Vrasja në Bresalc të Gjilanit, i akuzuari dënohet me 25 vite burg

Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall Aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit L. U.
“Me datë 28.07.2018, rreth orës 23:10 minuta,në fshatin Bresalc Komuna e Gjilanit,i akuzuari me veprim të drejtpërdrejtë – dashje ka privuar nga jeta tani të ndjerin F. A., në atë mënyrë që nga një distancë prej 1.5 metra, me revole TT të kalibrit 7.62 mm shkrep në drejtim të ndjerit, duke e goditur në anën e majtë të kraharorit dhe i shkakton plagë tej shpuese, njëherët ka rrezikuar edhe jetën e personave të tjerë që ishin prezent.
Në ditën kritike i akuzuari me revolen e tij ka kanosur seriozisht të personat e tjerë që ishin prezent K. H., L. M. dhe G. A.
Me këtë veprime i pandehuri L. U. ka kryer veprat penale “vrasje e rëndë”, “kanosje” dhe “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar tëarmëve, vepra këto të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Pas shqyrtimit të shkresave të lëndës dhe dëgjimit të dëshmitarëve, trupi gjykues i Departamentit të Krimeve të Rënda, ka shpall aktgjykim dënues, për veprën penale “vrasje e rëndë” ka shqiptuar dënim 23 (njëzet e tre) vite burgim, për veprën “kanosje” ka shqiptuar dënim prej 2 (dy) vite burgim dhe për veprën “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ka shqiptuar dënim prej 1 (një) viti burgim.
Duke u bazuar në nenin 80 të KPRK-së të akuzuarit, trupi gjykues për tre veprat penale ka shqiptuar një dënim unik, në kohëzgjatje prej 25 (njëzet e pesë) vite burgim”, thuhet në njoftimin e gjykatës.
Të njëjtit i vazhdohet masa e paraburgimit, deri në plotfuqishmërinë e këtij aktgjykimi. Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për grisjen e Kuranit, Policia thotë se ka të kaluar kriminale

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

U raportua se e kanë larguar nga LDK-ja, reagon kryeshefi i Termokosit

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Ka nisur numërimi i votave me kusht - KQZ pret që nesër të përfundojë procesi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës