Policia në Republikën Jugafrikane ka gjetur trupin e një burri, për të cilin dyshohet se është Milan Gjuriçiq - Miki nga Loznica, i cili është dënuar me 30 vjet burg për vrasjen e Zheljko Razhnatoviq Arkanit.

Sipas informatave jozyrtare, shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi, personi i vrarë nuk kishte ndonjë dokument në emër të Milan Gjuriçiqit, por një dokument të rremë.


m2 1

Siç thuhet më tej, ADN-ja e tij do të dërgohet në policinë serbe për të konfirmuar nëse bëhet fjalë për qytetarin serb.

Po sipas mediave serbe, Ministria e Brendshme e Serbisë nuk ka ndonjë njohuri për këtë ngjarje dhe askush nuk ka kontaktuar ata për momentin.

Mediat shkruajnë se Gjuriçiq ka qenë në arrati për 12 vjet.

m1 2

Zeljko Raznatoviç Arkan, është vrarë më 15 janar 2000 në hotel “Intercontinental” në Beograd, ku në të thuhet se qëlloi Dobrosav Gavric – Dragan Nikolic dhe Milan Gjuriçiq ishin bashkëpunëtorët e tij.

Gjuriçiq dhe Nikoliç u dënuan me 30 vjet si bashkëpunëtorë në vrasjen e Arkanit, ndërsa Dobrosav Gavric u dënua me 35 vjet. /Telegrafi/