Poshtërime, fyerje, ulërima, dhimbje; është jeta e komplikuar e një viktime që vuan nga bulizmi, një jetë që askush nuk do ta donte.
E njëjta gjë ka ndodhur edhe me Emilie, e cila në moshën 17-vjeçare u vetëvra pas poshtërimeve të përditshme që përjetonte në shkollë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur janarin e kaluar dhe sot prindërit vendosën që të nxjerrin në dritë historinë e vajzës së tyre.
Gazeta franceze “La Voix du Nord”, publikoi ditarin e Emilie, ku vajza ka përshkruar episodet e bulizmit.
“Banjat janë të vetmet qoshe të kësaj shkolle të mallkuar, ku jam e sigurt që do të rri e qetë. Të arrish që të kursesh një çerek ore pa u torturuar, e bën ditën time më pak të padurueshme. Për fat të keq, ky moment paqeje zgjat gjithmonë shumë pak. Ndihesha e gjunjëzuar nga vështrimet e të tjerëve. Shikoja buzëqeshjet e tyre kur më fiksonin dhe ndjeja se ata shihnin këpucët e mia të vjetra, xhinset e dala bojë, bluzën time me golf dhe çantën e shpinës. Dëgjova dikë që më thërriti ‘barbone’. Dhjetë metra oborr, 156 hapa dhe një korridor që ndante klasat. Kjo për mua ishte rruga e luftëtarit. Duroja shqelmat, grushtet e të tjera goditje. Mbyllja veshët për të mos dëgjuar fyerjet dhe talljet. Kontrolloja çantën e shpinës dhe flokët. Mbaja lotët. Këto ishin minutat e pafundme që duhet të përjetoja”, ka shkruar vajza në ditarin e saj.
Më pas ajo vazhdon që të flasë edhe për mënyrën se si e tallin.
“Do të ishte e nevojshme që të shpikej një kategori vetëm për atë. Tipi që nuk do të vishet e nuk do të krihet. E di ajo se ekzistojnë pasqyrat?”, pyet njëra nga shoqet e klasës.
“Po sigurisht që jo, se përndryshe kjo do të kishte vdekur nga turpi”, përgjigjet tjetra.
Në ditarin e saj Emilie shpjegon që mësuesit nuk e kuptonin sikletin e saj dhe ngacmimet që i bëheshin, pavarësisht se shpesh shkonte në klasë e gjakosur nga goditjet e shokëve. Por edhe prindërit fillimisht nuk e dinin se pse ajo kishte turp. “Nuk dua që prindërit e mi të mendojnë se kanë sjellë në jetë një m….. “, shkruan vajza.
“Një djalë më shtyn, bie në tokë përpara të gjithëve. I shoh duke qeshur dhe kurrë nuk kam mundur që të mbaj lotët. Nëpërmjet lotëve , pashë që më jepnin facoleta të përdorura. Ndjeva se diçka u fut tek flokët e mi. Duke i përpjekur që ta gjeja, dora më shkoi tek çamçakëzi. Pas dy orësh shkova që ta hiqja në banjë, por nuk arrita. Mu desh që të prisja pjesën ku më kishte ngecur çamçakëzi. Mund të talleshin sa të donin, do të ishte më mirë sikur të shëtisja me një çamçakëz në koka”, vijon ajo që të tregojë. /GSH/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it
Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë
Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze