Avokati nga Beogradi, Çedomir Stojkoviq ka reaguar pas vrasjes së një zyrtari policor dhe plagosjen e një tjetri në veri të Kosovës.
Stojkoviq në shkrim në rrjetin social X, ka theksuar se ky sulm nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen e Aleksandar Vuçiqit për Shërbimin e Brendshëm rus (FSB).
“Ky sulm nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen e Aleksandar Vuçiqit për FSB-në ruse. Ky sulm nuk do të ishte i mundur nëse shërbimet e inteligjencës dhe kundërzbulimit të Serbisë nuk do të ishin vendosur nën ndikimin dominues të Federatës Ruse. Kujtojmë se BIA drejtohet nga një rus”, ka shkruar Stojkoviq.
“Vetëm tre muaj më parë, operacionet psikologjike dhe inteligjente të FSB-së çuan në një sulm ndaj ushtarëve të NATO-s (KFOR) në veri të Kosovës, i cili rezultoi me amputimin e këmbëve prej tre prej tyre”, vijon reagimi.
📢
Noćas je grupa napadača na severu Kosova, otvorila vatru na policiju Kosova, ubila jednog policajca Kosova i ranila drugog.Noćas je i kolona oklopnih vozila Vojske Srbije poslata na granicu sa Kosovom.
Obaveštajna služba Ruske Federacije na ovome radi veoma dugo radi…
— Advokat Čedomir Stojković 🇺🇦🇮🇱 (@FIGHT_4_RIGHT_S) September 24, 2023
Ai ka shtuar se shërbimi inteligjent rus ka punuar për një kohë shumë të gjatë për të nxitur konflikt në Ballkan.
“Sonte një grup huliganësh në veri të Kosovës hapën zjarr ndaj policisë së Kosovës, duke vrarë një polic të Kosovës dhe plagosur një tjetër. Sonte në kufirin me Kosovën është dërguar një kolonë me autoblinda të Ushtrisë serbe. Shërbimi inteligjent i Federatës Ruse ka punuar për këtë për një kohë shumë të gjatë për të nxitur konfliktin në Ballkan. Plani është i qartë: udhëzoni dhe nxisni serbët që të sulmojnë policinë e Kosovës dhe pastaj të krijoni një konflikt në të cilin Serbia do të përfshihej drejtpërdrejt”, ka shtuar ai.
Në fund, avokati Stojkoviq shprehet se informacionet e nxitura nga inteligjenca ruse e kanë nxitur këtë sulm.
“Serbët nga veriu i Kosovës nuk kanë asnjë interes të sulmojnë policinë e Kosovës dhe njerëzit e zakonshëm sigurisht që nuk kanë të bëjnë me këtë. Por, formacionet e armatosura të inkurajuara nga inteligjenca dhe aksioni psikologjik i Federatës Ruse – janë autorët e këtij sulmi, dhe synojnë të nxisin konflikt te popullata serbe në Kosovë”, ka përfunduar Stojkoviq.
Policia e Kosovës është sulmuar me arsenal armësh, përfshirë këtu edhe me granata dore dhe zollë, ku si pasojë e gjuajtjeve një polic është vrarë dhe një tjetër është plagosur.
Sulmet ndaj policisë kanë ndodhur në orët e hershme të mëngjesit, rreth orës 03:00 në fshatin Bajnskë në veri të Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

Ushtria gjermane në telashe gjersa Trump teston NATO-n

Takim i rrallë dhe i paprecedentë në Paris - takohen ushtarakë të lartë të botës, pa praninë e amerikanëve

JD Vance kritikon lirinë 'e tepruar' në Evropë - godet Britaninë dhe Gjermaninë

Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët