E plotësuar: Vrasja e rëndë që ndodhi sot në mesditë në kryeqytet, po dyshohet të ketë ndodhur shkaku i problemeve familjare.

Kryefamiljari i cili vrau gruan, nusen e djalit dhe pastaj vetën dyshohet të ketë qenë me probleme mendore. /Telegrafi/


--------

E plotësuar: Një vrasje e trefishtë ka ndodhur sot rreth orës 13:20 në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë.

Sipas informacioneve të para nga policia, tre persona kanë mbetur të vdekur. Lajmin e ka konfirmuar dhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka.

Beka ka thënë se dyshohet se një person pasi ka vrarë gruan e tij dhe nusen e djalit, ka vrarë vetën. /Telegrafi/ ------------

Rreth orës 13:20 në rrugën "Bill Klinton" në Prishtinë, ka ndodhur një rast vrasje, që sipas informacioneve të para dyshohet për tre persona të vrarë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se në vend ngjarje kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore.

"Sot rreth orës 13:20, policia ka marrë informacionin për një vdekje te dyshimte ne rrugën “Bill Klinton" në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore. Nga informacionet e para në vendin e ngjarjes dyshohet se nga arma e zjarrit janë vrare tre persona. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor ne vendngjarje", ka thënë Ahmeti.

Aktualisht njësitet policore janë duke punuar ne sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin. /Telegrafi/

57565545 459678858126172 752405595117584384 n

57694874 2120304984732933 8559667626752606208 n

58717969 2076660762438321 7668246992669114368 n