Gjykata e Prishtinës e ka dënuar me 20 vjet burgim Shkumbin Kryeziun, i akuzuar për vrasjen e V.Xh. në Hajvali, në dhjetor të vitit 2021.
Kryeziu akuzohej se së bashku me një të mitur pas disa mosmarrëveshjeve të mëhershme që kishin pasur me tashmë të ndjerin V.Xh. me qëllim që ta privojnë nga jeta e godasin me thika dhe si pasojë e plagëve V.Xh. kishte vdekur.
Shpallja e aktgjykimit u bë nga kryetari i trupit gjykues Kushtrim Shyti.
Gjykata të pandehurit Shkumbin Kryeziu për veprën penale -vrasje i ka shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej 19 vjet e 6 muaj burgim, ndërsa për veprën – armëmbajtje pa leje – 1 vit burgim.
Gjykata të pandehurit i ka shqiptuar dënim unik 20 vjet burgim, i cili dënim do të ekzekutohet 15 ditë nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, si dhe është urdhëruar konfiskimi i thikës.
Të pandehurit do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim, si dhe i vazhdohet masa e paraburgimit deri sa ky aktgjykim të marrë formën e prerë.
I pandehuri obligohet që t’i paguajë të gjitha shpenzimet e procedurës penale dhe në emër të paushallit gjyqësor shumën prej 200 euro, kurse në emër të kompensimit të viktimave të krimit shumën prej 50 euro.
Ndërsa pala e dëmtuar udhëzohet që kërkesën pasurore-juridike ta paraqesë ne kontest të rregullt juridiko-civil.
Lidhur me këtë çështje penale prokurori i rastit, Arben Hoti, në fjalën përfundimtare kishte bërë ricilësimin e veprës penale nga – vrasje e rëndë, në – vrasje në bashkëkryerje.
Prokuroria këtë ricilësim e ka bërë duke u bazuar në aktgjykimin e Gjykatës Supreme, sipas të cilit Gjykata duke vepruar sipas kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë të të miturit (i ngarkuar në procedurën për të mitur si bashkëkryerës i kësaj vepre penale) kishte aprovuar kërkesën dhe kishte ndryshuar aktgjykimin e Gjykatës së Apelit dhe Gjykatës Themelore, me të cilat i mituri si bashkëkryerës fillimisht ishte gjykuar për veprën penale – vrasje e rëndë në bashkëkryerje, mirëpo sipas aktgjykimit të Gjykatës Supreme ishte bërë ricilësimi i kësaj vepre penale në – vrasje, raporton Kallxo.
Në bazë të kësaj Prokuroria ka konsideruar se meqë ka të bëjë me të njëjtën vepër penale të kryer në bashkëkryerje, ricilësimi i veprës penale ka karakter detyrues edhe për të pandehurin Shkumbin Kryeziu.
Ndaj të miturit është zhvilluar një procedurë tjetër dhe është dënuar.
Çfarë thotë aktakuza?
Sipas aktakuzës së ngritur më 29.12.2022, më 10.12.2021 rreth orës 21:15 ne fshatin Hajvali pasi që ka zbritur nga autobusi i ndjeri V.Xh. bashkë më dëshmitarin Kujtim Pacolli rrugës për të shkuar në shtëpi i kishin rënë rrugës më të shkurtë ishte takuar me të miturin në oborrin e shkollës ku ishin edhe dëshmitarët Gojart Sejdiu dhe Mirsad Haxholli, ku ishin konfliktuar me fjalë, në atë moment i mituri e kishte nxjerrë thikën dhe në ato momente kishte arritur i pandehuri Shkumbin Kryeziu, i cili me thikë në dorë së bashku më të miturin e kishin ndjekur të ndjerin.
Sipas aktakuzës, me të ndjerin duke ikur ishte edhe dëshmitari Kujtim Pacolli, ku dëshmitari ishte rrëzuar, ndërsa i pandehuri bashkë me të miturin kanë vazhduar ta ndjekin tashmë të dhe të dy me dy thika në dorë nga hakmarrja e paskrupullt për shkak të disa mosmarrëveshjeve më herët që kanë pasur e godasin me thika në trup V.Xh., i cili për shkak të plagëve të marra në trup ka vdekur në QKUK.
Me këtë i pandehuri Shkumbin Kryeziu dhe i mituri kanë kryer veprën penale – vrasje e rëndë.
Sipas dosjes së Prokurorisë, i pandehuri Shkumbin Kryeziu akuzohet edhe për armëmbajtje pa leje.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në ‘mbrojtje’ të Vuçiqit

Rexhep Memedi: Fëmija që u helmua nga barërat është në gjendje të qëndrueshme

Walker: Thaçi, Veseli e të tjerët po mbahen në Hagë padrejtësisht, nuk ma mundësuan t’i takoj

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi