Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e konsideron Prokurorinë përgjegjëse kryesore për vrasjes e Hamide Magashit nga ish-bashkëshorti i saj, i cili më pas u vetëvra.
Haxhiu për KosovaPress, thotë se si grup ndërministror kundër dhunës në familje, kanë pranuar tri raportet inspektuese, por që veprime deri tani janë ndërmarrë vetëm nga Inspektorati Policor.
Ajo shprehet e shqetësuar për raportimin shëndetësor, i cili sipas ministres së Drejtësisë, nuk kërkon asnjë masë karshi personave që mund të konsideron përgjegjës në rastin e 35 vjeçares, e cila u vra pranë Klinikës së Gjinekologjisë në Prishtinë, ku pritej të lind fëmiun e saj.
“Sipas informacioneve të deritanishme që i kemi, dështimi kryesor është te Prokuroria…Tashmë ne kemi tri raportet por që masa janë ndërmarrë deri tani vetëm sa i përket zyrtarëve policorë që dyshohet se kanë falsifikuar dokumentet sepse nuk kanë pas kontakt me viktimës, ndërsa në dokumente shkruan se kanë pasur. Jam shumë e brengosur për mënyrën se si është bërë raporti i inspektoratit shëndetësor sepse aty as nuk kërkohet asnjë masë për personat të cilët mund të konsiderohen përgjegjës, përveç krijimin e protokolleve të reja dhe kujdesit që duhet ndaj pacientëve apo grave që lindin dhe sa i përket Qendrave për Punës Sociale, ndonëse evidentohet në disa raste se nuk kanë funksionuar siç duhet, nuk kemi masa që duhet të ndërmerren.
Megjithatë inspektorati është arsyetuar që raportin e kanë dërguar te komunat, sepse siç e dini komunat në këtë rast e Shtimes, Lipjanit, Ferizajt, kanë qenë përgjegjëse për ofrimin e shërbimeve ndaj viktimës dhe raportet janë dorëzuar drejtorive komunale, dhe unë kam marrë përgjegjësinë t’u shkruaj kryetarëve të komunave dhe po presim të ndërmerren masa në raport me përgjegjësinë “, deklaroi Haxhiu.
E para e drejtësisë në vend, Albulena Haxhiu insiston që të gjithë ata zyrtarë që nuk ishin në krye të detyrës për rastin e të ndjerës Magashi, duhet të ndiqen penalisht.
“Sipas informacioneve që i kem të gjitha raportet do t’i dërgojmë në Prokurori sepse duhet të ndiqet penalisht secili prej zyrtarëve përgjegjës që nuk e ka kryer detyrë. Pavarësisht se ne konsiderojmë se nuk janë ndjekur procedurat standarde të veprimit nga Qendrat për Punë Sociale, në punë të madhe dhe institucionet tjera, ende nuk i kemi raportet për mbrojtësit e viktimave sepse kjo është në kuadër të Prokurorisë…Përgjegjësinë më të madhe në këtë rast ne e shohim te prokuroria sepse sikur Prokuroria të ndërmerrte veprime asokohe, situatën do ta kishim ndryshe dhe kjo nuk është hera e parë“, theksoi ajo.
E dy javë më parë përmes një konference për media, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kishte njoftuar për zhdukjen e mostrave të gjakut, urinës e lukthit të ish aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.
Haxhiu thotë se është e lehtë të zbulohet se kush qëndron prapa zhdukjes së mostrave të Deharit.
Ndërsa, shprehet e gatshme për ta dhënë dëshminë e saj para Prokurorisë kurdo që e thërrasin.
“Tashmë Policia dhe Prokuroria është duke e trajtuar këtë rast sepse siç e dini vetëm tre persona kanë pas qasje në vendin ku ruhen mostrat dhe janë suspenduar katër persona sepse ka qenë një person tjetër që nuk ka pas qasje, megjithatë ka qenë në të njëjtin ambient ku ruhen mostrat…Tashmë ne jemi në shërbim të prokurorisë, kurdo që ka nevojë për informata shtesë në raport me këtë çështje, unë deri tani nuk jam ftuar nga Prokuroria, për të dhënë dëshminë time sepse ky rast është njoftuat te unë e më pas unë kam kërkuar që të njoftohet drejtori dhe pastaj kam njoftuar organet përgjegjëse. Unë mendoj se ky rast është shumë e lehtë që të zbulohet sepse qasje në të kanë pasur vetëm 3 persona”, u shpreh Haxhiu.
Sipas Haxhiu, ka një tendencë që rasti i ish-aktivistit të LVV-së, Astrit Dehari të dëmtohet edhe më tepër. Ndërsa, konsideron se me Institutin e Mjekësisë Ligjore përkundër përpjekjeve për reformë, ende ndodhen larg.
“Institutin e Mjekësisë Ligjore e kam gjetur me shumë probleme madje kam thënë se nuk ka institucion që na ka krijuar aq shumë probleme e aq shumë telashe dhe që duket se është pavarësisht reformave që kemi nisur në IML duket që ende jemi larg deri sa ta arrijmë reformën në këtë institucion, dhe arsyeja për këtë është për shkak se Kosova ka shumë pak staf madje vetëm ata që janë aty ekspert të mjekësisë ligjore dhe po ashtu laborantë, toksikolog dhe janë në deficid sa i përket këtyre personave dhe duket që personat zyrtar që janë të punësuar në këtë institucion dhe stafi tjetër jo vetëm ata profesional tentojnë që të bëjnë gjithçka vetëm që të dëmtojnë funksionimit e duhur të IML edhe rasti i zhdukjes së mostrave të gjakut, urinës e lukthit përveç se ka një tendencë për të dëmtuar edhe më tepër këtë rast”, tha ajo.
Në fillim të këtij muaj, para Klinikës së Gjinekologjisë, Hamide Magashi u vra nga ish bashkëshorti i saj, Sokol Halili, i cili për disa ditë ishte në arrati dhe më pas në shtëpinë e tij u vetëvra.
Kjo vrasje nga 35 vjeçares e cila ishte në pritje edhe të fëmijës së parë, ngjalli reagime të shumta. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova