LAJMI I FUNDIT:

Tejkaloi shpejtësinë e lejuar në rrugën e Kamenicës, gjobitet me 300 euro dhe ndalim të vozitjes në afat prej tre muaj

Tejkaloi shpejtësinë e lejuar në rrugën e Kamenicës, gjobitet me 300 euro dhe ndalim të vozitjes në afat prej tre muaj

Policia e Kosovës njoftoi të premten se ka gjobitur një shofer pasi në rrugën për Kamenicë nuk ka respektuar kufizimin e shpejtësisë.

Sipas njoftimit për media bëhet e ditur se kundërvajtësit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej 300 euro dhe ndalim të vozitjes në afat prej tre muaj.

“Njësiti rajonal i komunikacionit rrugor Gjilan në pikën e kontrolli të automjeteve në rrugën për Kamenicë, ka hasur në një kundërvajtës i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është pesëdhjetë (50) km/h duke vozitur me shpejtësinë njëqind e pesë (105) km/h.


Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej 300 euro, tri pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej tre muaj”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim bëhet e ditur se: “Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë Stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kujdestarë:192; 0385045047001. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”. /Telegrafi/