të vdekur një polic dhe dy të plagosur. Të gjitha faktet rreth sulmit duhet të vërtetohen. Autorët përgjegjës duhet të përballen me drejtësinë”, thuhet në deklaratën e Borrellit.

Ai shton se më shumë jetë të pafajshme janë në rrezik në armiqësitë e vazhdueshme në rrethinat e Manastirit të Banjskës.

“Këto sulme duhet të ndalen menjëherë. EULEX-i, si reagues i dytë i sigurisë, është në terren dhe në kontakt të ngushtë me autoritetet dhe KFOR-in.

BE-ja dhe shtetet e saj anëtare vazhdimisht u bëjnë thirrje të gjithë akterëve që të punojnë për të de-përshkallëzuar situatën në veri të Kosovës”, ka shtuar Borrell.

24/09/2023 13:35-Sveçla jep detaje nga zhvillimet në veri: Burimi i sulmeve me armë zjarri është manastiri në Banjska të Zveçanit dhe përreth

Xhelal Svecla foto Ridvan Slivova 6

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, thotë se grupe të maskuara dhe të pajisura me armë të rënda po vazhdojnë sulmet ndaj Policisë së Kosovës.

Ministri ka thënë se “grupet kriminale të mirë organizuara dhe të dirigjuara nga Beogradi, pas bllokimit të urës me mjete të rënda dhe pamundësimit të qasjes në fshatit Bajnskë, kanë sulmuar në pritë njësitë policore, ku për pasojë rreshteri i policisë së rendit Afrim Bunjaku është vrarë, dhe dy të tjerë janë plagosur gjendja e të cilëve është stabile”.

“Sulmi ka ardhur dhe po vazhdon akoma nga njësi profesionale të përgatitura dhe me një përbërje prej mbi 30 personave, të uniformuar, të maskuar dhe të pajisur ushtarakisht me mjete të blinduara dhe armë të rënda të llojeve të ndryshme. Burimi i sulmeve me armë zjarri është manastiri në Banjska të Zveçanit dhe përreth. Njësitë tona policore janë aktivizuar në terren, të njëjtat kohë pas kohe janë duke u sulmuar me armë zjarri nga pozicione të ndryshme, nga grupet e organizuara dhe të armatosura rëndë”, thotë ministri Sveçla.

24/09/2023 13:26-Pas Bërnjakut, mbyllet edhe pika tjetër kufitare me Serbinë, Jarinjë

Në veri të vendit vazhdon të ketë tensione, pasi grupe të armatosura serbe kanë hyrë në territorin e Kosovës, ku mëngjesin e së dielës u vra një polic, dhe një tjetër ka mbetur i plagosur.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar njofton se pas mbylljes së pikës kufitare Bërnjak, tashmë është mbyllur edhe pika tjetër kufitare me Serbinë, Jarinje, transmeton Telegrafi.

24/09/2023 13:10-Ambasadori i Francës dhe Italisë reagojnë për vrasjen e policit, kërkojnë që autorët të sillen para drejtësisë

360 F 23265413 nTL0nNDXOzvyL6WepPQZD97i0kQQayhD

Ambasadori i Francës, Oliver Guerot dhe ai i Italisë, Antonello De Riu kanë reaguar lidhur me vrasjen e zyrtarit policor sot në veri të vendit.

Guerot ka thënë se sulmi ndaj policisë është i papranueshëm.

“Sulmi kundër Policisë së Kosovës është i papranueshëm. Mendimet e mia janë me viktimat dhe familjet e tyre. Autorët duhet të arrestohen dhe të sillen para drejtësisë”, ka shkruar ambasadori francez.

Edhe ambasadori De Riu ka kërkuar që kryerësit e këtij akti të sillen para drejtësisë.

“Ambasadori i Italisë Antonello De Riu dënon ashpër sulmet ndaj Policisë së Kosovës dhe shpreh ngushëllimet më të thella për të dashurit e oficerit të ndjerë gjatë kryerjes së detyrës. Ata që janë përgjegjës për aksionin e vrasjes duhet të sillen para drejtësisë”, ka shkruar ambasada e Italisë në Kosovë. /Telegrafi/

24/09/2023 13:00-Zv.drejtori i Policisë së Kosovës: Personat e armatosur janë të rrethuar – ka ende shkëmbim zjarri

383244801 186430397814606 7022924930937076462 n

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti ka thënë se nga sulmi në veri, deri më tash siç dihet një rreshter është vrarë ndërsa një tjetër është plagosur dhe lënduar.

Ai në një konferencë për media ka thënë se nuk ka informata nëse ka ndonjë viktimë nga grupi që ka sulmuar Policinë e Kosovës, siç është raportuar.

Hoti ka shtuar se shkëmbimi i zjarrit në veri po vazhdon ende.

“Deri më tani që kemi informacione zyrtare është një të vrarë dhe dy kolegë që njëri është i lënduar tjetri i plagosur. Nuk ka informacione nga pala tjetër. Momentin që po flasim ka ende shkëmbim zjarri”, ka thënë Hoti.

Ai ka shtuar se personat që kanë sulmuar policinë, janë të rrethuar.

“Këta persona, që posedojnë kalibër të ndryshëm të armatimit, janë të rrethuar. Kemi marrë masat e sigurisë, kemi vendosur perimetrin e sigurisë”, ka thënë Hoti.

Hoti ka shtuar se janë në koordinim të plotë me KFOR-in.

24/09/2023 12:46-Të maskuar e të armatosur – Kurti publikon fotografitë e grupit kriminal që sulmuan policinë në veri

2 39

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në konferencën për media ka publikuar fotografitë e grupit të përbërë prej mbi 30 personave të cilët dyshohet se kanë sulmuar policinë.

Kurti ka treguar se këta persona kanë hyrë brenda territorit të Kosovës me xhipa pa targa e autoblinda.

Kryeministri u ka bërë thirrje këtyre personave që të dorëzohen.

“Sulmet po vazhdojnë, janë së paku 30 persona të armatosur rëndë, profesionistë , të cilët ndodhën nën rrethimin e Policisë, i ftoj të dorëzohen”, deklaroi Kurti para mediave.

Kurti shtoi se kjo nuk ka të bëjë me kontrabandë por formacion ushtarako-policor të armatosur.

“Nuk kemi të bëjmë me banda të kontrabandës, por formacione ushtrako-policore. U takon eskpertëve të na tregojnë për këta persona”, tha Kurti.

6 14

5 27

13 4

24/09/2023 12:42-Dioqeza e Prizrenit reagon për sulmin në veri: Persona të maskuar të armatosur gjenden brenda oborrit të Manastirit të Banjskës

Screenshot 2 69

Dioqeza Rashkë-Prizren ka thënë se persona të maskuar të armatosur gjenden brenda oborrit të Manastirit të Banjskës, ndërsa po dëgjohen herë pas here edhe të shtëna armësh.

Dioqeza ka thënë se dënon ashpër sulmin në mëngjesin e sotëm, ku mbeti i vdekur rreshteri policor Afrim Bunjaku, ndërsa u lëndua polici Alban Rashiti.

Tutje në reagimin e saj thuhet se brenda Manastirit të Banjskës janë mbyllur një grup besimtarësh nga Novi Sadi dhe igumeni Danilo. Po ashtu gjendet edhe “vëllazëria e Manastirit”.

“Ky është incident i rëndë me implikime potencialisht të gjëra. Prandaj, është e domosdoshme të merren gjitha veprimet e nevojshme për ta ruajtur qetësinë dhe rendin. Dioqeza i shpreh ngushëllime më të thella familjes së policit të ndjerë dhe sinqerisht shpreson në shërimin e shpejtë të të lënduarve. Dioqeza është thellësisht e shqetësuar, pasi sipas raportimeve, një grup i armatosur i maskuar depërtoi brenda portave të Manastirit, duke përdorur një automjet të blinduar.

Aktualisht, një grup besimtarësh nga Novi Sadi, përfshirë edhe igumenin Danilo, si dhe vëllazërinë e Manastirit, janë brenda. Për siguri, ata u mbyllën në konvikt, si dhe tempulli i Manastirit është mbyllur po ashtu. Persona të armatosur të maskuar lëvizin nëpër oborr dhe herë pas here dëgjohen të shtëna armësh. Dioqeza dënon ashpër dhunën e hapur që ushtrohet në objektin fetar të Kishës ortodokse Serbe, duke u bërë thirrje të gjitha palëve që t’i japin fund konfliktit sa më parë”, thuhet në reagimin e Dioqezës.

24/09/2023 12:35-Kurti: Ditë e rëndë për vendin tonë, janë 30 persona të armatosur që po vazhdojnë sulmet ndaj Policisë së Kosovës

383345218 6365952006867912 8466533330559473550 n 1

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media ka folur pas sulmeve me armë zjarri ndaj Policisë së Kosovës mëngjesin e sotëm, ku një polic u vra, një mbeti i plagosur dhe një tjetër mbeti i lënduar.

Kurti e quajti ditë të rëndë, ndërsa dënoi sulmet ndaj Policisë së Kosovës.

“Rreth orës 03:00 ka humbur jetën rreshteri ynë, ndërsa një polic është plagosur. Sulmet e grupeve të armatosura janë duke vazhduar, ne dënojmë sulmin kriminal dhe terrorist. Krimet të mbështetura dhe të organizuara nga Serbia po e sulmojnë shtetin tonë. Ne mbrojmë ligjshmërinë, mbrojmë qytetarët dhe Kosovën e pavarur. Kriminelët do të dështojnë. Qeveria është e gatshme për të iu përgjigjur krimeve dhe kriminelëve. Qëndrojmë pranë familjeve të policëve. Ftoj qytetarët të ruajnë qetësinë dhe të tregojnë maturi. Sulmet po vazhdojnë, janë së paku 30 persona të armatosur rëndë, profesionistë , të cilët ndodhën nën rrethimin e Policisë, i ftoj të dorëzohen”, deklaroi Kurti para mediave.

24/09/2023 12:07-Kryetari i Parlamentit të Serbisë, fajëson Kurtin për ngjarjen tragjike në veri

2022091311094 63c064f0 afde 4b35 a2b8 aab030ab526f

Kryetari i Parlamentit të Serbisë, Vlladimir Orlliq, ka reaguar pas situatës në veri. Orlliq ka shtuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është përgjegjës për çfarëdolloj dhune, dhe se është ngutur për t’i fajësuar serbët për zhvillimet në Banjskë të Zveçanit.

Në këtë lokacion, të dielën në mëngjes është vrarë një zyrtar i Policisë së Kosovës dhe dy të tjerë janë plagosur.

Sipas Orlliq, Kurti është ngutur duke i akuzuar serbët për ngjarjet në Banjskë.

“E keni parë reagimin e Albin Kurtit, i cili menjëherë filloi, nxitoi të akuzonte serbët, duke thënë se ishte një veprim i organizuar. Nëse flasim se kush është përgjegjës për çfarëdo lloj dhune – është ekskluzivisht Albin Kurti dhe këtë e dinë të gjithë. Dhe gjithçka që ai ka bërë në muajt e kaluar me terrorin më brutal të mundshëm që ka kryer kundër popullit duarzbathur serb, ai e bëri pikërisht sepse donte një përshkallëzim të hapur dhe sepse donte të shkaktonte dhunë”, ka thënë Orliq për mediumin serb “TV Prva”.

Autoritetet në Kosovë e kanë fajësuar Serbinë për vrasjen, dhe sulmin e kanë konsideruar terrorist.

.

24/09/2023 11:51-Ministri Vitia viziton policin që u plagos në veri

379639642 330149639563098 7388587401911517837 n

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se sapo kanë marrë lajmin për vrasjen e policit në veri, kanë ngritur kapacitet në spitale.

"Në orët e sotme të mëngjesit e kemi marr lajmin dhe janë ngritur të gjitha kapacitetet në Spitalin e Mitrovicës, për të reaguar sa më shpejt nëse do të ketë nevojë", ka thënë Vitia.

Ai po ashtu tha se gjendja shëndetësore e policit të plagosur është e mirë.

Ministri gjithashtu foli edhe për problemin që pati sot në QKUK me mungesë të energjisë elektrike, për të cilën u shpreh se janë marrë masa të shpejta për sanimin e këtij problemi.

24/09/2023 11:45-Sindikata e policisë: Po përcjellim nga afër sulmet terroriste që po i bëjnë grupet kriminale

Alarm per bombe te Rektorati i UP se skuadra e bombave policia e kosoves foto Ridvan Slivova 85

Sindikata e Policisë së Kosovës, ka reaguar pas vrasjes së sotme të policit në veri dhe plagosjes së një zyrtari tjetër.

“Në orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme, nga grupe kriminale e terroriste të organizuara, në veri të vendit, është sulmuar Policia e Kosovës, me ç’rast ka mbetur i vrarë Rreshteri policor Afrim Bunjaku dhe është plagosur zyrtari policor, Alban Rashiti.

Sindikata e Policisë së Kosovës i shpreh ngushëllime familjes së ngushtë, miqve dhe të gjithë pjesëtareve të Policisë së Kosovës, kurse policit të lënduar i urojmë shërim të shpejtë”, thuhet në reagim.

Sindikata e Policisë së Kosovës ka shtuar se është duke përcjellë nga afër zhvillimet e ditës së sotme dhe dënon ashpër sulmet terroriste që po i bëjnë grupet kriminale ndaj shtetit tonë.

“Policia e Kosovës është duke vepruar sipas autorizimeve ligjore dhe Kushtetuese në mbrojtje të integritetit të Republikës së Kosovës”, thuhet në reagim.

24/09/2023 11:32-Shefja e UNMIK-ut e dënon ashpër vrasjen e policit në veri

srsg ziadeh dsc3265 pressrelease

Udhëheqësja e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), Caroline Ziadeh e ka dënuar ashpër vrasjen e zyrtarit të Policisë së Kosovës në veri.

Ajo e ka cilësuar dhe rastin si “incident tragjik”.

Ziadeh ka bërë thirrje për nxjerrje të kryesve të aktit para drejtësisë.

"Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm (PSSP) dhe Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh shpreh dhimbjen dhe ngushëllimet e saj të thella për humbjen e jetës së një polici të Kosovës dhe dënon pa mëdyshje këtë incident tragjik në termat më të ashpër. Ajo bën thirrje që përgatitësit të mbajnë përgjegjësi dhe u uron oficerëve të lënduar shërim të shpejtë", thuhet në reafim.

UNMIK-u po monitoron nga afër situatën dhe u kërkon të gjitha palëve të tregojnë përmbajtje.

24/09/2023 11:31-Reagon familja e policit të vrarë në veri: Të vdesësh për atdhe është sikur të rilindësh përsëri

555 1

A.B është polici që u vra sot në orët e hershme të mëngjesit gjatë detyrës zyrtare në veri.

Familjarët e policit në një njoftim në Facebook kanë shkruar se ai u vra derisa ndodhej në detyrë, në mbrojtje të integritetit territorial dhe sovranitetit të vendit, transmeton Telegrafi.

*TË VDESËSH PËR ATDHE ËSHTË SIKUR TË RILINDËSH PËRSËRI.* Të nderuar miq, të dashur familjarë, Sot, në orët e hershme të mëngjesit erdhi një lajm i kobshëm për familjen tonë Bunjaku nga Samdrexha e Vushtrrisë. Familjari jonë *AFRIM BUNJAKU* , Toger në policinë e Kosovës është vrarë derisa ndodhej në detyrë, në veriun e Kosovës, në mbrojtje të integritetit territorial dhe sovranitetit të vendit gjë të cilën e bëri me nder e krenari deri në frymën e fundit. E pikëlluar familja Bunjaku nga Samadrexha e Vushtrrisë”, thuhet në njoftimin e familjes.

24/09/2023 11:14-Përfundon mbledhja e Këshillit të Sigurisë – raportohet sërish për të shtëna në veri

Policia e Kosoves i ekspozon me rastin e 24 vjetorit te themelimit Forcat Speciale foto Ridvan Slivova 40

Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Sigurisë të Kosovës, e cila u mbajt pas rastit të sotëm në veri ku një polic mbeti i vrarë dhe një tjetër u plagos.

Ende nuk dihet se çfarë vendimi është marrë në këtë mbledhje.

Ndërkaq në veri po raportohet se ka sërish të shtëna mes grupeve kriminale serbe dhe Policisë së Kosovës.

Telegrafi ka raportuar më herët se grupet kriminale të cilat janë maskuara po qëndrojnë brenda Manastirti në Banjskë, ku edhe u vra reshteri i Policisë së Kosovës.

Gjithnjë sipas raportimeve jozytare thuhet se këto grupe po furnizohen me armatim nga Nishi.

Ndërkaq në “Telegram” janë publikuar pamjet e shkëmbimit të zjarrit mes grupeve kriminale serbe dhe policisë.

24/09/2023 11:03-Ambasadori gjerman reagon pas vrasjes së policit në veri: Autorët e sulmit duhet të dalin para drejtësisë

jorn Rohde  1 e1678632850285

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në veri, ku një polic u vra, një u plagos, dhe një tjetër u lëndua.

Ambasadori Rohde thotë se autorët e këtij sulmi duhet të dalin të dalin para drejtësisë.

Gjithashtu, në reagimin e tij, ai ka pohuar se e mbështesin plotësisht deklaratën e homologut të tij amerikan, Jeffrey Hovenier, i cili më herët tha se ShBA-ja i dënon sulmet e orkestruara ndaj policisë.

“Sundimi i ligjit duhet të zbatohet në Kosovë. Ngushëllimet e mia të përzemërta shkojnë për familjen e policit të vdekur dhe për policët e plagosur të Policisë së Kosovës”, deklaroi Rohde në Twitter.

24/09/2023 10:53-Sulmi në veri thuhet se është kryer nga njësi të specializuara të sigurisë së Serbisë

383081537 1177220996525495 6116207314443023286 n

Rasti i sotëm në veri të vendit, ku një polic mbeti i vrarë dhe një tjetër u plagos, ka nxitur reagime të shumta dhe ka bërë që institucionet e sigurisë të mblidhen.

Burime të Telegrafit nga organet e sigurisë kanë thënë se Serbia me mekanizma të sigurisë, ka ndërhyrë drejtpërsëdrejti në veri, duke organizuar një pritë të armatosur ku ka mbetur i vrarë një zyrtar policor dhe një tjetër është plagosur.

“Sulmi, është kryer nga njësi të specializuara të sigurisë së Serbisë, të cilat kanë shkelur integritetin dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës”, i kanë thënë Telegrafit këto burime.

Ndryshe pas situatës së krijuar kryeministri ka ftuar mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së Kosovës.

Kjo mbledhje ka nisur në orën 10:00.

Edhe Drejtori i Institutit Octopus, Agim Musliu ka shkruar se kjo është paralajmëruar nga vet Vuçiqi.

“Serbia ka sulmuar Kosovën!Në pritë organizuar paraushtarake serbe, u vra një pjesëtar i Policisë së Kosovës! Reagimin e pat lajmëruar vet Vuçiqi! E arritur e Putinit – dështim i Perëndimit”, ka shkruar Musliu.

24/09/2023 10:48-Avokati serb Stojkoviq: Sulmi nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen e Aleksandar Vuçiqit dhe BIA-s për FSB-në ruse

cedomir stojkovic

Avokati nga Beogradi, Çedomir Stojkoviq ka reaguar pas vrasjes së një zyrtari policor dhe plagosjen e një tjetri në veri të Kosovës.

Stojkoviq në shkrim në rrjetin social X, ka theksuar se ky sulm nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen e Aleksandar Vuçiqit për Shërbimin e Brendshëm rus (FSB).

“Ky sulm nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen e Aleksandar Vuçiqit për FSB-në ruse. Ky sulm nuk do të ishte i mundur nëse shërbimet e inteligjencës dhe kundërzbulimit të Serbisë nuk do të ishin vendosur nën ndikimin dominues të Federatës Ruse. Kujtojmë se BIA drejtohet nga një rus”, ka shkruar Stojkoviq. /Telegrafi/

24/09/2023 10:44-Vjen reagimi i SHBA-ve pas rastit në veri: Dënojmë sulmet e orkestruara ndaj policisë, autorët të sillen para drejtësisë

marreveshjeve te mirekuptimit nga USAID i ndermjet Universitetit te Iowas dhe Universitetit te Pejes Prizrenit dhe te Prishtines Jeffrey Hovenier foto Ridvan Slivova 24 e1689074904696

Ambasadori i SHBA-ve, Jeff Hovenier ka reaguar pas ngjarjeve në veri të vendit.

Hovenier ka shkruar se dënojnë ashpër sulmet e okrestrara, të dhunshme ndaj Policisë së Kosovës.

“PK ka përgjegjësi të plotë dhe legjitime për zbatimin e sundimit të ligjit në Kosovë. Autorët duhet dhe do të mbajnë përgjegjësi dhe do të sillen para drejtësisë. I shpreh ngushëllimet në emër të Shteteve të Bashkuara familjes për vdekjen e rreshterit të Policisë së Kosovës të vrarë në krye të detyrës”, ka shkruar Hovenier.

Edhe ambasada e SHBA-ve, ka lëshuar një deklaratë ku ka dënuar këtë ngjarje tragjike.

“Ne po e monitorojmë situatën nga afër dhe i dënojmë këto akte të dhunshme ndaj autoriteteve legjitime të Republikës së Kosovës”, thuhet në deklaratën e ambasadës. /Telegrafi/

24/09/2023 10:24-Abdixhiku: Sulmet e bandave kriminale e terroriste me adresë nga Beogradi s’mund ta zmbrapsin Kosovën

lumir abdixhiku e1669835717106

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas rastit që ndodhi sot në veri të vendit, ku një polic u vra dhe një tjetër është plagosur.

Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka shkruar se ky është sulm terrorist ndaj Policisë së Kosovës.

“Sulmi terrorist ndaj Policisë së Kosovës dhe vrasja e një polici në detyrë, janë sulme ndaj Republikës së Kosovës dhe vet rendit Kushtetues. Në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës, shprehi ngushëllimet më të thella familjes së policit të vrarë. Policit të plagosur, Alban Rashiti, ndërsa i uroj shërim të shpejtë”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai ka shtuar se në këto momente të vështira për vendin, të gjithë jemi me Policinë e Kosovës.

“Jemi me djemtë e vajzat tona në detyrë në veri. Sulmet e bandave kriminale e terroriste me adresë nga Beogradi s’mund ta zmbrapsin Kosovën nga e drejta për vendosje të rendit, ligjshmërisë e vet sovranitetit. Institucionet e rendit e drejtësisë tē sjellin autorët e këtij krimi sa më parë para drejtësisë”, u shpreh Abdixhiku.

I pari i LDK-së ka theksuar se “në këto momente të vështira, Kosovës i duhen miq e aleatë. Me ta, bashkë, do të kapërcejmë secilën sfidë”.

24/09/2023 10:18-Zhvillimet në veri, ShSKUK njofton se ka ngritur gjendjen e gatishmërisë në spitale

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka ngritur gjendjen e gatishmërisë në institucionet shëndetësore.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se kjo po ndodhë pas ngjarjeve të ndodhura në Leposaviq.

“Gatishmëria është ngritur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës dhe atë të Vushtrrisë. Njëkohësisht, ShSKUK njofton se mbrëmë mjekët e Spitalit të Mitrovicës dhe pastaj ata të QKUK-së, kanë trajtuar policët e plagosur të cilët pas ekzaminimeve mjekësore dhe ndërhyrjeve të nevojshme janë jashtë rrezikut për jetë”, transmeton Telegrafi.

ShSKUK shpreh ngushëllime të thella për familjen e policit të vrarë dhe të plagosurve ju uron shërim të shpejtë. /Telegrafi/

24/09/2023 10:14-Vrasja e policit në veri të Kosovës, vijnë reagimet nga Shqipëria: Beogradi të distancohet nga kjo ngjarje e rëndë

meta basha

Kreu i Partisë Demokratike (PD), Lulzim Basha i është bashkuar reagimeve pas sulmit ndaj Policisë së Kosovës, ku një zyrtar policor ka humbur jetën dhe janë plagosur dy të tjerë.

Në një reagim në rrjetet sociale, Basha i ka bërë thirrje Beogradit që të dënojnë dhe të distancohen nga kjo ngjarje e rëndë.

“I tronditur nga vrasja e punonjësit të Policisë së Kosovës dhe plagosja e një tjetër punonjësi ne Leposaviq. Mendimet dhe lutjet e mija janë me familjarët dhe kolegët e punonjësit që humbi jetën në krye të detyrës si dhe për daljen nga rreziku e shërimin e kolegut të tij të plagosur”, thuhet në reagimin e Bashës.

Ndërsa, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dënuar sulmin kriminal ndaj Policisë së Kosovës, teksa ka theksuar gjithashtu se kjo ngjarje e rëndë dhe e përsëritur tregon domosdoshmërinë e sundimit të ligjit në vendin tonë.

"Partia e Lirisë dënon sulmin kriminal ndaj Policisë së Kosovës në Leposaviq me pasojë vrasjen e një punonjësi policie dhe plagosjen e një tjetri. Kjo ngjarje e rëndë dhe e përsëritur tregon domosdoshmërinë e sundimit të ligjit. Mbështesim Policinë dhe autoritetet e Kosovës për të garantuar sigurinë publike dhe ndëshkuar autorët e kësaj ngjarje kriminale”, thuhet në reagimin e Metës. /Telegrafi/

24/09/2023 10:07-Kurti viziton policin e plagosur: Predha ishte e një granate dore që e hodhën kriminelët e orkestruar nga Serbia

380939595 862234608603601 1632315670472045935 n

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar policin e plagosur Alban Rashiti, i cili mbeti i plagosur sot në veri.

Kurti ka thënë se polici ishte plagosur në krahërorin e majtë, transmeton Telegrafi.

“Operacioni i heqjes së predhës nga krahërori i majtë i policit Alban Rashiti është kryer me sukses sot në mëngjes. Predha ishte e një granate dore që e hodhën kriminelët e orkestruar nga Serbia në drejtim të policisë së Kosovës gjatë sulmit të tyre terrorist afër urës në Banjskë të Zveçanit”, thotë ai.

Kryeministri shton tutje se gjatë vizitës në Klinikën Kirurgjike të QKUK-së ka takuar edhe familjen e Albanit e cila erdhi nga Velekinca e Gjilanit.

24/09/2023 10:00-Ali Ahmeti: Dënoj sulmin vrastar ndaj policisë së Kosovës, destabilizon rajonin

ali ahmeti

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar ndaj vrasjes së efektivitit të policisë së Kosovës në veriun e vendit.

“Sulmi vrastar ndaj shtetit të Kosovës dhe policisë së vendit është sulm ndaj paqes, stabilitetit dhe sigurisë së gjithë rajonit. Dënoj në formën më të ashpër sulmin ndaj policisë së Kosovës dhe vrasjen e efektivit si dhe plagosjen e të tjerēve në mëngjesin e sotëm në veri të Kosovës.

Ky provokim i rëndë është i qëllimshëm me agjendë të paracaktuar, andaj dhe duhet menaxhuar me gjakftohtësi dhe mençuri për arsye se pasojat mund të janë rajonale mbi paqen dhe stabilitetin", ka shkruar Ahmeti.

24/09/2023 09:51-Krasniqi: Ngushëlloj familjen e policit të rënë në detyrë, ndërsa policit të plagosur i uroj shërim sa më të shpejtë

Memli Krasniqi PDK Konference foto Ridvan Slivova 4

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se është i tronditur nga lajmi për vrasjen e një pjesëtari të Policisë së Kosovës dhe plagosjen e një tjetri, sot në pjesën veriore të Kosovës.

Krasniqi ka ngushëlluar familjen e policit, transmeton Telegrafi.

"I shpreh ngushëllimet më të thella familjes së policit të rënë në detyrë, ndërsa policit të plagosur i uroj shërim sa më të shpejtë. Sot, në këtë moment të dhembjes, qëndrojmë të bashkuar në përkrahje të policëve tanë, të cilët, përkundër sfidave ditore e sulmeve të bandave kriminale të kontrolluara nga Beogradi, po mbrojnë sovranitetin shtetëror në pjesën veriore të shtetit tonë", pohoi ai.

Kreu i PDK-së ka ftuar të gjithë të dënojnë sulmin kriminal ndaj Policisë së Kosovës.

"Ftoj të gjithë që ta dënojnë fuqishëm këtë sulm kriminal kundër Policisë së Kosovës, që është sulm direkt kundër shtetit të Kosovës. Kërkoj nga organet përgjegjëse që hetimet e plota të bëhen sa më shpejt dhe përgjegjësit të sillen para drejtësisë për të marrë dënimet meritore.

Në të njëjtën kohë, apeloj tek të gjithë qytetarët për vigjilencë e vetëpërmbajtje, sepse përshkallëzimi i situatës në veriun e vendit tonë i konvenon vetëm Serbisë dhe bandave kriminale nën kontrollin e saj. Po ashtu, ftoj partnerët ndërkombëtarë të Kosovës që të dënojnë qartë sulmin dhe t'i kërkojnë Serbisë urgjentisht ndalimin e ndërhyrjeve në territorin e Kosovës dhe provokimit të mëtejmë të situatës", theksoi ai. /Telegrafi/

24/09/2023 09:48-Polici i plagosur është jashtë rrezikut për jetë – ka lëndime në krahë, gjoks dhe këmbë

Policia e Kosoves i ekspozon me rastin e 24 vjetorit te themelimit Forcat Speciale foto Ridvan Slivova 41

Një polic ka mbetur i vrarë dhe një tjetër është plagosur nga sulmi i armatosur që ka ndodhur ndaj tyre sot në fshatin Banjskë në veri të vendit.

Policia ka njoftuar se përveç policit të vrarë dhe të plagosur edhe një tjetër është lënduar.

Polici i plagosur është jashtë rrezikut për jetë. Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin dr.Nazmi Kolgeci, drejtor i Klinikës së Kirurgjisë Torakale në QKUK.

Kolgeci ka treguar se zyrtari policor është pranuar në këtë klinikë rreth orës 06:00.

“Gjendja e tij është stabile. Është pranuar rreth orës 06:00 në Klinikën Torakale. Lëndimet i ka në krahun e majtë, në gjoks dhe në këmbën e djathtë. I kemi largu predhën nga rajoni i gjoksit, ndërkaq predhën tjetër i kanë larguar në Spitalin e Mitrovicës”, ka thënë Kolgeci. /Telegrafi/

24/09/2023 09:36-Haxhiu pas vrasjes së policit në veri: Krimi ka adresë dhe organizim, ai është Beogradi zyrtar me në krye me Vuçiqin

Albulena Haxhiu raporton ne Komisionin Ad hoc per Zhvillimin e Procesit te Vleresimit Kalimtar foto Ridvan Slivova 2 e1675440198589

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se vrasja e policit dhe plagosja e një polici tjetër në veriun e Kosovës nga strukturat e organizuara terroriste e kriminale të dirigjuara nga Beogradi, është sulm kundër sovranitetit të Republikës së Kosovës.

Haxhiu ka dënuar sulmin ndërsa ka bërë thirrje nga ndërkombëtarët që të reagojnë, transmeton Telegrafi.

"Dënoj ashpër këtë agresion të Serbisë dhe bëj thirrje tek partnerët tanë që të veprojnë, të dënojnë ashpër këtë akt dhe të jenë me Republikën e Kosovës duke marrë kështu anën e së drejtës. Nuk duhet të ketë qëndrime indiferente apo pozicionim që nuk i kontribuon sundimit të ligjit dhe drejtësisë. Krimi është i qartë, ka adresë dhe organizim, dhe ai është Beogradi zyrtar me në krye Vuçiqin", thotë ajo.

Ministrja shton tutje se që në orët e hershme të mëngjesit kam qenë në komunikim me institucionet përgjegjëse.

"Do të ketë bashkëpunim serioz institucional në kapjen e ekzekutorëve dhe sjelljen e tyre para drejtësisë. Në këtë moment të trishtë, shpreh ngushëllimet dhe solidaritetin tim me familjarët dhe kolegët e policit të vrarë. Jemi me ta në këto momente të vështira. Mbetet përkushtimi ynë që drejtësia të bëhet, krimi dhe terrorizmi të luftohen edhe në veri të vendit, dhe që paqja dhe stabiliteti të triumfojë në tërë Kosovën", theksoi ajo.

Haxhiu thekson më tej se "jemi me Policinë e Republikës tonë, në përpjekjen e tyre të pashembullt për ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial, në luftën e tyre për rend dhe ligj". /Telegrafi/

24/09/2023 09:27-Pacolli publikon fotografinë e policit të vrarë në veri

Behgjet Pacolli foto Ridvan Slivova 2

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka reaguar pas sulmeve të Policisë së Kosovës në veri, ku një polic u vra dhe një tjetër mbeti i plagosur.

Pacolli ka ngushëlluar familjen e policit të vrarë, ndëra ka thënë se sulmi është i rëndë ndaj ligjit dhe rendit, transmeton Telegrafi.

“Gjatë natës ka mbetur i vrarë njëri prej policëve tanë hero, Afrim Bunjaku, ndërsa një tjetër është plagosur. Ky është një sulm i rëndë ndaj ligjit dhe rendit, dhe nuk është gjë tjetër veçse një akt terrorizmi dhe duhet trajtuar si i tillë. Ngushëllimet e mia familjes Bunjaku, ndërsa policit tonë të lënduar i uroj shërim të shpejtë. Opozitë dhe pozitë, duhet të jemi të gjithë të bashkuar në këto momente”, thotë Pacolli.

24/09/2023 09:25-Rasti në veri, mblidhet Këshilli i Sigurisë së Kosovës

Ndertesa e Qeverise foto Ridvan Slivova 8

Pas ngjarjes tragjike që ndodhi sot në veri të vendit, ku një polic mbeti i vrarë dhe një tjetër është plagosur, pritet të mblidhet Këshilli i Sigurisë së Kosovës.

Kështu ka mësuar Telegrafi nga burime,

Mbledhja e Këshillit pritet që të nis për pak minuta.

Përmes një komunikate për media, Policia ka thënë se rreth orës 02:34 njësitet për reagim të shpejtë e kanë vërejtur se në hyrje të fshatit Banjskë, në urë janë vendosur dy mjete të rënda kamionë (pa targa) dhe hyrja në këtë fshat përmes urës nuk mund të bëhet, pasi ajo është bllokuar. /Telegrafi/

24/09/2023 09:19-Vazhdojnë të shtënat ndaj policisë në veri

veriu policia e1688735589188

Policia e Kosovës është sulmuar mëngjesin e së dielës në veri, ku për pasojë një polic ka mbetur i vrarë, një tjetër është plagosur dhe një është i lënduar.

Sulmi ndaj tyre është kryer nga persona të maskuar dhe të armatosur rëndë.

Telegrafi merr vesh se personat të cilët dyshohet se kanë kryer sulmin vazhdojnë të qëndrojnë ende në Manastirin e Banjska me mjete të blinduara.

Këta persona kanë sulmuar edhe stacionin policor në Leposaviq, ndërkaq herë pas here ka edhe gjuajtje në drejtim të policisë.

Telegrafi ka provuar të kontaktoj me policinë për të marrë informacione lidhur me situatën atje.

24/09/2023 09:17-Sulmet ndaj Policisë së Kosovës, mbyllet pika kufitare Bërnjak

Pika kufitare ne Bernjak

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar njofton se është mbyllur pika kufitare me Serbinë, Bërnjak.

Mbyllja e kësaj pike vjen pas zhvillimeve të fundit atje, ku Policia e Kosovës u sulmua me arsenal armësh zjarri, ku një polic u vra, një tjetër u plagos dhe një ka mbetur i lënduar, transmeton Telegrafi.

Policia njoftoi sot se rasti ka ndodhur rreth orës 02:34.

24/09/2023 09:04-Vela: Vuçiq po bën agresion ndaj Kosovës, do të dështoj

Blerim Vela interviste foto Ridvan Slivova 4 1

Një polic ka mbetur i vrarë dhe një tjetër është plagosur, pas sulmit me arsenal armësh që ndodhi ndaj tyre mëngjesin e së dielës në veri.

Lidhur me këtë rast ka reaguar shefi i stafit të presidentes, Blerim Vela, i cili ka thënë se “burrat e vegjël të gjelbër” të Serbisë kanë hyrë me mjete të blinduara 15 kilometra brenda territorit të Kosovës.

Sipas tij, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq e ka nisur një agresion të pashembullt kundër Kosovës, por “ai do të dështojë”.

“Burrat e vegjël të gjelbër” të Serbisë me automjete të blinduara kanë hyrë 15 km brenda territorit të Kosovës (Banjska), ku një sulm terrorist kundër Policisë së Kosovës rezultoi me vdekjen e një polic dhe plagosjen e një tjetër. Vuçiq i është drejtuar një agresioni të paprecedentë ndaj Kosovës. Ai do të dështojë”, ka shkruar Vela. /Telegrafi/

24/09/2023 08:50-Haradinaj për zhvillimet në veri: Sulm terrorist, Beogradi të heqë dorë nga veprimet destabilizuese

Ramush Haradinaj konference per mocionin per Albin Kurtin foto Ridvan Slivova 5

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në veri të vendit ku banda kriminale serbe kanë vrarë një pjesëtar të Policisë së Kosovës dhe kanë plagosur të paktën një tjetër.

Haradinaj përmes një reagimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se ky sulm terrorist është goditje e rëndë mbi paqen dhe stabilitetin edhe përtej Kosovës.

“Ky sulm terrorist është goditje e rëndë mbi paqen dhe stabilitetin jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon! Beogradi duhet që urgjentisht të heqë dorë nga veprimet e veta destabilizuese e luftënxitëse me pasoja të paparashikueshme jo vetëm për Kosovën por edhe për Serbinë. Është investuar shumë për paqen dhe askush nuk do të lejohet ta rrezikojë atë”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka ftuar organet tona të rendit për bashkërendim të veprimeve me KFOR dhe aleatët tanë të sigurisë të prirë nga Amerika, dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për ta zbardhur gjithë këtë situatë dhe për të sjellë para drejtësisë, përgjegjësit e këtij akti.

"Rendi dhe ligji s'ka alternativë!Ngushëllime për familjen e policit që humbi jetën dhe shërim të shpejtë për policin e plagosur!", ka shkruar Haradinaj./Telegrafi/

24/09/2023 08:50-Konjufca kërkon reagim nga SHBA dhe BE pas vrasjes së policit në veri

glauk konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka dënuar sulmin ndaj Policisë së Kosovës në veri, ku një polic është vrarë.

Konjufca thotë sulmet terroriste dhe kriminale të strukturave kriminale janë të drejtuara nga Serbia.

“Ky është një sulm i drejtpërdrejt ndaj rendit kushtetues, ndaj veprimeve tona për rend dhe ligj dhe cenim i sovranitetit dhe sigurisë të vendit tonë. Prandaj, i kërkojmë fuqishëm faktorit ndërkombëtar, veçanërisht BE-së dhe SHBA-së që ta dënojnë Serbinë për këtë agresion të hapur kundrejt Kosovës”, thotë Konjufca.

24/09/2023 08:37-Vrasja e një polici në veri, policia: U sulmuam me garanta dore dhe zollë

Policia e Kosoves i ekspozon me rastin e 24 vjetorit te themelimit Forenzika foto Ridvan Slivova 99

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka dhënë detaje lidhur me sulmin e armatosur ndaj tyre, ku për pasojë një polic ka mbetur i vrarë dhe një tjetër është plagosur.

“Gjatë realizimit të detyrave policore, sot rreth orës 02:34 në Mitrovicë Veri, njësia për ndërhyrje të shpejtë e policisë kufitare ka vërejtur se në hyrje të fshatit Bajnskë, në urë janë vendosur dy mjetet të rënda kamion (pa targa) dhe hyrja në këtë fshat përmes urës nuk mund të bëhet, pasi e njëjta është bllokuar.

Njësitë e rendit të Stacionit Policor Zveqan, pas pranimit të informacionit i janë përgjigjur rastit dhe janë nisur me tri njësi në drejtim të lokacionit dhe posa kanë mbërri në afërsi të vendit ku është raportuar bllokada, njësitë policore kanë hasur në rezistencë ku nga disa pozicione të ndryshme janë gjuajtur me arsenal armësh të zjarrit, përfshirë këtu edhe me granata dore dhe zollë, ku si pasojë e gjuajtjeve janë qëlluar me armë zjarri dy zyrtarë policorë”, thuhet në njoftim.

Më tej në njoftim thuhet se njësitet policore në vetëmbrojtje i janë përgjigjur sulmit dhe kanë arritur që ta zmbrapsin sulmin fillestar për të krijuar kushte për dhënien e ndihmës dhe tërheqjen e kolegëve të qëlluar me armë zjarri.

Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU.

24/09/2023 08:35-Zhvillimet në veri, Osmani ndërpret vizitën zyrtare në New York

Konference Vjosa Osmani Sadriu foto Ridvan Slivova 5

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ndërprerë vizitën e saj zyrtare në New York, pas zhvillimeve në veri të vendit.

Ajo qysh sot do të niset drejt Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron për vizitë zyrtare në New York, shkaku i zhvillimeve në veri të vendit, i ka anuluar të gjitha aktivitetet e parapara për të hënën dhe të martën në New York, dhe qysh sot do të niset për në Kosovë”, tha Kupina.

Osmani ka thënë se ky sukm është i planifikuar, orkestruar dhe ekzekutuar nga bandat kriminale serbe.

“Vrasja e një polici dhe plagosja e një polici tjetër në veriun e Kosovës, e planifikuar, orkestruar dhe ekzekutuar nga bandat kriminale serbe, është sulm ndaj rendit dhe ligjit në veriun e vendit, është sulm ndaj Kosovës”, u shpreh Osmani.

Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU.

24/09/2023 08:35-Kurtin reagon pas vrasjes së policit: Sulmuesit janë profesionistë me maska e të armatosur edhe me armë të rënda

Albin Kurti foto Ridvan Slivova 3 e1694111346652

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas vrasjes së policit në veri.

Kurti ka pohuar se sulmet ndaj Policisë së Kosovës po vazhdojnë.

“Rreth orës 3 të mëngjesit sot, në fshatin Banjska të Leposaviqit, është sulmuar policia e Kosovës me ç’rast është vrarë një polic i Kosovës dhe një tjetër është plagosur. I vrari është polic i rendit me gradën rreshter, kurse i plagosuri është pjesëtar i policisë kufitare. Në këto momente ende vazhdojnë gjuajtjet me armë zjarri të kalibrave të ndryshëm mbi policinë tonë. Sulmuesit janë profesionistë me maska e të armatosur edhe me armë të rënda”, ka njoftuar ai.