LAJMI I FUNDIT:

Vriten tetë persona në Serbi, dëshmitar i rastit tregon se si ka filluar krimi masiv

Vriten tetë persona në Serbi, dëshmitar i rastit tregon se si ka filluar krimi masiv

Sulmuesi që dyshohet se vrau tetë persona në disa fshatra afër Mlladenovcit, Serbi raportohet se fillimisht ishte fjalosur me disa fëmijë dhe për këtë ka qëlluar me armë zjarri, ka thënë për portalin nova.rs një dëshmitar i rastit.

“Ai filloi të qëllojë nga Dubona pastaj vizitoi edhe dy fshatra të tjera. Polici që tentoi ta ndalonte dhe të fliste me të sapo ka ndërruar jetë”, tha ky banor, i cili nuk ka pranuar të identifikohej.

Banorët e Dubonës thonë se babai i sulmuesit ka qenë kolonel dhe se “ka qenë djalë i mirë”.


Në këtë vend shihet prania e madhe e policisë me qen dhe fshati është i bllokuar.

Kujtojmë se mbrëmë ka pasur të shtëna me armë zjarri në fshatin Dubonë afër Mlladenovcit, ku sipas informacioneve të deritanishme kanë mbetur të vrarë tetë persona, ndërsa 13 janë plagosur.

Konflikti ka ndodhur në oborrin e shkollës, pas së cilës U.B ka shkuar në shtëpi për të marrë një armë dhe më pas ka hapur zjarr.

Më pas ai u largua nga vendi i ngjarjes dhe policia e rrethoi në një vend afër Mlladenovacit. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by 192.RS (@192_rs)

Në trend Botë

Më shumë
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Amerika
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Amerika
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Amerika
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Amerika
Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Amerika
Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Amerika
Kalo në kategori