Prishtinë-Babai i gazetarit Alban Selimi, Rexhep Selimi ka rrëfyer për momentin kur zjarri kishte kapluar garazhin e të birit. Ai tha se në atë moment bashkëshortja e Albanit dëneste dhe çante nga frika.
“… reja, nusja e Albanit ajo dëneste nga vaji ishte momente shumë i rëndë”, kështu ka deklaruar dëshmitari Rexhepi në seancën e së premtes ndaj Arsim Limanit, i akuzuar për vrasje të rëndë në tentativë ndaj Alban Selimit gazetar në RTK, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Tutje, Selimi tha se ishte ndihmuar nga tre ose katër persona për të ndaluar zjarrin.
Ai deklaroi se fillimisht kishe menduar se zjarri ishte shkaktuar si rezultat i rrymës, mirëpo nga punëtor të KEK-ut ishte thënë se po vije era benzinë dhe se nuk ishe shkaktuar zjarri nga rryma.
Dëshmitari Selimi tha po ashtu se brenda në shtëpi ishte nipi i tij së bashku me gruan e Albanit.
Ai paraprakisht tha se kishin raporte të mira me babain e të akuzuarit.
Po ashtu dëshmitari Rexhep Selimi, duke u përgjigjur në pyetjen e përfaqësuesit të Alban Selimit, avokatit Kujtim Kërveshi deklaroi se djali i tij në ditë kritike nuk ishte në shtëpi dhe se ishte në punë.
Dëshmitari Selimi po ashtu u ballafaqua edhe me deklaratën e dhënë në polici nga mbrojtësi i të akuzuarit Limani, avokatit Fanol Krasniqi, duke thënë se nuk është me rëndësi se kujt i ka thënë të thërras policin, pasi që ngjarja sipas tij që ka ndodhur ishte e rëndë për ta.
Pas dëshmisë së dhënë nga Rexhepi, seanca vijoi me administrim të provave materiale mirëpo, prokurori Ilaz Beqiri kërkoi që seanca të shtyhet në mënyrë që të marr përgjigje nga policia se a ka kamera në vendin ku ka ndodhur rasti apo jo.
Me këtë shtyrje nuk u pajtua avokati Krasniqi, duke shtuar se nëse analizohen shkresat e lëndës vërehet se zyrtarët policorë kanë sqarua se nuk ka kamera në vendin e ngjarjes.
Mirëpo propozimi i prokurori Beqiri u aprovua nga trupi gjykues që seanca të shtyhet me ç’rast avokati Krasniqi kërkoi që t’i ndërpritet masa e paraburgimit ndaj Limanit dhe se kjo masë t’i zëvendësohet me atë të arrestit shtëpiak, por një kërkesë e tillë u refuzua nga trupi gjykues.
Po ashtu edhe i akuzuari kërkoi kjo masë t’i ndërpritet, duke shtuar se nuk ka pasur për qëllim që të lëndoi askënd me ç’rast i kërkoi fjalë edhe gazetarit Selimi për rastin e ndodhur.
“Kërkoj falje edhe njëherë, s’kam pas qëllim të lëndoj askënd”, tha Limani.
Më pas seanca u shty për muajit në vijim.
Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë më 18 gusht 2023, thuhet se më 16 mars 2023, në garazhin që është ngjitur me shtëpinë e tani të dëmtuarit Alban Selimi, në Fushë-Kosovë, i akuzuari Arsim Limani nga motive deri më tani të panjohura, ka tentuar që ta privojë nga jeta të njëjtin, i cili në ato momente nuk ishte në shtëpi, duke rrezikuar jetën e anëtarëve të tjerë të familjes, përkatësisht bashkëshortes së tij dhe dy fëmijëve. Këtë tentativë, i akuzuari thuhet se e ka bërë pasi është afruar tek dera e garazhit dhe aty ka hedhur një shishe benzinë të ndezur, ku flaka ka përfshinë garazhin, e nga temperatura e lartë është dëmtuar vetura e të dëmtuarve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos