LAJMI I FUNDIT:

Vrasja e 27 vjeçarit në Mitrovicë, flet dëshmitari i ngjarjes

Vrasja e 27 vjeçarit në Mitrovicë, flet dëshmitari i ngjarjes

Një person është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri sot rreth orës 11:27 në Tregun e Gjelbër, në Mitrovicë.

Isak Brahimi që ishte dëshmitarë tregoi për rastin.

“Gabimin ma të madh e ka bo policia në atë moment kur kufomën e kan tëreqë prej vendit të ngjarjes edhe te ky rrethi këtu përballë neve e kanë qu gjoja me i jep ndihmën e parë, në atë moment ka ardh edhe ndihma e parë e kanë blloku rrugën policia e prej kerrit të policisë e kan qit masanej në kerr të ambullancës,” tha Isak Brahimi, në një prononcim për ATV.


Ai tregoi edhe arsyen që çoi në vrasjen e 27 vjeçarit.

Prokuroria: I dyshuari për vrasjen e 27-vjeçarit në Mitrovicë ishte me një polic jashtë detyrës
Lexo po ashtu Prokuroria: I dyshuari për vrasjen e 27-vjeçarit në Mitrovicë ishte me një polic jashtë detyrës

“Rasti ka ndodh si një mosmarrëveshje për do fidane për kurgjo hiç qysh thot populli barrën e merr polici se nuk vrahet njeri për kurgjo hiç(…) Ka ndodh veç pse është kapadai me armë të shtetit, i dini shumë raste që kanë ndodh nëpër kazino kush po e vret polici, kush kontrabant polici,” – shtoi ai.

Ndërkaq specialisti i emergjencës, Fetah Spahija thotë se gjendja e të plagosurve është stabile.

“Një i ri 27 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra, në qendrën emergjente ka ardhur pa shenja jete me gjithë punën e stafit mjekësorë nuk arriti ti mbijetoj plagëve, gjendja e pacientëve të tjerë është stabile, njëri në repartin e urologjisë tjetri në ortopedi ndërsa personi që dyshohet se ka shtëne me armë zjarri ka pasur një plagë në kokë,” – tha specialisti i emergjencës, Fetah Spahija për ATV.

Sipas policisë nga hetimet e zhvilluara deri më tani njëri nga të lënduarit ka marrë plagë aksidentalisht.

Ndaj të dyshuarit Sh.A 35 vjeçar me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policor si dhe rrjedha hetimore është duke vazhduar.

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Kalo në kategori