LAJMI I FUNDIT:

Vrasja e Suelës, a rrezikon Renato Muhaj dënimin me vdekje në Florida?

Vrasja e Suelës, a rrezikon Renato Muhaj dënimin me vdekje në Florida?

Një tjetër ngjarje e rëndë që tronditi ditët e fundit opinionin publik në SHBA dhe Shqipëri, ishte vrasja makabre e 32-vjeçares shqiptare Suela Saliaj, nga ish-partneri i saj Renato Muhaj, po shqiptar.

Krimi i rëndë ndodhi orët e para të së hënës, në Florida të SHBA, atje ku ata jetonin.

Muhaj dhunoi fillimisht prindërit e tij, më pas shkoi në shtëpinë e ish-partneres dhe në sy të vajzës së tyre 8-vjeçare, e goditi atë me doreza përforcuese e thikë, duke e lënë të vdekur.


Më pas mori me forcë të bijën dhe u largua me makinë, për t’u arrestuar nga policia pak kohë më vonë.

Teksa motivet e këtij krimi të rëndë deri më tani nuk dihen, 34-vjeçari Renato Muhaj ndodhet tashmë në qeli, i akuzuar për 9 vepra penale, të cilat i kreu në harkun kohor prej vetëm disa orësh.

Vrau ish-partneren, shoku i Renatos: Suela e tradhtoi me kolegun
Lexo po ashtu Vrau ish-partneren, shoku i Renatos: Suela e tradhtoi me kolegun

Akuza më e rëndë ndaj tij është ajo e vrasjes së shkallës së parë, që siç shpjegon avokati Ardi Domgjoni në një lidhje nga SHBA me emisionin “Opinion”, rrezikon dënimin me burgim të përjetshëm.

Avokati po ashtu sjell në vëmendje se Florida është një prej shteteve amerikane që e ka dënimin me vdekje dhe vitin e shkuar ka kryer 6 ekzekutime. Por a mund të marrë Renato Muhaj me dënimin kapital?

“…Për t’ju përgjigjur pyetjes tuaj se çfarë rrezikon. Vrasje e shkallës së parë është e dënueshme me burgim të përjetshëm, pamundësinë e lirimit me kusht në të ardhmen, pra gjithë jetën në burg. E dyta është se është faktori agravues në këtë rast, vrasja është bërë në prezencën e vajzës, e fëmijës së tyre dhe e treta ka 9 krime për të cilat është paditur. Dua të jem shumë i kujdesshëm kur ta them këtë gjë: Në Florida ekziston mundësi për dënim me vdekje, sepse e zbaton. Por kjo nuk do të thotë që do të ndodhë, sepse mbetet për t’u proceduar çështja, për t’u bërë gjyqi, atëherë vijmë tek këto çështje. Sa për dijeninë tuaj do të them se Florida ka 6 ekzekutime të dënimit me vdekje vjet, në 2023-n dhe do të them se ka pasur një rritje masive të dënimit me vdekje në Florida dhe kjo ka ndodhur për arsye politike, sepse guvernatori Ron DeSantis, po kandidonte për republikanët dhe donte të ishte aq agresiv ndaj krimit. Këto rrezikon ai, por mbetet për t’u parë”.

Domgjoni pranon se vitin e shkuar ka pasur një dënim me vdekje për një ngjarje të ngjashme, por në rastin në fjalë avokati shpjegon se personi kishte precedentë të mëparshëm penalë. Në rastin e Muhajt, ai nuk kishte asnjë çështje penale dhe asnjë histori dhune në familje. 34-vjeçari kishte vetëm gjoba trafiku e parkingu.

“Ka pasur çështje të ngjashme si kjo vjet, është një individ që njësoj si këtu ka goditur një grua me thikë dhe i ka marrë jetën asaj. Ai është dënuar me vdekje, por diferenca e madhe mes atij personi dhe Muhajt, është se ka pasur precedentë penalë, sepse ka vrarë një oficer policie. Është një tjetër çështje e ngjashme ku individi që është dënuar me vdekje, që ka bërë të njëjtën gjë, ka goditur një grua me thikë dhe e ka vrarë atë, ka marrë dënim me vdekje, por diferenca e madhe mes Renatos dhe tij është se Renato nuk ka precedentë penalë. Nuk ka asnjë akuzë, asnjë padi, asnjë çështje penale, apo të dhunës familjarë brenda shtëpisë. Ka vetëm gjoba trafiku dhe parkingu kundër tij”.