Një person është sulmuar me mjet të mprehtë mbrëmjen e së dielës në Prishtinë, në një rast që po hetohet si vrasje në tentativë.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur më 8 mars rreth orës 21:00, pas një mosmarrëveshjeje mes viktimës dhe një personi të dyshuar.


Viktima, mashkull kosovar, është sulmuar fizikisht me një mjet të mprehtë nga i dyshuari, i cili pas incidentit është larguar në drejtim të panjohur.

I lënduari është dërguar për trajtim mjekësor në Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK).

Policia ka njoftuar se lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa hetimet për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit janë duke vazhduar. /Telegrafi/